Pozita dhe opozita në testin për shtetin, vetëm të bashkuar në diplomaci dhe strategji nacionale për ta ruajtur sovranitetin

Pozita dhe opozita në testin për shtetin, vetëm të bashkuar në diplomaci dhe strategji nacionale për ta ruajtur sovranitetin

Hajrullah Tërnava

  • 06 January 2023 - 07:35

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Në rrethanat politike, sikur po zhvillohen tani, e sidomos duke rikujtuar tensionet me barrikadat disa mujore të kufijve të veriut, dhe armiqësia permanente e Serbisë që ende po tregohet si aktive nga ana e politikanëve serb ndaj Kosovës, e që mbahen në mendje krimet e shekujve të mëparshëm krimeve shtetërore të kryera të viteve të luftës së fundit nga Serbia ndaj popullit shqiptar, Kosova edhe këtë vit do të ballafaqohet me agresivitetin radikal serb në përpjekje për ta sabotuar shtetin e Kosovës, si na rrafshin e brendshëm politik edhe në atë të jashtëm përmes projektit të përgatitur diplomatik.

-Dihet mirëfilli që Serbi ka bërë dhe do të bënë çmos për ta dobësuar pozitën e Kosovës na rrafshin ndërkombëtar, për ta kompensuar atë humbje historike që e ka përjetuar kur u nënshkrua kapitullimi sipas marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999, e sidomos pas GJND-së, si gjyq real i pavarur ndërkombëtar që e vulosi sovranitetin dhe integritetin e shtetit të ri të Kosovës, derisa vetë Serbia denoncoi aty dhe kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, duke ushtruar padi në GJND- i cili gjyq e arsyetoj pavarësinë e Kosovës, e sidomos që nga viti 1990 e deri në vitin 1999, sepse ishte Serbia që ka kryer krime të tmerrshme ndaj Kosovës.

Prandaj ajo për qëllimet e saja që ta shkëput Veriun e Kosovës dhe t’ia bashkangjet Serbisë, kishte vendosur lidhje me disa politikaj kosovar si përkrahës të Vuçiqit, për qellim të faljes së pjesëve të veriut, e që i tërë opinioni i Kosovës është i njoftuar për ata politikan që ishin për faljen e atyre pjesëve Serbisë. Gjendja ndryshoi tani nga kur në pushtet është Albin Kurti i cili nuk bënë lëshime në ato aspekte politike si ata politikajt e mëparshëm, dhe tani kur Vuçiq i ka humbur shpresat për përfitime të atyre pjesëve të veriut, politikajt serb bëjnë çmos që ti sjellin dëme politike Kosovës, sikur që është tërheqja e njohjeve nga disa shtete që e kanë njohur qysh moti pavarësinë e Kosovës, gjë që me këto veprime Serbia po e dëshmon se është shtet nacionalist ishte inicuesi i të gjitha luftërave në Ballkan që solli zhbërjen e Jugosllavisë, me ndarjen e republikave që dikur ishin në të njëjtin shtet.

Serbia edhe tani po tregohet si shteti nxitës i situatave politike si ato luftarake, e sidomos kur tani edhe bota po e njeh si të tillë, kur është i vetmi shtet i Evropë që po e përkrahë Rusinë në luftën kundër Ukrainës. Faktori ndërkombëtar në këtë rast po e ndërmjetëson situatën mes Serbisë dhe Kosovës, për të krijuar një rajon paqësor, edhe që ky ndërmjetësim qe sa vite në vazhdimësi po tregohet jo i efektshëm, megjithatë ndërkombëtarët e dinë mirë situatën e tillë dhe zhvillimet politike permanente që po zhvillohen në këtë rajon, prandaj ekzistojnë shpresat se megjithatë integriteti i pavarësisë së Kosovës është i sigurt, KFOR-i si pjesë e NATO-s e garanton sovranitetin e Kosovës, dhe ky angazhim pritet të jetë akoma më i përforcuar gjatë vitit 2023, sepse do të jetë një vit sfidues për Republikën e Kosovës, në përpjekje për të fituar njohje të reja.

Viti që kaloi, 2022, në fushën diplomatikë është përmbyllur pa asnjë njohje të re ta pavarësisë së Kosovës, kurse krye diplomati i ri serb Ivica Daçiq që në fillim të këtij viti ka paralajmëruar ofensivë serioze kundër Kosovës, për të ndikuar tek dhjetëra vende për tërheqjen e njohjeve të tyre. Duke folur për televizionin serb “Prva”, ku ka prekur çështjen e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, ka thënë se një nga prioritetet e tij për vitin e ri do të jetë vazhdimi i politikës së ndërlidhur me tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Madje sipas tij rezultatet e kësaj fushate do të shihen në fillim të Janarit.

“Presim që në javët e para të këtij viti të jetë edhe dhjetëra vende që do të tërheqin njohjen, për të cilat kemi paralajmëruar”, ka thënë krye diplomati serb Ivica Daciqi.

Ai tha se deri më tani janë 18 vende që kanë tërhequr njohjen, dhe që tashmë dihen, dhe sipas tij, tani janë nëntë që nuk janë publikuar emrat e tyre, por kësaj liste ai thotë se do t’i shtohet edhe i dhjeti, pra do të ishte vendi i 28-të që do të tërhiqte njohjen e Kosovës, ka deklarua Daçiq. Është koha tani qe gjithsesi qe duhet të mobilizohet spektri politik i Kosovës, pozitë dhe opozitë në luftimin dhe demaskimin propagandës serbe për tërheqje të njohjeve të Kosovës nga shtete të ndryshme. Secila njohje e tërhequr është dobësim i pozitës në përpjekje për anëtarësim në OKB, por kjo mundë të reflekton edhe në raport me BE-në.

Situata e tanishme politike përbrenda Kosovës sikur që tani është duke u zhvilluar, është duke i shkuar për shtati politikës destruktive serbe në lobim kundër Kosovës, përçarja e brendshme politike mes pozitës dhe opozitës, të cilat nga lakmia për pushtet nuk kanë agjendë të përbashkët politike për interesa afatgjata strategjike. Është koha tani që partitë politike kosovare në rend të parë ta kenë si prioritet interesin e shtetit të Kosovës, e që është pavarësia e saj në kufijtë e kushtetutës të vitit 1974, e që në këta kufij edhe GJND-ja e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, dhe sikur të jenë partitë politike pozitë e opozitë të bashkuara, e kur Serbia po bënë çmos për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë të atyre shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ishte dashur që pozita dhe opozita kosovare nëse ndërkombëtarët nuk do të jenë vendimmarrës për njohje reciproke mes dy shteteve, atëherë Kosova si shtet i pavarur s’duhet më as të vazhdoj bisedimet me Serbinë si deri më tani, por ta vazhdon miqësinë me shtetet mike që na kanë ndihmuar të jemi tani këtu ku kemi arritur, sikur që është Amerika dhe shtetet e caktuara të BE-së, dhe të vazhdohet rrugëtimi i Kosovës drejtë shteteve të BE-së dhe anëtarësimi në NATO, INTERPOL etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".