Strukturat e fshehta serbo-ruse qe 150 vjet po veprojnë në Kosovë

Strukturat e fshehta serbo-ruse qe 150 vjet  po veprojnë në Kosovë
Strukturat e fshehta serbo-ruse qe 150 vjet  po veprojnë në Kosovë

Xhevat Meha

  • 10 January 2023 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Unë shoh angazhime të AKI-së dhe strukturave tjera të sigurisë rreth veprimtarisë në Kosovë nga shërbimet e fshehta armiqësore ndaj Kosovës mirëpo ende janë larg nivelit që ky angazhim duhet të jetë. Jam po ashtu i vetëdijshëm se strukturat e fshehta serbo-ruse kanë së paku 150 vjet që veprojnë në Kosovë dhe se janë rrjet shumë i konsoliduar.

-Kërkesa e Serbisë tek KFOR për rikthim të trupave në Kosovë e ka pasur përgjigjen qysh kur është dërguar. Rrjeti serbo-rus brenda Serbisë e ka shtyrë përpara këtë kërkesë. Plani i Putinit për të krijuar konflikt në Kosovë është në zbatim dhe është duke e marrë përgjigjen e duhur, e kjo është dështimi. Provuan me disa aksione në veri të Mitrovicës dhe dështuan, provuan me largim të përfaqësuesve serb nga institucionet e Kosovës e dështuan. Plagosjen e dy qytetareve serb e shoh si aksion të organizuar nga rrjeti serbo-rus brenda Kosovës në përpjekje për krijimin e ndonjë konflikti në Kosovë.

Është brengosëse lirshmëria e kryerjes së aksioneve të rrjeteve serbo-ruse brenda Kosovës. Ushtarin e FSK-se që ka gjuajt në drejtim të qytetarëve serb e shoh si viktimë njëjtë si viktimat e plagosura nga po ai. Unë shoh angazhime të AKI-së dhe strukturave tjera të sigurisë rreth veprimtarisë në Kosovë nga shërbimet e fshehta armiqësore ndaj Kosovës mirëpo ende janë larg nivelit që ky angazhim duhet të jetë. Jam po ashtu i vetëdijshëm se strukturat e fshehta serbo-ruse kanë së paku 150 vjet që veprojnë në Kosovë dhe se janë rrjet shumë i konsoliduar. Mirëpo është e pa pranueshme që më tepër se 20 vjet nga largimi i administratës dhe forcave të sigurisë të Serbisë nga Kosova dhe institucionet e sigurisë në Kosovë të mos jenë në gjendje të ofrojnë siguri për qytetarët nga veprimtaria e fshehtë e rrjeteve serbo-ruse.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".