Zhdukja e provave në Institutin e Mjekësisë Ligjore për rastin tragjik Dehari është  goditje kundër besimit në sistemin e drejtësisë nga dora e krimit

Zhdukja e provave në Institutin e Mjekësisë Ligjore për rastin tragjik Dehari është  goditje kundër besimit në sistemin e drejtësisë nga dora e krimit

Hajrullah Tërnava

  • 11 December 2022 - 08:50

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Me të drejtë shtrohet pyetja se edhe çka tjetër duhet të ndodhë tjetër për tu dëshmuar se e gjithë kjo kupolë e tanishme e trashëguar e sistemit të drejtësisë është e përzgjedhur me kujdes, e sistemuar dhe pozicionuar në mbrojtje të nëntokës së krimit e cila për dy dekada ka bashkëjetuar me pushtetin dhe e ka kapur dhe kontrollon shtetin.

 

Edhe në rastet e hulumtimeve të krimeve të organizuara ndodhin gabime që hetuesia gjatë hulumtimeve që i bënë i zbulon  ato gabime, dhe tani ky fakt po dëshmohet tani në rastin e fundit të zhdukjes së mostrave të dosjes Dehari, në Institutin e Mjekësisë ligjore të Kosovës, gjë që  është edhe një fakt tjetër që flet për kapjen e thellë kriminale të shtetit dhe sistemit të drejtësisë. Prandaj këto fakte janë si dëshmi e asaj që e dëshmojnë krimin e organizuar. Me të drejtë shtrohet pyetja se edhe  çka tjetër duhet të ndodhë tjetër për tu dëshmuar se e gjithë kjo kupolë e tanishme e trashëguar e sistemit të drejtësisë është e përzgjedhur me kujdes, e sistemuar dhe pozicionuar në mbrojtje të nëntokës së krimit e cila për dy dekada ka bashkëjetuar me pushtetin dhe e ka kapur dhe kontrollon shtetin. Nëse veç tani po zbulohen faktet e krimit në fjalë atëherë për çfarë besimi dhe sigurie mundë të flasin zyrtarët e shtetit kur nga institucionet e thirrura për zbatim të ligjit dhe besim në zbulimin e krimit zhduken provat që sjellin në familje lajmin e ri të humbjes së shpresës dhe të zhgënjimit. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  është paraqitur në konference të  jashtëzakonshme për media, në të cilën ka larmuar për skandalin e madh, duke treguar se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ajo ka thënë se lajmin e ka marr në orët e vona të mbrëmjes 7 dhjetor, kur është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore, gjë që sipas saj ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal, për të cilin menjëherë është njoftuar kryeprokurori i shtetit dhe drejtorin e policisë. Po ashtu ajo ka treguar se masat e sigurisë në këtë institut janë, sipas rregullës, shumë serioze, dhe pikërisht, në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat kanë qasje vetëm 3 persona të cilët janë mbajtësit e vetëm të çelësave. Haxhiu ka thënë se i di edhe emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion, por nuk i ka zbuluar sipas saj të njëjtit i di edhe policia por dhe prokuroria e shtetit. Lidhur me këtë rast, Brenda ditës është deklaruar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, kryeprokurori Blerim Isufaj i cili ka deklaruar se Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Tani kur priten hetimet lidhur me zhdukjen e mostrave nga Laboratori i Toksikologjisë të Astrit Deharit e kur nga vdekja e tij është dyshuar se kjo nuk është vdekje e rëndomtë por këtu ka të bëj me vrasje, prandaj kjo zhdukje e mostrave tani po e rritë dyshimin se në të vërtetë Dehari qenka vra, sepse si është e mundur të zhduken ato mostra  dhe pse nëse është në pyetje vdekja e dyshimtë. Mirëpo shtrohet pyetja se çfarë hetimi mundë të pritet dhe çfarë besimi mundë të kemi në këtë zotim për hetim, kur e kemi akoma një rast, rastin Dehari, në të cilin vetë kjo prokurori ka dështuar për ta hetuar dhe zbuluar vdekjen e tij në burg, dhe gjyqësori për ta ndëshkuar në mënyrë të merituar krimin, duke e lënë pezull akoma dhe të pa gjykuar një mister i vdekjes në qelinë e paraburgimit që nga 5 nëntori i vitit 2016, Prokuroria atë kohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje. Dhe tani kur ekzistojnë këto dyshime të bazuara edhe me zhdukjen e mostrave, kërkohet nga prokuroria që ti kryejnë hetimet në përputhshmëri me ligjet dhe argumentet, dhe e vërteta të del në shesh, edhe në qoftë se  në të kaluarën qenka bërë ndonjë gabim, prandaj këtu vlen ajo e thëna se më mirë  të zbulohet edhe me vonesë e  vërteta se sa  kurrë. Kjo e ka kuptimin e vetë edhe në këto rrethana.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".