Propozimi i një kornize të re për bisedimet në Bruksel të merret seriozisht nga spektri politik i Kosovës

Propozimi i një kornize të re për bisedimet në Bruksel të merret seriozisht nga spektri politik i Kosovës

Gani Qarri

  • 16 September 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Propozimi për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel, në thelb siç u theksua edhe përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme evropiane, kanë mbështetjen e SHBA-së dhe besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja, ndaj është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme.

-Pas përcjelljes së propozimit për kornizë të re, të bisedimeve drejtë arritjes së përshpejtuar të marrëveshjes për zgjidhje përfundimtare, Vuçiq ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për ta informuar dhe komunikuar propozimin e ri, i cili duhet të dërgojë në zgjidhjen përfundimtare të “problemit! Madje pas qëndrimit njëditor në Kosovë dhe Serbi, të emisarit evropian Miroslav Lajçak i shoqëruar nga dy këshilltarët, ai gjerman dhe francez, Jenns Plettner e Emmanuel Beaune, u tha se të dy palëve u është komunikuar, propozimi i një kornizë të re të bisedimeve, që shpie në zgjidhjen përfundimtare të problemeve Kosovë-Serbi.

Prandaj edhe klasa politike e Kosovës, përfundimisht duhet ti lë zënkat dhe kuptojë peshën e momentit historik në të cilin gjendet shteti Kosovës, për tu unifikuar e bashkëpunuar në procesin e intensifikimit të dialogut me Serbinë dhe arritur në marrëveshje të shpejtë finale. Një normalizim përfundimtar të raporteve mes dy vendeve, proces ky i cili po nxitohet të imponohet për zgjidhje më të shpejtë nga ana e faktorit ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, për shkak të situatës që mundë të ndikohet nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

Propozimi për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel, në thelb siç u theksua edhe përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme evropiane, kanë mbështetjen e SHBA-së dhe besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja, ndaj është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme. Fuqitë e mëdha perëndimore, duan ta zgjidhin problemin sepse ka luftë në Evropë, ndoshta ne në Serbi nuk e kuptojmë këtë, tha Vuçiq, por Evropa dëshiron të mbrohet dhe në përputhje me atë zgjidhje të mundshme, ata do të shmangnin mundësinë për një luftë të re në rajon siç thanë në takim.

Pra tanimë është momenti vendimtar që edhe partitë shqiptare ti lënë anash shantazhet dhe ndërskamcat politike kundër Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë nisur që nga fillimi i mandatit dhe nga Kuvendi i Kosovës, të thirret një seancë e veçantë, që të qartësohet platforma nacionale shtetërore e vazhdimit të dialogut sipas propozimit të kornizës se re të prezantuar, më detaje ende të pa zbardhura, për të cilën duhet të ketë një qëndrim të koordinuar politik, me linjat e kuqe, të cilat nuk guxojnë të tejkalohen dhe as nuk mund të ketë kompromis e lëshim ndaj presionit eventual që mundë të vije nga zhvillimet më të reja aktuale, në dialog.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".