Politika e lidhur me rrjetet e krimit e përshtatë edhe ligjin për interesat kriminale, nuk i bënë transparente burimet e financimit

Politika e lidhur me rrjetet e krimit e përshtatë edhe ligjin për interesat kriminale, nuk i bënë transparente burimet e financimit
Politika e lidhur me rrjetet e krimit e përshtatë edhe ligjin për interesat kriminale, nuk i bënë transparente burimet e financimit

Gani Qarri

  • 06 January 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Edhe pse ligji për financimin e partive, ka pësuar ndërhyrje të vazhdueshme për të pasur më shumë transparencë në raport me publikun dhe treguar burimin e financimit, qoftë për funksionimin apo edhe financat në procesin zgjedhor elektoral, analizat e fundvitit nga shoqëria civile konstatojnë se ende ka shumë mangësi në ligjin për financimin e partive politike.

-Vet partitë politike me të kaluar të inkriminuar, janë pengesa kryesore e bërjes publike të transparencës së plot të burimit të financimit dhe sigurimit të funksionimit të tyre si segment juridik. Dhe sipas një raporti të publikuar në fund të vitit, nga Instituti Demokratik, IKD, është konstatuar se pavarësisht përmirësimeve të ndjeshme, ligji për financimin e partive politike ende ka mangësi serioze në raport me financat e kandidatëve, fushatat elektorale digjitale si dhe ato nga palët e treta, sepse nuk është paraparë mënyra e raportimit të burimit të financimit.

Kritikat e deritashme dhe alarmet e ngritura nga ndërkombëtarët, si dhe nga shoqëria civile kanë qenë të drejtuara në faktin se pa parti politike llogaridhënëse, pa parti politike transparente, pa parti politike gjithëpërfshirëse, ne nuk mund të presim edhe qeverisje të mirë, të besuar dhe të pa korruptuar. Ndërsa sa u përket masave, ligji i ri parashikon një gamë më të gjerë të sanksioneve, nga vlera 4 mijë e deri në 40 mijë euro për shkelje që mund të kryejnë subjektet politike por pa specifikuar se cila gjobë në cilat raste mund të shqiptohet.

Për më tepër shqiptimi i gjobave si i tillë është lënë në diskrediton të drejtorit të zyrës i cili do të bëjë vlerësimin në bazë të peshës dhe llojit të shkeljes. Kurse vet partitë politike i kanë ikur edhe rekomandimit të Komisionit të Venecias lidhur me saktësimin e shkeljeve dhe nivelin e shqiptimit të gjobës materiale, prandaj shqetësimi i shoqërisë civile në këtë rast ka të bëjë me mbetjen e një hapësire të konsiderueshme për abuzim, sepse një vlerë kaq e vogël prej 40 mijë eurove, praktikat në rastin tonë, kanë treguar se është vlerë simbolike e cila do t’i inkurajojë subjektet politike që të kryejnë shkelje maksimale kur janë në pyetje interesi elektorale.

Siç dihet, ligji parashikon sanksione me gjobë ndaj partisë politike, kryetarit të partisë, dhe ndaj personit përgjegjës të partisë, vetëm kur shkeljet e konstatuara nuk përbejnë vepër penale, por nuk parasheh gjobë ndaj kandidatit për deputet në kuadër të subjektit politik që ka të drejtën e zhvillimit të fushatës elektorale personale, që në mandatet e fundit, ka filluar skajshmërisht të abuzohet, veçmas për blerje dhe trafikim të votës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".