A ia vlen të "debatohet"kot për shami???

A ia vlen të
A ia vlen të

Agim Bajrami

  • 15 August 2022 - 08:29

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Projekti politik i  lidershipit kosovarë tashmë është i qartë...Kosovën dhe shqiptarët, angazhohën t'i shëndrrojn në 'identitetin arab' , e ndoshta, edhe shqiptarët , ti futin në luftë me Serbinë, dhe Kosova të zbrazët siq, është edhe projekti serb, 'Kosovën pa shqiptarë' ,këso mendime kanë qarkulluar edhe gjatë luftës tek disa politikan shqiptar të Shqipërisë...

Po, pse, a ia vlen debati,se a duhet të mbahet shamia nëpër institucione publike/shkolla???

 

Interpretim i  legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar...

 

Kushtetuta e Kosovës, e cila është hartuar në New York ,(por lavdet i merrnin eksponentët e politikës kosovare, pa shënuar asnjë gërmë, se edhe skan dije, dhe frymë pozitive përparimtare), përmes të cilës kushtetutë edhe është krijuar shteti i Kosovës,unë kam patur fatin të jam i kyçur me ekipin amerikan, qysh në idenë e hartimit të Kushtetutës.

Është Kushtetutë mjaft moderne, dhe më modernja e Kushtetutave në botë...

Kushtetuta në fuqi e Kosovës ,shtetin dhe shoqërinë kosovare e parashef si 'shoqëri sekulare' dhe me garantimin e të gjitha të drejtave ndërkombëtare...

Madje, Kushtetuta shkon edhe më tej në rregullimin jetës shoqërore, ku i vënë përparësi, në rast nevoje për zbatimin e standardeve ndërkombëtare, në raport me ligjet vendore , në rastet kur zgjidhja praktike, kërkon avancimin dhe sigurin e zgjidhjes së lartë të çështjes së shtruarë

ÇKA NËNKUPTON 'LIRIA INDIVIDUALE' APO QYTETARE...

Liria,përkufizohet si e drejt, e çdo individi, e rregulluar me ligjin vendor e ndërkombëtar,e drejtë e cila mundësohet në ushtrimin e saj nga individi,qytetarët apo grupi i qytetarëve,pa e cenuar lirinë ,dhe të drejtat e tjetrit, dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve...

Atëherë,me 'lejimin e bartjes së shamisë' nga fëmijët/nxënësit nëpër shkolla apo institucione tjera publike,a cenohet liria dhe te drejtat e tjerëve???

Të shtjellohet çështja si në vijim;

1.Lejimi i 'bartjes së shamisë' fillimisht nga nxënësit mbi moshën 16 vjeçare siq thotë kryeministri Kurti,është akt kundër kushtetues dhe kundër ligjor ngase, cenohet  'sekularizmi kushtetues' i Kosovës , ku sipas normave kushtetuese, të gjitha besimet fetare, janë të barabarta e të cilat me rregulla ligjore janë të garantuara të ushtrohen në jetën e tyre private, pa i cenuar bindjet dhe liritë e të tjerëve.

2.Se lejimi i bartjes së shamisë nga nxënësit nga mosha 16 vjeçare është e kundërligjshme, ngase fëmijët e kësaj moshe, në kuptim të ligjit përkatës, nuk e kanë aftësinë e plotë të veprimit, deri në arritjen e moshës 18 vjeçare, si limiti fillestar i pjekurisë,por pjekuria e plot e përgjegjësisë individuale arrihet nga mosha 21 vjeçare...

3.Lejimi i bartjes së shamisë ,

shoqëria kosovare, dal nga dal, largohet nga 'shoqëria laike' nga është e rregulluar dhe e garantuar me Kushtetutën e shtetit të Kosovës,dhe lejimi apo favorizimi i një  besimi tjetër fetar në rastin e tanishëm,të 'besimit islam',bënë përçarje dhe pa barazi  tek qytetarët e bindjeve dhe të besimeve tjera fetare...

4.Me lejimin e bartjes së shamisë,

shkatërron 'frymën e tolerancës kombëtare e fetare, që për shekuj kanë bashkëjetuar,janë zhvilluar,dhe janë mbrojtur, duke patur në brendinë e qenies së vetë kombëtare, tre religjionet; të krishtere katolik,krishter ortodoks,dhe të shumicës me besim islam nga mesjeta e këndej,dhe tani edhe te komuniteti shqiptar i besimit protestuan.

Dhe duhet kuptuar se, liria , nënkupton edhe respektin e bindjeve ndaj të tjerëve, të cilët e mbajnë qëndrimin ateist, apo bindje tjetër e besimeve tjera fetar, por gjithnjë në kuptim të pajtueshmëris së legjislacionit në fuqi...

DHE SI REFLEKTON POLITIKA NDAJ BARTJES SË SHAMISË?

1.Politika në Kosovë ,për ruajtjen e pushtetit apo ardhjen në pushtet,për ta, çdo kërkesë nga qytetarët ,kur konsiderohet , se ju sjellin vota ,është e mirëpritur dhe e realizueshme,edhe kur tilla kërkesa  janë  

kundërkushtetuese dhe kundër ligjore...

2.Lidershipi politik asnjëherë nuk ka reaguar edhe për shkuarjen e të rinjëve/rejave në frontet e lindjes së mesme, as për përhapjen e frymës së praktikimit të islamit ekstrem arab, dhe efektimit të këti lloji të praktikimit islam, me shfaqjen e përplasjes dhe të dhunës nëpër xhamit e Kosovës, me misionin (pragramin) e tyre, për të ndryshuar 'besimin tradicional musliman'  në Kosovë... 

3.Shteti i Kosovës dhe shoqëria kosovare ,në vazhdimësi,është raportuar nga bashkësia ndërkombëtare, se është e rrezikuar, nga brenda,me lidershipin politik manipulant, e kriminal, e të paaftë për qeverisje,me mungesën e sundimit të ligjit dhe demokracisë, dhe me prezencën nga elementet e skajshme të ekstremit islam...

4.Lidershipi politik ,për ti mbuluar fajet e veta dhe pa përgjegjësinë totale e paaftësinë e vetë ,problemet dhe rreziqet e shkatuara nga vetë ata, i adresojnë ,tek serbët kosovar, dhe  Serbia,madje edhe tek bashkësia ndërkombëtare???

Dhe tani, gjendja është ku është,Kosovën, po e pritin shumë rreziqe, të shkatuar nga lidershipi i tyre politik, dhe të përkrahur nga shumica e qytetarëve kosovarë???

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".