Skandalet në Policinë e Kosovës, pasojë e kritereve joprofesionale të pranimit

Skandalet në Policinë e Kosovës, pasojë e kritereve joprofesionale të pranimit

Hajrullah Tërnava

  • 18 July 2022 - 07:31

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Një dukuri e deritashme e gabueshme që po ripërsëritet që nga paslufta e deri më tani, është se në Ministrin e Punëve të Brendshme asnjëherë në postin e Ministrit nuk është emëruar një person profesional që e njeh atë shërbim, përkundrazi në ato poste janë emëruar vetëm persona të ndëgjueshëm dhe që kurrë s'kan punuar në ato punë të sigurisë.

-Situata e pasluftës e imponuar që të fillohet me funkcionimin e institucioneve shtetërore, pikë së pari me policinë, po reflekton me pasoja dhe fefekte të shumëta e që për këtë lëmi nuk janë konsultuar fare njerëz të shkolluar profesional dhe të aftë që i ka pasur Kosova, të këtyre lëmive për qështje të sigurisë. Të tillët, në kohërat e vështira, nga vitet 1990-1999 kanë qenë të burgosur dhe të persekutuar, dhe në vitin 1995 ky grup i policëve është dënua me 416 vite burgosje, me epitetin si nacionalista dhe irredentista që ishin organizuar si Ministrija e PB-s e shtetit të Kosovës, dhe të cilët edhe gjatë luftës morën pjesë në çlirimin e Kosovës, e disa nga ta edhe u vranë, u plagosën dhe shumë të tjerë janë edhe veteran të luftës.

Sikur këta eprorë të atyre kohërave të konsulltoheshin dhe të ju lejoheshin që ata ti formojnë kriteret e pranimeve në policinë e Kosovës, sot nuk do të ishte kjo situatë që po mbretëron me policinë e Kosovës, edhe qe një numër i atyre eprorëve dhe policëve të shkolluar që kanë punua në policinë e Kosovës, më parë të atij sistemit të kaluar e që i përjetuan të gjitha vuajtejet si populli i tyre, dhe si çdo profesion tjetër që paslufte i vazhduan punët e tyre për ato punë që ishin të perfeksionuar, dhe disa edhe sot punojnë në policinë e Kosovës, të ishin konsulltuar dhe të ishin angazhuar në formimin e policisë ashtu si e kërkojnë ligjet e një shteti, dhe ashtu sikur që ishin të shkolluar dhe me përvoja të punës që i kishin, sot do të ishte një polici krejtë tjetër e avancuar dhe në hap me kohën të cilët ishin të shkolluar me katër vite, gjashtë vite, dhjetë vite Akademi policore, dhe tani situata e sigurisë do të ishte në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, dhe sikur tu aktivizohej Akademija e rregullt policore që ishte në Vushtrri, me shkollimet e kuadrave të policisë për tri-katër vite shkollimi në atë Akademi, sot do të ishte një situatë krejtë tjetër e nivelit të sukseseve të policisë.

Mjerisht pas lufte rrolin kryesor sikur në shumë institucione tjera shtetërore e luajshin rrahagjoksat që e kanë çlirua Kosovën, dhe ata emronin persona nga pikëpamjet e tyre personale e sidomos persona të njohur për ta, si familjar dhe të njohur për ta, e që do të punojnë për interesat e tyre, prandaj situata e tanishme mbas disa viteve po e dëshmon këtë që po ballafaqohemi me situata të tilla të kriminalizuara në polici, e që tani këta persona janë të shumtë dhe është tepër vështirë për ti spastruar nga gjithë ai numër që tani punojnë dhe marrin rroga, në po aq numër të madh që në polici janë rreth 9000 polic, sepse kriteret për pranimin në policin e pasluftës i diktuan “komandantët çlirimtar” prandaj tani e kemi këtë gjendje kështu sikur që po ballafaqohemi tani, që në policinë e Kosovës ka shumë të ligjshëm dhe profesional, dhe e kundërta, prandaj ky është një mision sfidues dhe shumë i vështirë i kësaj qeverije që krahas VEETTING-ut në sistemin e drejtësisë, të fillohet edhe me pastrimin dhe kthimin e disiplinës së plotë në radhët e policisë së Kosovës, institucion ky i sigurisë i cili ka kaluar faza të ndryshme të ndikimit politik që nga themelimi në ditët e para të pasluftës, e pasojet e këtyre ndikimeve nga grupet e interesit dhe krimpo politika po vërëhën që tani, me pasoja serioze për imazhin dhe besimin e qytetarëve, por edhe në dëm të zbatimit të ligjit.

