Gjeo politika ndërkombëtare po zhvendoset  në Kosovë

Gjeo politika ndërkombëtare po zhvendoset  në Kosovë
Gjeo politika ndërkombëtare po zhvendoset  në Kosovë

Agim Bajrami

  • 11 December 2022 - 08:50

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

 

Në Veri të Kosovës,po përplasen interesat gjeopolitike, në mes të Perëndimit në njërën anë, dhe bllokut të lindjes në anën tjetër. 

 

Lufta në Ukrainë siç shihet, nuk ka arrit të definohet me dominimin e aktorëve ndërkombëtar në rrjedhat e zhvillimeve globale,dhe si vazhdim i saj, po bëhet përplasja apo edhe mundësia e ndonjë konflikti të armatosur nga ana e interesave të fuqive ndërkombëtare ku sipas të gjitha gjasave po bartët në Kosovën veriore ,ku aty po shprehen interesat ruso-serbe, Kinës dhe vendeve islame ,ndërsa në anën tjetër, interesat Perëndimore, në kuadër të cilave, shqiptarët janë të përfshirë dhe pozicionuar. Kjo e dëshmoj , edhe me mbajtjen e samitit të BE-së në Tiranë... Politikëbërësit kosovar, në kuadër të 'lojës gjeopolitike ndërkombëtare', duhet medoemos, që veprimet shtetërore e kombëtare ti harmonizojnë plotësisht në përputhje me interesat e aktorëve ndërkombëtar ,në mënyrë që fundi i 'lojës gjeopolitike' të përfundoj, me sa më pak pasoja, dhe me sa më shumë përfitime për Kosovën!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".