Ky është kulmi i tradhtisë nga sindikalistët me mbështetje të opozitës kundër qeverisë

Ky është kulmi i tradhtisë nga sindikalistët me mbështetje të opozitës kundër qeverisë
Ky është kulmi i tradhtisë nga sindikalistët me mbështetje të opozitës kundër qeverisë

Dr. Hysni Aliu

  • 15 September 2022 - 07:50

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Në kohën kur edhe BE edhe SHBA po kërkojnë me ngulm, që të zgjidhet çështja e Kosovës, dhe po i bëjnë presion Serbisë, duke e vu në pozitë merre ose lëre, opozita e Kosovës, ka drejtuar forcën dhe tërë energjinë e vetë, në përmbysjen e vullnetit të popullit dhe qeverisë Kurti.

-Derisa mbarë bota demokratike po kalon nëpër një fazë më sfiduese të mundshme pas luftës së dytë botërore, në disa vende siç është Kosova, individ e grupe të caktuara, duke parë që po ju dridhen themelet, po bëjnë një luftë të madhe për ta penguar fitoren e demokracisë dhe lirisë. Kosova ashtu si, mbar bota, kaloi një fazë të vështirë me virusin korona, ku shumë njerëz humbën jetën ekonomike dhe ranë për toke, u ngritën çmimet e erdhi kriza energjike, erdhi lufta në Ukrainë dhe sulmet kibernetike, përkundër të gjitha këtyre qeveria e Kosovës, e mbajti shtetin stabil, ju duel krah tërë shoqërisë kosovare duke ju ofruar paketa ndihmash që arrijnë shumën e përgjithshme miliardësh, por siç po duket kjo nuk po i konvenon dikujt.

Përkundër krizës Kosova filloj me shtesat e fëmijëve, pagesat për lehonat, ngriti pensionet, ndihmat sociale, aprovoi paketën për kursimin e rrymës, hoqi pagesat e studentëve dhe u dha atyre përkrahje financiare, ndali krimin në veri deri në minimum, vendosi bazat policore atje, me një aftësi brilante në negociata, të kombinuar me veprimet në teren e detyroj serbin që ti pranoj letërnjoftimet e Kosovës dhe mos të lëshoj më dokumente për zhvlerësimin e dokumenteve të shtetit të Kosovës, çmontoi shumë banda kriminele në Kosovë, shtoi ndihmat për bujqit, qoi përpara ligjin për Vettingun në drejtësi, hapi gjykatën komerciale e shumë e shumë gjëra tjera që s’mund ti përfshij në këtë shkrim, gjëra që e kthyen dinjitetin e shtetit dhe të këtij populli.

Vlen të theksohet që edhe kundërshtari më i madh i Albin Kurtit, ish i deleguari amerikan për dialogun Kosovë Serbi Richard Grenell, e pranoj që z. Albin Kurti është një negociues i aftë, dhe siç duket edhe ai u befasua me taktikën e tij dialoguese, e cila e detyroj Serbinë të lëvizë nga vendi ku me dekada ishte bunkerizuar. Në kohën kur edhe BE edhe SHBA po kërkojnë me ngulm, që të zgjidhet çështja e Kosovës, dhe po i bëjnë presion Serbisë, duke e vu në pozitë merre ose lëre, opozita e Kosovës, ka drejtuar forcën dhe tërë energjinë e vetë, në përmbysjen e vullnetit të popullit dhe qeverisë Kurti.

Opozita e Kosovës si shërbëtor të vetë, ashtu si gjithherë po i përdorin shërbyesit civil, veçse atëherë i përdornin për vota duke e blerë me një bark bukë e tani po i përdorin për greva dhe shantazh ndaj qeverisë. Këta njerëz, që unë i kam quajtur LYPSAR, që po udhëheqin sindikatat për ti bërë shantazh qeverisë, po i shërbejnë me vetëdije Serbisë. Momenti, mënyra dhe kushtet që kanë vendosë tregojnë që aspektin shtetërorë e kombëtar këta individ, edhe ata që po i përdorin, nuk po e vendosin në rend të parë, përkundrazi, po bëjnë sulm të drejtpërdrejtë në institucione të vendit duke u radhitur në të njëjtën linjë me sulmuesit kibernetik nga lindja.

