Ne duhet t'i tregojmë të gjithë botës ''se kush jemi ne, sepse kështu duhet të ruajmë kombin

Ne duhet t'i tregojmë të gjithë botës ''se kush jemi ne,  sepse kështu duhet  të ruajmë kombin
Ne duhet t'i tregojmë të gjithë botës ''se kush jemi ne,  sepse kështu duhet  të ruajmë kombin

Ragip Guraziu

  • 20 October 2022 - 12:38

Shkruan: Ragip Guraziu

Ende e gjithë bota nuk po e kuptonë se sa shekujt kombi shqiptarë ka vujtur dhe  është injoruar e masakruar më së miri e ka dëshmuar edhe lufta e UÇK-së 1989-99. 

 Pas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 dhe fundit të luftërave në Bosnjë e Kroaci, bilanci ishte tragjik. Serbët kishin vrarë e masakruar mbi 250 mijë civilë të pafajshëm, duke aplikuar metodën e tokës së djegur. Tre vjet më vonë, vepruan njësoj edhe në Kosovë. 

 Për ironinë e të gjithëve, pas Marrëveshjes së Dejtonit, kur shqiptarët në Kosovë nisi t’i mbërthente zhgënjimi i madh, ndodhi një ngjarje e pazakontë. Diktatori i Libisë, Muamar Gadafi, përmes telefaksit të Qendrës për Informim të Kosovës, nisi t’i dërgonte letra presidentit Rugova. Diktatori libian, paranojak dhe i sëmurë si gjithë diktatorët e botës, secilës letër duke dashur t’i jepte edhe frymë fetare e niste me mesazhin: “I dashur vëllai im Ibrahim Rugova!”. Mbasi letrat e tij ishin të gjata dhe të përkthyera në gjuhën shqipe dhe pasi, sipas tij, Kosova duhej të mbetej nën sovranitetin serb, në paragrafët e fundit diktatorit libian i rritej adrenalina dhe kërcënonte: “Ua kujtoj edhe një herë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe shefi i saj është miku im Sllobodan Millosheviq. Nuk është njerëzore që vëllezërit myslimanë të Kosovës t’i dërgosh drejtë katastrofës në luftë kundër popullit mik serb!”. 

 Ne je popull pro të mirave e jo të këqijave 

 Atëhrë ;pse nuk   arrestohet apo stopohet Putini dhe pse e gjithë bota po shtirret se si nuk po ndodhë asgjë!? 

Kush ka jetuar nën diktaturë e di se procesin e vërtetë diktatorëve ua bën historia, por është e vështirë t’u kërkosh personave që kanë vuajtur gjithë jetën nën thundrën e tyre. 

 ''Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte tiparet më të spikatura të një ushtrie të kohës sonë '', 

 Dihet që lufta është një gjë eDihet që lufta është një gjë e keqe, por ajo është edhe e mirë. Themi e keqe për shkak se në një luftë, sidomos kur kryhet në gjirin dhe në trojet e popullit, pësohen dëme të rënda jo vetëm ekonomike por, në radhë të parë, në forcat njerëzore. Kur je i pushtuar, lufta çlirimtare është edhe e mirë, sepse sjell lirinë, për të cilën edhe varret e të parëve kanë shumë nevojë. Ndërsa për të gjallët, nevoja për liri është kushti i parë për të jetuar. Ajo është si drita, si buka, si uji, si jeta, si dielli dhe si ajri. Kështu duhet kuptuar ndjenja për të kërkuar dhe për ta gjetur lirinë. Pra, rrjedhshëm dalim në përfundimin se vetëm rruga e luftës me serbët ishte rruga e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës,Kudusi Lama. 

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me të drejtë, në historinë e popullit shqiptar, dëshmoi se ka pararendëse për nga nami dhe frytet e luftës, vetëm ushtrinë e Skënderbeut. 

 Andaj, është shumë herët që historia ta vlerësojë në tërë thellësinë dhe gjerësinë e saj këtë ushtri çlirimtare, por, gjithsesi, ishte, është dhe mbetet ushtri që shkroi dhe vulosi historinë e një pjese të kombit, të një shteti të ri, Republikën e Kosovës. 

 ''I edukuem në frymë të nji nacionalizmi të mëndafshtë, ku mendohej se me bukurshkrim, poezi, kangë e aktivizëm qytetar Kosova ka me u ba e lirë, kam qenë i bindun se në gjallje temë kjo s’ka me ndodhë, sepse asht nji rrugë e gjatë që ndoshta vetëm gjeneratat tjera kanë me përjetue. 

 Ndodhi që Kosovën e lirë e përjetova i gjallë dhe i lumtun si krejt ju! S’mujsha me besue! Pjesën teme të përgjegjësisë dhe kontributin modest për me gëzue këtë ditë e kisha krye! 

 Pamjet e hymjes së trupave të NATO-së dhe UÇK-së ishin historike. Gjasonin me çlirimin e Parisit… Romës….Pragës…mbas L2B, kur bota e civilizueme u ba bashkë me mposht nji forcë të ligë siç ishte Hitleri asokohe, dhe Millosheviçi këso kohe. 

 Sot, me gjasë njerëz që përgjegjësinë ndaj kësaj lirie s’e kanë ndie, e kanë huq, s’e kanë kuptue, e politizojnë dhe kontestojnë këtë ditë që po e gëzojmë të gjithë bashkë, me pyetjen – Kush e çliroi Kosovën? 

 Kryesisht atyne që ishin të painformuem, të hutuem, të gatshëm edhe me u nënshtrue, pa idenë e lirisë e të sakrificës, përgjegjja në këtë pyetje ishte e thjeshte: NATO, po kush! 

 Sa herë përmendet roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komentet janë minimizuese, bile shpesh edhe përçmuese.;;Migjen Kelmendi 

 Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATOs.Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Republikën e Kosovës (në atë kohë Republika Federale e Jugosllavisë) ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së), e cila filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor 1999. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje ajrore nga NATO (nga 24 marsi i vitit 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria e Shqipërisë. 

 Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, 1,008 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët civilë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.