Forca e NATO-s në funksion të dialogut, presion ndaj Serbisë për ruajtjen e paqes dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës

Forca e NATO-s në funksion të dialogut, presion ndaj Serbisë për ruajtjen e paqes dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 17 August 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Nga bisedimet e stërzgjatura qe po ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës, qe sa vite qe nga paslufta e deri me tani, e qe nuk është arritur asnjë përparim i suksesshëm deri te njohjet reciproke, tani është momenti dhe mundësia qe te shfrytëzohet kjo situate e krijuar mes luftës se Rusisë dhe Ukrainës, qe e ter bota demokratike ne krye me Amerikën është rreshtuar ne përkrahjen e Ukrainës e qe e vetmja qe i del ne përkrahje Rusisë është Serbia, dhe tani është momenti qe ne mënyrën ma te ashpër te imponohet Serbisë qe ne bisedimet e radhës ta njeh pavarësi e Kosovës si te vetmin kusht qe e kërkon tani edhe NATO si forca e aleancës perëndimore.

Forca dhe vendosmëria e NATO-s karshi Kosovës u tregua efikase në vitin 1999 kur me sulmet e saja u çlirua Kosova, prandaj edhe tani do të ishte një angazhim serioz, “kërcënim” ndaj Serbisë, një mision tjetër i suksesshëm sikur të ketë ndërhyrja indirektë të NATO-s, në procesin e dialogut, duke përçuar mesazhet e qarta mes krerëve të acaruara të shtetit të Kosovës dhe atyre të Serbisë, Kurti e Vuçiq. Pra , misioni i NATO-s në këto zhvillime do të ishte vendimtar për uljen e tensioneve dhe gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët, të cilat janë konfrontuar ashpër pas fillimit të reciprocitetit për dokumente udhëtimi në fillim të këtij muaji, dhe detyrimin e qytetarëve të komunitetit serb për ndërrim tabelash, nga ato ilegale të tabelat legale dhe zyrtare që i lëshojnë institucionet e shtetit të Kosovës. Tani më është konfirmuar zyrtarisht se një ditë para se t’i pres në Bruksel, krye diplomati evropian Josep Borell, Kurtin e Vuçiqin do t’i takojë Sekretari i NATO-s, Stoltenberg.

Njoftimi është bërë publik nga vetë selia e NATO-s sipas së cilës nga takimet me të dy përfaqësuesit e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, do të ketë edhe konferenca të përbashkëta për shtyp në të cilat do të zbardhen arsyet, detajet, dhe mesazhet që do të marrin nga NATO Kryeministri i Kosovës Kurti dhe Presidenti Serb Vuçiq. Një bisedë e Stolltenbergut me dy përfaqësuesit e këtyre dy shteteve, do të duhej të kontribuonte që palët ti kenë ma të qarta rrugët e tyre drejt paqes dhe rrugëtimit të tyre drejt integrimit në BE, si mesazh i drejt dhe i suksesshëm, sepse Serbia i ka të qarta ato intervenimet e viteve 1999 nga ana e NATO-se, dhe një bisede me dy përfaqësuesit e dy shteteve do të ishte e preferuar për bisedime të suksesshme në këto takime të fundit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".