Escobar duhet ta mbaj fjalën, Jo Asociacion me kompetenca ekzekutive që prodhon një Republika Srpska 2

Escobar duhet ta mbaj fjalën, Jo Asociacion me kompetenca ekzekutive që prodhon një Republika Srpska 2
Escobar duhet ta mbaj fjalën, Jo Asociacion me kompetenca ekzekutive që prodhon një Republika Srpska 2

Skender Mulliqi

  • 18 December 2022 - 08:53

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Eskobar më parë kishte deklaruar së nuk do të këtë Asociacion më kompetenca ekzekutive , e në takimin e fundit më drejtuesit tanë të shtetit , duket së ka ndryshuar mendje, që të implementohet Asociacioni i nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa , të cilëve Kosova duket së do tu sheh sherr të madh. Deklarimet e Eskobarit të shpresojmë së janë jashtë politikave të deritashme amerikane .

Paraqitja e fundit në Beograd të Gabriel Eskobar, me duket se është e demshme politikisht.Të justifikosh barrikadat , e strukturave kriminale serbe në veri më direktivat e Beogradit zyrtar, dhe të Putinit, duke mos i nda nga interesat e minoritetit serb në Kosovë në anën tjetër nuk eshte mire per procese. Eskobar më parë kishte deklaruar së nuk do të këtë Asociacion më kompetenca ekzekutive , e në takimin e fundit më drejtuesit tanë të shtetit , duket së ka ndryshuar mendje, që të implementohet Asociacioni i nënshkruar nga Thaqi dhe Mustafa , të cilëve Kosova duket së do tu sheh sherr të madh. Mund të gabojë, por e di së është jashtë çdo norme demokratike te sjelljës deklarata së Asociacioni do të ndodhë edhe pa qeverinë e Kosovës, mund te kthen rezolutën e tejkaluar 1244 të OKB-së për Kosovën, dhe që përputhet edhe më deklaratat e Vuqiqit dhe Bernabiqit . Këtë rezolutë e konteston si të vlefshme edhe ish presidenti serb, Boris Tadiq, kur bëhët fjalë për kthimin e 1000 forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosov .Na ka befasuar të gjithëve një deklarim , së në fakt mund të gjenë partner tjetër për të realizuar Asociacionin! Kjo bie ndesh këtërciperisht më ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, dhe gjithashtu bie ndesh edhe vendimet e GJND-në, e cila e ka ligjitimuar pavarësinë nga Serbia.Nuk i shkrova këto radhë për ta kritikuar Eskobarin, po vertetë në intervistën në N1. Eskobar nuk e lë në këtë rast pa e përmendur edhe Ballkanin e Hapur, ide kjo fund e krye serbomadhe, e cila ide fshihet prapa integrimeve rajonale.Kjo ide nuk kooperon më agjë më Procesin e Berlinit siq e justifikon Eskobar.Insistimi i shtyrjës në derën e ngushtë të Ballkanit të Hapur,per Kosovën, e cila ka përjetuar gjenocid nga Serbia, më asgjë nuk jusifikohët, si nuk arsyetohet që Kosova në gjithë këto muhabete te mbetet monedhë për kusuritje në Ballkan. Të besojmë së deklaratat më të fundit të amerikanit Eskobar, do të mbeten deklarime jo te fundit te tija, se dihet per politikat ne vazhdimesi miqësore dhe parimore të Amerikës.Kosova e cila është më shpirt dhe zemer propërendimore, nuk e meriton ti rezervohet vendi që nuk i takon.Për fund.Kur bëhët fjalë për shqiptarët, nuk guxojmë ti kthehemi më asgjë vitet 45-ta , kur u ndamë në partizanë dhe ballista.Kjo është logjikë e hordhive , të cilët duket së ende është gjallë, dhe së shumë është duke u ndihmuar dashur apo pa dashur politikave pushtuese serbo- ruse .Kosova është shtet i pavarur i pranuar ndërkombëtarisht , e kjo duhet të mbrohet nga të gjithë pa dallim partie .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".