Tifoz të cekët dhe pjesëtar të OVL- s injorantë!

Tifoz të cekët dhe pjesëtar të OVL- s injorantë!
Tifoz të cekët dhe pjesëtar të OVL- s injorantë!

Fadil Maloku

  • 20 July 2022 - 16:12

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

 

Si ka mundësi që studentët ndërkombëtar nga Akademia Verore Ndërkombëtare e Prishtinës, të jenë privuar nga (një grup i tifozëve të Klubit të Futbollit “Drenica”, i quajtur “Shqiponjat e Zeza”, me pretendimet se në mesin e studentëve paska pas edhe serbë!?) vizita e Memorialit antologjik, ku familja Jasharaj, u bë kurban i vetëdijshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!?  Nëse, ky është "alibi" për "moslejim" atëherë tifozëve, po edhe ca pjesëtarëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nga Komuna e Skenderajt, u them troç; se sa miop që qenkeni! Po a e dini more të bekuar që këta 60 student, sikur vetëm nga një gjysmë fotoja ta bënin në mediet e tyre sociale, e ato foto të merrnin nga së paku 100 like(like; lexoje si informatë, e jo si pëlqim social) , i bie 3000 të tjerë do informoheshin për të vërtetën e ndodhur para 24 viteve!? Mendoni, Ju se mjafton që vetëm Prekazi, Drenica, Kosova, e shqiptaria duhet ta dinë dhe mbajnë në mendje kolektive,  masakrën e familjes së Jasharajve?! Mos po kujtoni që jeni "Ju pronarët ekskluziv" të sakrificës sublime të familjes Jasharaj!? Apo ndoshta, mendoni dhe gjykoni që këtë të vërtetë, nuk ka nevojë ta kuptojnë, ta mësojnë dhe ta memorizojnë të tjerët, qofshin ata edhe armiqtë tanë...!?  Sa naivë e injorantë që qenkeni dëshmuar!Po serbët, o mjeranë a e vërejtët se çfarë"drame" bënë  lidhur me moslejimin e Presidentit serb, për të vizituar "masakrën" e kroatëve (të ndodhur kinse para 70 viteve, hej!) ndaj serbëve në Jasenovac, të Kroacisë!? 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".