Kosova dhe Shqipëria nën ombrellën e mbrojtjes territoriale dhe të sigurisë nga aleanca e NATO-s

Kosova dhe Shqipëria  nën ombrellën e mbrojtjes territoriale dhe të sigurisë nga aleanca e NATO-s
Kosova dhe Shqipëria  nën ombrellën e mbrojtjes territoriale dhe të sigurisë nga aleanca e NATO-s

Muhamet Kelmendi

  • 18 July 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Shqipëria nuk ka Forca te Armatosura ajrore. Nuk ka sistem tankist dhe as ndonjë sistem raketor. I ka 76 mjete të blindura, 30 asete të anijeve dhe 10 mijë ushtar. Prej 19 helikopterëve, asnjë nuk është luftarak. Hynë kështu në radhën e shteteve që nuk mundë të sigurojë mbrojtjn e vendit.

-Shqipëria është në gjendje të rëndë. Që nga demokratizimi i vendit, viti 1989/90, u shkatërrua tërësisht sistemi i mbrojtjes së vendit. E tërë struktura e Forcave të Armatosura u dëmetua ashpër dhe u shitë për gjepat e pushtetarëve. Nga 120 miliardë euro që ishte vlera e tërë sistemit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke përfshirë pronën e paluajtshme, si dhe të armëve, pas vitit 1990, u shkatërrua. Pas vrasjes së njerëzve, si në Gërdec, shitjes së armëve në Bosnje e Hercegovinë, që iu shiten serbëve, iu shiten armë edhe Serbisë. Mendohet se ishin 15 minga 21 që iu shiten shtetit serb.

Mbeti Shqipëria pa Forca të Armatosura, tamam me forca të zjarrëfiksave. Sot shteti shqiptar e zë vendin e 114 të Forcës së Armatosur në botë. Vetëm Kosova nga Evropa, është në vendin 145. Pra, është më e dobët se Shqipëria. Pasi u shkatërrua tërësisht armata,shteti shqiptar, nuk arriti të armatoset. Nga buxheti i vendit, vetëm 1.5% shkon në ushtri ose afër 160 milionë euro. Për fat të mirë të shtetit shqiptar, në nitin 2009, u pranua Shqipëria në NATO. Nga ajo kohë fare, hiq fare nuk u armatos shteti shqiptar. Mbeti shumë keq. Shqipëria nuk ka Forca te Armatosura ajrore. Nuk ka sistem tankist dhe as ndonjë sistem raketor.

I ka 76 mjete të blindura, 30 asete të anijeve dhe 10 mijë ushtar. Prej 19 helikopterëve, asnjë nuk është luftarak. Hynë kështu në radhën e shteteve që nuk mundë të sigurojë mbrojtjn e vendit. Kushtet e tilla e bënë të dobët shtetin. Kështu iu dha baza ajrore e Kuqovës NATO-s. Iu ofrua Pasha Limani në Vlorë dhe një pjesë e limanit të Porto Romano në Durrës, që do të ndërtohen. Me përjashtim të bazes ajrore të Kuqovës, që e morri NATO dhe tash po rindërtohet, ende NATO nuk ka vendosur për Pasha Limanin në Vlorë dhe për pjesën e ofruar nga Tirana në Porto Romano në Durrës. Megjithatë, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka shumë rëndësi. Shqipëria nuk ka forca për të mbojtur veten. Nga jugu kërcënohet vazhdimisht nga Greqia. Ky shtet pretendon jugun e shtetit shqiptar për ta pushtuar. Ende është në fuqi Ligji i Luftës me Shqipërinë. Në gjendje më të rëndë është Kosova. Republika e Kosovës po rrezikohet vazhdimisht nga Serbia. Ky shtet është armatosur shumë. Ka forca ajrore dhe sisteme raketore moderne. është e aftë në artileri dhe në mjete sulmuese.

Për çdo ditë e kërcënon Kosovën me sulme ushtarake. E ka të sanksionuar në Kushtetutë pushtimin e Kosovës. Në këtë gjendje, nuk mbetet rrugë tjetër, veç që Kosova dhe Shqipëria të ruhen nga NATO. Në nenin 5 të Programit themelues të NATO-s, qëndron,"mbrojtja e çdo shteti, është detyrë e përbashkët e NATO-s". Këtej llogaritë shteti shqiptar. Dhe, besohet, duke u mbështetur në pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë, se NATO do të vendoset edhe në Porto Romano të Durrësit dhe në Pasha Liman të Vlorës. Rrugë tjetër me politikën aktuale të shtetit shqiptat nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".