Pa kompromise në dialog, vetëm njohja e shtetit të pavarur duhet të jetë bazë e dialogimit

Pa kompromise në dialog, vetëm njohja e shtetit të pavarur duhet të jetë bazë e dialogimit
Pa kompromise në dialog, vetëm njohja e shtetit të pavarur duhet të jetë bazë e dialogimit

Muhamet Kelmendi

  • 19 August 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Është shumë e dëshiruar që mbi bazën e parimit të reciprocitetit, të futet në rendin e ditës, kur kërkohet asociacioni serb në Kosovë, edhe asociacioni shqiptar në Luginën e Preshevës. Kjo e ndal shtetin serb në aksion dhe ndikon pozitivisht në çështjen e dialogimit. Shkurt dhe qartë: Dialogimi për asnjë temë para njohjes reciproke nuk duhet bëhet. Me njohjen e statusit të shtetit krijohen kushtet për dialogim për çështjet tjera politike por edhe teknike, duke u mbështetur në parimin bazik për marrëdhënie bilaterale me Serbinë. Rrugë tjetër nuk ka.

-Në raport me shtetin serb kemi aktualisht një paqartësi të madhe nga Qeveria Kurti. Qëndrimet e z.Kurti janë jo të qarta dhe të mbështjella në parim dhe në renditje të zgjidhjes së temave që do të futen në dialogim me kriminelët e Beogradit. Nga koha kur ishte në opozitë, e deri tash në pozite, kemi një ndryshim në qëndrime të përmasave të mëdha. Kjo ka bërë që z.Haradinaj ta kundërshton dialigun dhe të kërkoj qartësi politike nga z.Kurti.

Duket se për LDK-në dhe për PDK-në nuk ka rëndësi renditja. Për ta është me rëndësi dialogimi i filluar nga z. Thaçi dhe i vazhduar edhe nga z.Mustafa. Atëherë, në opozite, thuhej nga z.Kurti se nuk ka çka të dialogohet me shtetin serb. Nga kjo pozitë qeveritare, brenda periudhës sa gjendet z.Kurti në pushtet, kemi gjithashtu dallime të thella në qëndrime. Thuhej njohje reciproke e statusit të shtetit, ndërsa tash i ka futur temat teknike në dialogim. Kjo ia shtoi jetën Serbisë dhe kështu po krijohen kushtet që mos të ketë njohje reciprokë të shteteve. Thoshte, z. Kurti se, njohja reciproke është bazë e dialogimit.

Tash kemi tërheqje. Në renditje po futen gradualisht temat teknike, para njohjes së shtetit, para dhënies së dëmshpërblimit, para gjetjes së 1600 shqiptarëve të masakruar, e që u barten në Serbi etj. As përgjegjësi penale nuk ka dhënë shteti serb për masakrat, terrorin dhe gjenocidin e bërë. Krimineli Vuçiq kurrë nuk kërkoi dhe nuk kërkon falje ndaj shqiptarëve të masakruar, djegur e përdhunuar, në emër të shtetit dhe të kombit serb.

Për kriminelin Vuçiq dhuna dhe terrori i bërë, gjenocidi serb mbi shqiptarët ishte i drejtë. Kështu u futen temat teknike në dialogim. Këto tema teknike janë objekt i dialogimit. Mirëpo, para kësaj, duhet të bëhet njohja reciproke e statusit të shtetit, kuptohet për dy shtetet tashmë të pavarura, përkatësisht të Kosovës dhe të Serbisë. Është shumë e dëshiruar që mbi bazën e parimit të reciprocitetit, të futet në rendin e ditës, kur kërkohet asociacioni serb në Kosovë, edhe asociacioni shqiptar në Luginën e Preshevës. Kjo e ndal shtetin serb në aksion dhe ndikon pozitivisht në çështjen e dialogimit. Shkurt dhe qartë: Dialogimi për asnjë temë para njohjes reciproke nuk duhet bëhet. Me njohjen e statusit të shtetit krijohen kushtet për dialogim për çështjet tjera politike por edhe teknike, duke u mbështetur në parimin bazik për marrëdhënie bilaterale me Serbinë. Rrugë tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".