Zgjidhja e nyjës së dialogut me Serbinë, një asociacion të komunave me shumice shqiptare në Serbi

Zgjidhja e nyjës së dialogut me Serbinë, një asociacion të komunave me shumice shqiptare në Serbi
Zgjidhja e nyjës së dialogut me Serbinë, një asociacion të komunave me shumice shqiptare në Serbi

Blerim Burjani

  • 18 August 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Pra, e vetmja rrugë mbetet të arrihet marrëveshje edhe për komunat shqiptare në Luginë pastaj të hapen rrugët për ndonjë zbatim të kësaj marrëveshje për asociacionin e komunave me shumicë serbe por vetëm duke bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

-Sado që ka një presion të shtuar ndërkombëtar që nga takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel, situata e krijuar me zhvillimet e fundit, edhe për këtë takim lë për të dëshiruar, sepse gjasat janë të vogla. Kurti nuk e pranon të ketë marrëveshje me Serbinë pa ndonjë reciprocitet me komunat në Serbi. Pra nuk duhet të merremi me këtë asociacion të kotë që humb Kosova por fiton Serbia. Pra nuk ka nevojë fare të merremi me këtë asociacionin tillë sikur që është i përshkruar. Presioni po bëhet tërë kohen por se deri tash nuk ka pasur ndonjë rezultat.

Nëse kushtëzohet asociacioni me marrëveshje të përgjithshme është tjetër çështje, por kështu si shkohet dalëngadalë vetëm Kosova do të humbë dhe nuk shkon çështja duke u zgjidhur pa fituar edhe Kosova. Pra, e vetmja rrugë mbetet të arrihet marrëveshje edhe për komunat shqiptare në Luginë pastaj të hapen rrugët për ndonjë zbatim të kësaj marrëveshje për asociacionin e komunave me shumicë serbe por vetëm duke bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".