Kujdes pas marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, asociacioni është kërkesë e shantazhit për të bllokuar ecjen në finale të procesit për njohje

Kujdes pas marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, asociacioni është kërkesë e shantazhit për të bllokuar ecjen në finale të procesit për njohje
Kujdes pas marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, asociacioni është kërkesë e shantazhit për të bllokuar ecjen në finale të procesit për njohje

Arsim Aziri

  • 25 June 2022 - 16:59

Shkruan:ANALISTI- Arsim Aziri

Shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se BE- nuk do të imponon temat e dialogut, por Kosova dhe Serbia do të vendosin vetë se cilët janë elementët e saktë të normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre, prandaj nëse faktori ndërkombëtar nuk e imponon zgjidhjen, me kërkesë ultimative që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës pa kushte, atëherë loja serbe mundë të jetë e pa parashikueshme për të zvarritur dhe penguar lëvizjen drejtë finales dhe njohjes reciproke, duke insistuar në Asociacionin e Komunave Serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013, pa aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, gjë që është opsion i pa pranueshëm dhe i kundërshtueshëm nga i gjithë spektri politik i Kosovës, pozitë dhe opozitë, por edhe nga qytetarët, nga opinioni publik .

-Fakti që BE-ja ka vendosur për të ja vazhduar mandatin, edhe për 18 muaj shtesë përfaqësuesit të saj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, flet më së miri se sa larg janë palët për arritjen e shpejtë të një marrëveshje finale, pavarësisht që së fundi u akorduar dhe nënshkrua marrëveshja për energjinë. Derisa faktori ndërkombëtar po e thotë qartë që epilogu i dialogut duhet të jetë njohja e shtetit të pa varur të Kosovës, dhe këtë Serbia po e kundërshton, flet shumë për seriozitetin dhe ndërlikueshmërinë, të panjohurat që do ta përcjellin akoma këtë dialogun.

Republika e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme në vazhdimin e mëtejmë të dialogut me Serbinë, me cak për arritjen e marrëveshjes finale, sepse nënshkrimit të Marrëveshjes për Energjinë mundë të fillojnë destruksionet dhe kushtëzimet e reja të shtetit serb, për ta zvarritur procesin e mëtejmë për të arritur te finalja me njohje, e një ndër ato pengesa mundë të jetë insistimi për ta nxjerr në tavolinë rishtas Asociacionit, marrëveshje e cila realisht është e pa vlefshme pas interpretimit që i ka bërë Gjykata Kushtetuese dhe pikave të kontestuara nga kjo gjykatë. Shtetet e BE-së, dhe jo vetëm, kanë bërë thirrje të vazhdueshme që Kosova dhe Serbia të merren vesh sa më shpejt dhe të nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse ku në fund do të përfshihej edhe njohja reciproke mes dy shteteve, e pikërisht kjo kërkesa për njohje është ajo që po e bënë Serbinë të luaj me kartën e shantazhit dhe të kushtëzimit, duke e penguar procesin për të vazhduar përpara.

Këto thirrje janë rritur sidomos pas invazionit rus në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti. Mirëpo, takimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë shkuar mirë, dhe përplasjet e mospajtimet e kanë qenë të dukshme. Është pritje shumë reale që Serbia të “trimërohet” kinse ka arritur fitore pas pajtimit të palës kosovare lidhur me marrëveshjen për energjinë, dhe tani për të vazhduar tutje të vendos kusht të radhës në dialog, për arritjen e marrëveshjes finale, çështjen e Asociacionit, pika më e ndjeshme dhe më serioze e cila po nuk u trajtua me kujdes dhe me seriozitet, mundë ta vë në pikëpyetje jo vetëm funksionalitetin e shtetit të Kosovës, por edhe sovranitetin dhe sigurinë.

Shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se BE- nuk do të imponon temat e dialogut, por Kosova dhe Serbia do të vendosin vetë se cilët janë elementët e saktë të normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre, prandaj nëse faktori ndërkombëtar nuk e imponon zgjidhjen, me kërkesë ultimative që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës pa kushte, atëherë loja serbe mundë të jetë e pa parashikueshme për të zvarritur dhe penguar lëvizjen drejtë finales dhe njohjes reciproke, duke insistuar në Asociacionin e Komunave Serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013, pa aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, gjë që është opsion i pa pranueshëm dhe i kundërshtueshëm nga i gjithë spektri politik i Kosovës, pozitë dhe opozitë, por edhe nga qytetarët, nga opinioni publik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".