Në kohën aktuale mbrojtja është fusha kryesore që e garanton shtetin

Në kohën aktuale mbrojtja është fusha kryesore që e garanton shtetin
Në kohën aktuale mbrojtja është fusha kryesore që e garanton shtetin

Muhamet Kelmendi

  • 18 December 2022 - 08:53

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Faktet flasin se ndoshta herët a vonë do të konfrontohet Republika ushtarakisht me agresionin serbomadh. E këtu duhet të kemi armë dhe ushtar të përgatitur. Armët kërkohen të blihen jo vetëm nga fondi i krijuar për siguri, por edhe vetë shteti kërkohet të ndaj mjete për armë.

 

Natyrisht se të rinjtë e të rejat duhet të futen në FSK. Nuk mjafton numri prej 3 a 4 mijë ushtarëve. Kosovës i duhen mbi dhjetëra e mijëra ushtar. Kosovës i duhen shumë fusha zhvillimore që të ketë siguri. Natyrisht se fusha më e rëndësishme dhe kryesore është ajo e mbrojtjes së Republikës. Shumë vende pas agresionit rus në Ukrainë kanë rritur mjetet për armë dhe ushtri. Çdo shtet po investon mjete në fushën ushtarake. Investimet janë me miliarda euro. Rreziku për luftë agresive po rritet. Në Ballkanin tonë po investohet nga armiqtë e popullit shqiptar në armatim në shumë kolosale. Serbia prinë me 3-4% me investime nga bruto produkti shtetëror në armatim. Greqia është shteti më i militarizuar.  Mbetet prapa Shqipëria dhe Kosova. Në rangun botëror Kosova është e parafundit nga shtetet në armatim dhe forcë ushtarake. Shqipëria prinë me disa vende para Kosovës, por është e dobët, me vendin e 136 në botë. Gjendja këtej është keqësuar. Rusia po e armatosë shtetin serb. Kina gjithashtu. Mbetet që Kosova të shikon bilancin vjetor. Mjetet në shumë prej 125 milionëve janë për zjarrfikës. Nën 500 milion as që duhet diskutuar për mbrojtje. E këto mjete duhet dhënë nga buxheti. Qoftë nevoja edhe duke mos investuar në disa fusha. Në kohën aktuale mbrojtja është fusha kryesore që e garanton shtetin. Armiqtë janë forcuar shumë. Komunat me shumicë serbe, të financuara  dhe organizuara nga Serbia, po e rrezikojnë Republikën e Kosovës . Edhe Rusia i ka dërguar bandat e Vrangelit në Kosovë.  Shteti  serb ka krijuar baza ushtarake në kufi me Kosovën. Nuk po heqë dorë nga ripushtimi dhe po e konsideron Republikën e Kosovës në vend serb. Faktet flasin se ndoshta herët a vonë do të konfrontohet Republika ushtarakisht me agresionin serbomadh. E këtu duhet të kemi armë dhe ushtar të përgatitur. Armët kërkohen të blihen jo vetëm nga fondi i krijuar për siguri, por edhe vetë shteti kërkohet të ndaj mjete për armë. Natyrisht se të rinjtë e të rejat duhet të futen në FSK. Nuk mjafton numri prej 3 a 4 mijë ushtarëve. Kosovës i duhen mbi dhjetëra e mijëra ushtar. Thjeshtë: Kush ka armatë të fortë e ka të garantuar të ardhmen. Politika pak po ndikon në zgjidhjen e çështjeve. Politika e përcjell me armë e bënë të mundur zgjidhjen e konflikteve në botë. Kjo vlen edhe në Ballkan.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".