Vetëm gjatë këtij viti raportohet se mbi 900 ankesa kanë dorëzuar qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës kundër sjelljeve provokative, agresive e të kundërligjshme, deri edhe për përfshirje në korrupcion, nga ana e zyrtarëve policor. Ky institucion vetëm gjatë këtij viti ka rekomanduar suspendimin e mbi 100 policëve, ndërkaq mbi 90 janë të arrestuar. Këto shifra alarmante janë të dhëna statistikore zyrtare të periudhës kohore prej 1 janarit deri në muajin korrik. Inspektorati Policor gjatë këtyre gjashtë muajve raportohet se ka zhvilluar edhe operacionin e gjerë të koduar me emrin “Pika 1” dhe “Pika 2”, ku mbi 70 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë arrestuar dhe suspenduar.

Numri i të suspenduarve në tërësi gjatë këtyre shtatë mujave kalon 118 zyrtarë, dhe mbi 90 zyrtarë që janë të arrestuar. është për tu habitur tani që grupe kriminale më së shumti zbulohen në polici dhe ndodhin burgosje të shpeshta, sikur sivjet para një muaji u burgosen rreth 50 polic, vjet në Mitrovicë rreth 60 polic, parvjet në Karaqevë të Kamenices u burgosen rreth 70 polic, prandaj situata e tillë në policinë e Kosovës është shqetësuese, por kur ta kemi parasysh se në polici punësohen familjar të ndryshëm, e që ndodhë edhe me dhjetëra familjar të një familje, nuk ndryshohet lehtë kjo situatë dhe vazhdohet me këto kritere, atëherë krimi në polici vështirë që do të evitohet.

Një dukuri e deritashme e gabueshme që po ripërsëritet që nga paslufta e deri më tani, është se në Ministrin e Punëve të Brendshme asnjëherë në postin e Ministrit nuk është emëruar një person profesional që e njeh atë shërbim, përkundrazi në ato poste janë emëruar vetëm persona të ndëgjueshëm dhe që kurrë s'kan punuar në ato punë të sigurisë. Profesionet e ministrave janë të ndryshme, por asesi njohës të qështjeve të sigurisë, gjë që nuk ndodhë në profesionet tjera si te Ministria e Mbrojtjes, e financave, e drejtësisë etje.

Prandaj sikur të emëroheshin njerëz profesionistë e me përvojë të atyre profesioneve adekuate në ato ministri ku do ti kryejnë punët e tyre të përditeshme, dhe sikur të emërohej personi adekuat me ato përgaditje të gjata ku edhe e ka kalue një kohë të tërë në atë profesion që ishte si njohës i atyre punëve të sigurisë, edhe punëtorët e asaj ministrije që e njohin të kaluarën e atij ministri që e ka ushtrue me sukses atë punë do të ishin më të përgjegjshëm e sukseshëm. Tani kemi diqka tjetër, nuk shkon në atë drejtim situata që e kemi tani në rastet kur ministri ska përgaditje adekuate të ati profesioni që është caktuar për ta udhëheq. Këtu nuk mundë të pritet që të arrihen suksese në atë profesion, sepse punëtoret e asaj ministrie tallen me ministra të tillë, që se njohin atë lëmi dhe nuk pritet që ajo ministri do ti avansoj me sukses qështjet e sigurise të asaj ministrije.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".