Rezistenca në rritje e strukturave të krimit po e zvarritë në kohë procedimin për miratim në Kuvend të ligjit të Vetting-ut

Rezistenca në rritje e strukturave të krimit po e zvarritë në kohë procedimin për miratim në Kuvend të ligjit të Vetting-ut

Hajrullah Tërnava

  • 26 October 2022 - 16:18

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Në shoqërinë tonë kosovare po ndodhë një habi-huti, sikur mos me  kuptua kulturën shtetërore të funksionimit të saj, apo mos përvoja e funksionimit të ligjeve të shtetit, apo mungesa e kulturës shtetërore po i zvarritë shumë çështje, sikur që është fjala për ligjin e Vettingut, i cili ligj ishte dashur që sa më parë të miratohet dhe të përkrahet nga zyrtarët shtetërorë, gjë që nuk po ndodhë kjo, sepse është e qartë se ata të cilët kanë qenë deri më tani në pushtet, sikur po i frikësohen këtij ligji, prandaj janë këto ngecje dhe mos unifikim kaq të shprehura sa i përket këtij ligjit.

 

 

Derisa ka një rezistencë të madhe të strukturave të krimit, kundër reformimit dhe pavarësimit të sistemit të drejtësisë, nuk është fare për tu habitur që tani edhe procesi i Vettingut po futet në një rreth të ri vicioz të zvarritjes, tash kur ishte procesi i finales së përfundimit. Para këtij procesi po hapet edhe një rrugë tjetër e pa qartë të vonesës dhe zvarritjes, edhe pse në fillim të muajit shtator, projektligji është dorëzuar në Kuvend, kurse tani jemi në fund të muajit tetor dhe zyrtarët e lartë të shtetit po ju bëjnë thirrje grupeve të interesit që të kontribuojnë dhe bashkëpunojnë për të diskutuar akoma rreth këtij procesi. Derisa opinioni publik i ka drejtuar pritjet te Kuvendi i Kosovës për procedim në rend dite të shqyrtimit dhe miratimit të Ligjit Vetting, sipas procedurës së rregullt parlamentare, Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka lënë të kuptohet se akoma jemi larg këtij procesi. Ajo i ka ftuar të hënën edhe njëherë të gjitha institucionet e drejtësisë të jenë pjesë e procesit të Vettingut, sepse në fazën e parë të përgatitjes së projektligjit nga grupi punues, e që është dërguar edhe në Kuvend, institucionet e drejtësisë KPK dhe KGJK ishin distancuar dhe e kishin bojkotuar punën e grupit punues të krijuar nga Qeveria- Ministria e Drejtësisë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar fjalimit të saj në ceremoninë e hapjes së “Javës së të drejtave të viktimave të Krimit”, që të ju bëjë ftesë edhe njëherë institucioneve të drejtësisë që të bashkohen për ti dhënë mbështetje procesit Vetting në fazën e tanishme, kur do të nxirret për votim në Kuvend. “Dua të përmend edhe një proces të rëndësishëm, Vettingun në sistemin e drejtësisë. Konsideroj që është tejet e rëndësishme që të gjithë aktorët relevantë të japin kontributin e tyre për një proces sa më të mirëfilltë. Vetëm kur i bashkojmë forcat tona, vetëm kur edhe institucionet e drejtësisë japin kontribut substancial në këtë proces, mund të presim sukses për vendin tona, për qytetarët tanë,” ka deklaruar Presidentja Osmani. Sipas saj,vetëm procesi i Vettingut do të kthejë besimin e qytetarëve në drejtësi. Presidentja e ka bërë këtë ftesë duke rikujtuar KGJK-në dhe KPK-në se tashmë ky dokument strategjik i reformimit dhe pastrimit të thellë të sistemit të drejtësisë ka marr edhe komentet dhe rekomandimet e Komisionit të Vencias, me përgjigje pozitive që të procedohet për miratim në Kuvend. “Duhet të kemi parasysh se sidomos pas dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias, ky është një ndër proceset më të rëndësishme në rrugën e ndërtimit të një sistemi të drejtësisë, i cili punon me integritet dhe profesionalizëm e mbi të gjitha kthen besimin e qytetarëve në drejtësi. Publikisht ju ftoj që të jeni pjesë e zhvillimit dhe ndërtimit të drejtë, apolitik e komplet profesional, bazuar në integritet të këtij procesi, nëpërmjet pjesëmarrjes suaj aktive në grupet punuese, duke paraqitur sugjerime dhe kontribut konkret”, ka deklaruar Presidentja Osmani. Kjo ftesë e Presidentes osmani, është një tregues që flet se pavarësisht optimizmit që Vettingu të procedohet e miratohet para fundit të këtij viti, në pritje të pjesëmarrjes dhe riaktivizimit të debatit në fazën e parë të bërjes së Projektligjit me institucionet e drejtësisë, do të shpenzohet shumë kohë dhe do të kalon në vitin tjetër pritja për nxjerrje në rend ditë në Kuvend për ta debatuar, diskutuar dhe miratuar një Projekt me kaq peshë për drejtësinë Kosovare. Nëse ky ligj i Vettingut arrin të miratohet dhe të jetësohet në institucionet e drejtësisë, atëherë edhe qytetarit do ti kthehet besimi në drejtësi dhe ligj, sepse ky ligj i Vettingut është për ti spastruar të gjitha institucionet nga ata që i kanë keqpërdorur ato institucione për përfitime të tyre, dhe me ato veprime kriminale e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje që deri më tani na i kanë mbyllur të gjitha rrugët drejtë BE-së, prandaj dhe jo rastësisht tani jemi shteti më i izoluar në bot.  Ky ligj tani është shpresa e vetme e popullatës së Kosovës për pastrim gjithëpërfshirës  të sistemit të drejtësisë dhe për dekriminalizim, që të jetë një drejtësi e pa varur dhe e pa ndikuar nga krimi i organizuar, vetëm në interes të shtetit të së drejtës- qytetarit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".