Marrëveshje reciproke me Serbinë edhe për Asociacioni serb në Kosovë dhe asociacion shqiptar në Luginë

Marrëveshje reciproke me Serbinë edhe për Asociacioni serb në Kosovë dhe asociacion shqiptar në Luginë
Marrëveshje reciproke me Serbinë edhe për Asociacioni serb në Kosovë dhe asociacion shqiptar në Luginë

Muhamet Kelmendi

  • 30 August 2022 - 00:32

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
 
Me një asociacion për komunat serbe dhe me reciprocitet edhe për komunat shqiptare bëhet barazimi dhe çështja fiton në peshë. Kosova nuk duhet të vepron njëanshmërisht. Pa reciprocitet kurrsesi nuk duhet pranuar Asociacionin. Në dy vende ka minoritet dhe kështu kanë karakter ndërkombëtar. Të dy minoritetet janë të barabarta dhe për të dy minoritetet kërkohet zgjidhje e njëjtë juridiko-politike.

638794
 
-Në kuadër të marrëveshjes së tashme, që është thjeshtë marrëveshje e vitit 2011, që Kosova nuk e ka ekzekutuar, në qendër qëndron Asociacioni i komunave serbe në Kosovë. Z.Eskobar dhe z Blinken e kanë theksuar disa herë që edhe marrëveshja e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë domosdo kërkohet të ekzekutohet. Në këtë kuadër është thënë: " SHBA-të janë për Marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe, por kurrsesi me pushtet ekzekutiv, që kështu mos të jetë një Republikë tjetër serbe, si në Bosnje e Hercegovinë". Ne duam një zgjidhje evropiane për çështjen e minoritetit, si në vendet tjera evropiane, e kjo nuk e rrezikon shteti unitar dy shkalles të Kosovës". Këtu është edhe baza e tërë çështjes. Prishtina kërkohet që në mënyrë reciproke të vepron. E kjo dmth që e njëjta zgjidhje për minoritetin serb në Kosovë të vlen edhe për minoritetin shqiptar në Serbi. Me këtë paralizohet ndikimi serb për ndonjë asociacion me karakter ekzekutiv dhe natyrisht se është fakt i rëndësishëm në raport me ndërkombëtarët, përkatësisht me SHBA-të, për çështjen e të drejtave të minoriteteve në Evropë. Me një asociacion për komunat serbe dhe me reciprocitet edhe për komunat shqiptare bëhet barazimi dhe çështja fiton në peshë. Kosova nuk duhet të vepron njëanshmërisht. Pa reciprocitet kurrsesi nuk duhet pranuar Asociacionin. Në dy vende ka minoritet dhe kështu kanë karakter ndërkombëtar. Të dy minoritetet janë të barabarta dhe për të dy minoritetet kërkohet zgjidhje e njëjtë juridiko-politike. Dhe, në kuadër të Asociacionit, është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Me atë verdikt humbin shumë elemente ekzekutive të asociacionit, kuptohet si të marrëveshjes të vitit 2013, ashtu edhe të vitit 2015. E kemi një trashëgim të rëndë nga Qeveria Thaçi dhe Mustafa.

Ata i nënshkruan aktet shumë armiqësore dhe vdekjeprurëse për Republikën. Por, e kemi edhe një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, që këto dy marrëveshje i ka kufizuar dhe bërë në shumë pika të pavlershme juridikisht. Mbi këtë verdikt duhet të punoj Qeveria e Kosovës. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, fortë të mbështetet në parimin e reciprocitetit midis shteteve. Këto dy baza i japin forcë Kosovës. Të dyja janë fakte dhe parime që askush nuk mund t'i kundërshtoj, kuptohet përveç shtetit serb. Por, kjo nuk e detyron z Eskobar dhe SHBA-të për të vepruar në ndërmjetësim, kur ka fakte dhe parime reciproke. Këtu dëmi është i madh nga BE. Në emër të unionit, po veprojnë dy politikan që shtetet e tyre nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Z.Borel vjen nga Spanja dhe z. Lajqak nga Sllovakia. Asnjëri nuk e ka njohur Kosovën në  shtet. Kjo po e bënë të vështirë që BE të nxjerrje qëndrimi të drejta. Këtej nuk kuptohet gjithashtu se pse z Borel dhe z.Lajqak, të shteteve që nuk e kanë njohur Shtetin e Kosovës, të ndërmjetësojnë midis Kosovës dhe Serbisë?

Është e rëndë. Megjithatë, me vullnet dhe me qëndrueshmëri, pa e shkelur për asnjë moment sovranitetin e shtetit të Kosovës, mund të zgjidhet në mënyrë reciproke organizmi i asociacionit shqiptar dhe serb, me shtetin serb. Kosova është shtet. E kanë njohur mbi 100 shtete. Nuk ka pse ta dëmton shtetin e vetë. Kosova nuk duhet të pranon asociacion serb me elemente të shtetit. Dhe, njëjtë, kërkohet të vepron në raport me shtetin serb edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Kjo është ligjore.
 
 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".