Unë besoj shumë që këta krye sindikalistët janë të shantazhuar nga ish pushtetarët, pikërisht me dosjet e tyre të cilat ju rrinë si shpata mbi qafë, bënë kështu ose ti zbuloj gjërat që ke bërë. Kështu pata thënë për z. Isa Mustafa, se është i shantazhuar, e të shantazhuar ishin edhe ish pushtetarët që deshën ta copëtonin Kosovën, duke u thirrur në momentumin që ofronte ish presidenti i SHBA-së, i cili tani po hulumtohet nga FBI. Me këtë po dua të them, që pa marr parasysh se kush je dhe çfarë je, nëse veprat i ke të atilla që shkojnë kundër interesit të shtetit, natyrisht që nga një logjikë e shëndoshë do të gjykohesh si kundërshtar i shtetit e bashkëpunëtor i krimit apo edhe në rastin më të keq, i armikut. Andaj ju krye sindikalistë, në vend që të viktimizoheni, gjykoni vetë veprimet e juaja se a janë në kohën e duhur dhe a i shërbejnë zgjidhjes së shpejtë të problemit Kosovë Serbi.

Kërkesa e krye sindikalistit të arsimit për kryeministrin, që ti ndihmoj si vëlla, e analizuar nga aspekti njerëzor, tregon që ai njeri është në hall të madh, është i shantazhuar, dhe kundër dëshirës së tij është duke udhëhequr procese antishtetërore e anti perëndimore. Edhe mësimdhënësit duhet të jen në shumicë të shantazhuar e kërcënuar nga rrjeti i njerëzve të opozitës, përndryshe nuk mund të kuptohet heshtja e tyre, në kohën ku kjo qeveri po i ngrit pagat e tyre për 20 % dhe po ju ndanë paketa përkrahje për tërë familjen. Në Finlandë, pas grevave të shumta të teknikëve medicinal , që filluan ta rrezikonin mirëqenien e qytetareve, shteti ka projektuar një projektligj i cili në një formë ose tjetër i detyron punëtorët shëndetësorë ti përmbushin kërkesat minimale për ndihmë shëndetësore ndaj individëve ose ata zëvendësohen me punëtorë të tjerë.

Unë besoj që mbajtja larg bankave shkollore të nxënësve është një sulm ndaj shtetit, dhe mund të krahasohet me sulmet kibernetike të Iranit, mundë të konsiderohet edhe si shkelje e ligjit sepse nxënësit kanë të drejtën në shërbime arsimore, mungesa e arsimimit është një shërbim për krimin e organizuar e madje edhe shërbim për terrorizmin në botë. Unë besoj, që nëse kjo grevë vazhdon, prindërit duhet të ngrisin kallëzim penal ndaj udhëheqësve të grevës. Qeveria duhet të ofroj siguri për mësimdhënësit e kërcënuar dhe të angazhoj si mësimdhënës individët e pa punë që kanë fakultetin adekuat të përfunduar, kjo si një zgjidhje kalimtare derisa shantazhuesit ta kuptojnë që ashtu siç nuk po mundë të shantazhoj Serbia, e Rusia ashtu s’do të mundë të shantazhon as opozita me sindikatat.

Edhe mësimdhënësit e kërcënuar nga sindikatat apo kolegët duhet të lajmërojnë rastin në polici. Qeveria, tani e tutje, duhet të takohet me krye sindikalistët vetëm në seanca publike, pra sikurse që mbahen komisionet parlamentare dhe transmetohen drejtpërdrejtë nga televizionet. Kjo do të jua zbulonte fytyrën e vërtetë krye sindikalistëve, që po e trajtojnë shtetin si pazar rrobash, jo 20 e po 17 , jo 100 e as 50 po në gjysmë, pra 75 euro.

Pra po sillen si në pazar të shtazëve a të kerreve. A ka më mjerim se kjo. Jo na i ke ofrua 50 e po ato si numërojmë se je marr vesh me neve paraprakisht, sjellje e një fëmije idhnak që ja duhet me ja ba qefin ja ta rrotullon shtëpinë. Ramja e qeverisë Kurti, do të ishte sulmi më i madh kundër sigurisë dhe demokracisë në Ballkan, dhe fitorja më e madhe për Serbinë dhe Rusinë .

Do të ishte përmbysje e planeve të perëndimit për një zgjidhje të shpejtë për Kosovën. Kjo zgjidhje nuk i përshtatet Serbisë e Rusisë dhe përkrahësve të tyre në Kosovë. Opozita duhet ta dinë që nuk do mundë të fshihet pas sindikatave kur të vjen koha e zgjedhjeve, por populli do i dënon. Populli do ti dënon shantazhuesit e shtetit me votën e vetë edhe me keqe sesa që e dënoj qeverinë e atëhershme në krye me LDK-në.

Populli është një disk memorie që nuk shlyhet as nga sulmet kibernetike e as nga koha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".