BE-ja e ndezë dritën e kuqe, ndalesë për të kaluar në BE Shqipëria e sunduar për dy mandate nga Rama, inkubator evropian i prodhimit të krimit të organizuar

BE-ja e ndezë dritën e kuqe, ndalesë për të kaluar në BE Shqipëria e sunduar për dy mandate nga Rama, inkubator evropian i prodhimit të krimit të organizuar
BE-ja e ndezë dritën e kuqe, ndalesë për të kaluar në BE Shqipëria e sunduar për dy mandate nga Rama, inkubator evropian i prodhimit të krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 17 March 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Publikimi i raportit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, dhe miratimi i rezolutës kritike, pikërisht në këto kohë të frymës elektorale, është edhe një goditje serioze për partinë në pushtet, përderisa shihet mirëfilli që në këtë raport janë fokusuar të gjitha dështimet serioze më të cilat institucionet shtetërore të zbatimit të ligjit, aktualisht juanë duke u ballafaquar në Shqipëri. Gjetjet e raportit të progresit për Shqipërinë, janë goditje direkt për pushtetin e degraduar dhe të korruptuar të Edi Ramës, skandalet e të cilit nuk kanë të ndalur, ku pas aferës McGonigal pothuajse çdo ditë raportohet e denoncohet edhe nga një dosje e re që zbulon ndonjë veprim të ri, të brendshëm korruptimi, mafioz e kriminal të qeverisë mafioze të Edvin Kristaq Ramës.

- Parlamenti Evropian në draft-raportin e publikuar mbi ecurinë e Shqipërisë gjatë vitit 2022, ku ngritur shqetësimin e thellë, për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat, pasaportat "e arta” ku nga raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, theksohet qartë, se të dy nismat e lartcekura të qeverisë aktuale të Shqipërisë, janë të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e saj të vizave.

Sikur mos të mjaftonin vetëm këto, raporti ngre shqetësimin edhe për mungesën e transparencës në prokurimet publike, konfrontimet politike, financimin e partive, lirinë e shtypit dhe numrin e lartë të azilkërkuesve, nga Shqipëria në BE.

Alarmi tingëllon shumë serioz veçanërisht lidhur me amnistinë fiskale dhe "pasaportat e arta”, për faktin se këto nisma janë kundër politikave të unionit për vizat dhe përbëjnë shkelje flagrante të normave të BE, të cilat mbeten shqetësimet kryesore të Parlamentit Evropian dhe rrezikojnë të pengojnë edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Shqetësuese për PE, është edhe mungesa e transparencës, veçanërisht sa u takon prokurimeve publike, PPP-të e qeverisë dhe procedurat e koncesionit, ndaj dhe kërkon nga qeveria shqiptarë, që përfundimisht të përmbushë detyrimet dhe mundësojë konkurrencë të ndershme, për të shmangur abuzimet dhe evazionin fiskal. PE u kërkon autoriteteve shqiptare, po ashtu, që urgjentisht ta forcojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke garantuar transparencë dhe konkurrencë në prokurimet publike, kontratat qeveritare, privatizimin, ndihmën shtetërore dhe procedurat e koncesionit.

PE po-ashtu thekson nevojën për të forcuar masat mbrojtëse, transparencën dhe kushtëzimin në kuadër të një procesi të shqyrtimit strategjik të investimeve të huaja dhe për të ndjekur penalisht incidentet e mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave të pista, duke luftuar njëkohësisht evazionin fiskal dhe anashkalimin e sanksioneve. Draft-raporti i hartuar nga raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, kritikon fort edhe zhvillimet e fundit politike në vend, kërkon transparencë, lidhur me financimin e partive dhe dënon përçarjet dhe konfrontimet si dhe bën thirrje për bashkëpunim e dialog, ndërmjet pozitës dhe opozitës për integrimin e vendit.

PE dënon konfrontimin politik e veprimet përçarëse dhe nënvizon një përgjegjësi të përbashkët politike e sociale për reformat; fton aktorët politikë të rrisin angazhimin e tyre për dialog dhe të forcojnë institucionet dhe procedurat demokratike përmes angazhimit konstruktiv, konsultimeve gjithëpërfshirëse dhe vendimmarrjes transparente; rikujton nevojën për të forcuar mbikëqyrjen parlamentare; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të adresojnë rekomandimet e jashtëzakonshme për financimin e zgjedhjeve dhe partive, shumë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.” Edhe në këtë draft-raport, liria e shtypit vijon të mbetet një nga shqetësimet e hershme të Parlamentit Evropian dhe theksohet se vendi nuk ka bërë asnjë progres në lirinë e medies, PE shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medies, ndaj dhe i kërkon qeverisë të tërhiqet nga projektligji "anti-shpifje".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".