Presioni i shtuar ndërkombëtar për dialogun me Serbinë për një marrëveshje të përkohshme kalimtare

Presioni i shtuar ndërkombëtar për dialogun me Serbinë për një marrëveshje të përkohshme kalimtare
Presioni i shtuar ndërkombëtar për dialogun me Serbinë për një marrëveshje të përkohshme kalimtare

Blerim Burjani

  • 10 September 2022 - 13:04

Shkruan: ANALISTI–Blerim Burjani

Kushtëzimi ndërkombëtar mund të sjell një marrëveshje jo përfundimtare Kosovë-Serbi, por që në mas të madh plotëson kërkesat për fqinjësi të mirë siç e kërkon Marrëveshja e Kopenhages. Pra disa garanci të mëdha mund ti plotësoj një marrëveshje në mes dy shteteve që oforn po ashtu hapjen e rrugës ndaj Serbisë për në BE.

-Kosova do të zvarritet edhe një kohë më të gjatë drejtë rrugës së lodhshme për në BE, sepse Kosova është me përplot probleme të zhvillimit të demokracisë , barazi para ligjit në disa fusha si në vijim: problemet me ekonomin e lirë dhe ligjet e tregut , mos zbatimi konsekuent i parimeve të tregut, mos efikasiteti i krijimit të një arsimi kompaktibil me zhvillimin ekonomik të shtetit, universitet publike me performancë jashtëzakonisht të dobët , me kualitet të dobët të mësimdhënies dhe mësim nxënies , mos zbatimi i ndaljes së plagjiaturave të mëdha në UP dhe universitet tjera publike, analfabetizmi politik ,kuvendet me perfomancë të dobët , njerëz jo kompetent, njerëz nga kategori sociale me u marr me kuvendin është konstatim se Kosova ka një vetëdijesim të dobët demokratik.

Pra s’ka përparim fare veç duke shkuar edhe më keq, duke fillua nga një kryetar i cili kurrë nuk kishte ndonjë punë tjetër për kryetar kuvendit , për të vazhduar me përplot njerëz të dobët në parlament, pa edukim normal në një sistem të edukuar. Me ministra të dobët skajshëm, m probleme të mëdha edukimi dhe profesionalizmi dhe zgjidhjeve që nuk ofrojnë për qytetarët. Krejt kjo quhet qeverisje e dobët demokratike.

Parimi i demokracisë pra është i luhatshëm shumë ,jo stabil dhe larg realitet të BE-së. Pra ne e kemi vështirë me këtë vetëdije me na besua dikush se Kosova ka përparim të demokracisë. Letrat apo ligjet janë aty, por zbatimi i tyre është i dobët. Vetëdija zbatuese e ligjit është problematike. Më një Gjykatë Kushtetuese me njerëz që nuk kanë punuar as nëpër sportele administrativ, njerëz larg edukimit kushtetues dhe ligjor, me njerëz që kanë punuar nëpër prokurim , një gjykatë tejet e dobët e që në thelb mbron vetën duke ikur nga publiku , me një Gjykatë Kushtetuese ku njerëzit nuk kanë ditur të shkruajnë as ese e as tregim të thjeshtë e lëre më për tu kujdesur për kushtetutshmëri dhe ligjshmëri.

Më pastaj pengesë serioze është vetë politika që tenton të kontrolloj drejtësinë, parimet e punësimit jo të drejtë. Mos të shkojmë më tutje por të ndalemi e analizojmë skandalin ku, vetëm për Gjykatë Kushtetuese qe tri herë dështon konkursi. Pra po dërgohen emrat e njëjtë në Kuvend dhe po dështojnë , dhe me këtë vetëm po bëjnë hajgare, me njerëzit profesional që kanë konkurruar më herët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".