Rufeja godet shtëpinë në Kumanovë!

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 21:01
Rufeja godet shtëpinë në Kumanovë!

Zhvilime të fuqishme pati sot dhe ende ka në shumë vise të Republikës së Kosovës, në disa vise të Shqipërisë dhe po ashtu në shumë vise të Maqedonisë së Veriut.

Vende-vende pati rrebeshe mjaft të fuqishme, breshër dhe po ashtu edhe vërshime të shpejta për shkak të rrebesheve intensive në disa rajone.

Edhe shkarkesat atmosferike sot ishin mjaft aktive në tërë territoret tona, ndërsa në Sopot të Kumanovës rrufeja goditi një shtëpi dhe pamjet janë xhiruar nga lexues i MeteoBallkan.

Nuk ka njoftime për ndonjë lëndim ose dëme materiale.

(Kosova Sot Online)