Prokurorët e gjyqtarët e thyen betimin në Kushtetutë, për interesin e xhepit të tyre filluan bashkëjetesën me krimin!

Prokurorët e gjyqtarët e thyen betimin në Kushtetutë, për interesin e xhepit të tyre filluan bashkëjetesën me krimin!
Prokurorët e gjyqtarët e thyen betimin në Kushtetutë, për interesin e xhepit të tyre filluan bashkëjetesën me krimin!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 10 September 2022 - 09:12

Shkruan: ANALISTI – Reshat Badallaj

Lidhja e Prokurorisë me krimin s´do mend se ka të bëjë me faktin se në këtë dikastere ka ndikuar politika, prandaj lëndët i ka mbuluar pluhuri nëpër rafte. Kur e them këtë kurrë nuk e besoj se ka pasur numër jo të mjaftueshëm të prokurorëve. Mos zgjidhja e lëndëve përpos që nuk kanë pasur interes ta kryejnë punën për të cilën e kanë dhënë betimin, këta shumica prej tyre kanë qenë nën thundrën e majave të politikës, duke harruar se këta jetojnë me tatimet tona që i thithin.

Dështimi në sistemin e drejtësisë për dy dekada, përveç lidhjes me krimin, ka për pasojë edhe nepotizmin e lidhjet familjare. Kjo po ashtu, ka të bëjë edhe me atë që duhet kontrolluar edhe si kanë qenë punësimet në këtë dikaster, me boxhenak e boxhenakesha, me nipër e daja dhe lloj-lloj maskarallëqesh, sepse kjo ka të bëjë me një regres të paparë.

Natyrisht se kjo ka të bëj edhe me guximin e tyre, që nuk kanë guxuar të ballafaqohen me krimin e organizuar të nëntokës kriminale që janë nga majat e shtetit, përndryshe do të ishte më mirë. Por, duke e parë se nuk ka kush t´i kontrolloj, sepse edhe ndikimi i tyre që të mos zgjidhet kjo lëndë ata vetëm e kanë marr rrogën duke dëmtuar edhe buxhetin e shtetit,por më besoni se kjo së shpejti do të dal në drite dhe do të zbulohet zinxhiri i mafies dhe i bandave kriminale të nëntokës.

Nga kjo dallon Gjykata e Apelit, e në këtë drejtim edhe qëndron më mirë se këtë që e theksova më lartë, mirëpo, do të ishte mire sa më parë të futet VETTING-u për të hedhur në sitë e në shoshë dhe do të pastrohet ky dikaster njëherë e mirë dhe aty pastaj do të shihet se kush ka ndikuar në punën e tyre që do të del se pikërisht këta kanë bërë vepër penale duke e vjedhur buxhetin shtetëror dhe mu për këtë shumë nga këta do të shkojnë në burg, për vjedhje të buxhetit, dhe betimin që e kanë dhënë sipas Kushtetutës se Kosovës.

Prandaj, këta me që janë të lidhur me kapot e bandave politike nuk kanë pasur frikë se do i kontrollon dikush dhe se shtetin e drejtonin kryekapot e bandave të politikës të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale. Po filloj shoshitja e këtyre një nga një , atëherë do shihni se çka do të del dhe nuk do të pinë ujë arsyetimet e tyre që i kanë në xhep, kinse ka pasur mungesë të personelit, dhe si e shpjegon njeriu normal punën e z. Blerim Isufajt, kur nuk nxjerr fare aktvendim për zhvillimin e hetimeve, a është kjo fshehje e veprës, a ka marr ryshfet apo i´a ka futu shkelmin në qafë dikush nga kryebanditët e bandave të politikës këtu ka të ngjarë se është diçka që nuk mundë të arsyetohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".