Subjekti që po kërkohet të organizohet në Kosovë për pakicën serbe është një model i autonomisë së gjerë

Subjekti që po kërkohet të organizohet në Kosovë për pakicën serbe është një model i autonomisë së gjerë
Subjekti që po kërkohet të organizohet në Kosovë për pakicën serbe është një model i autonomisë së gjerë

Muhamet Kelmendi

  • 17 March 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Se cilat modele të zbatuara në kuadër të shteteve të BE-së për minoritete janë sjellë nga Miroslav Lajcak në Prishtine ende nuk ka të dhëna dhe askush nuk i dinë ato modele. Ne mundemi vetëm të spekulojmë!!? Mirëpo, ajo që duhet theksuar këtu, është fakti se po krijohet një subjekt për minoritetin serb, i cili mjafton që kompetencat e komunave t'i bashkoj në një vend qendror në nivel të subjektit dhe subjektiviteti juridiko-politik të veçantë që do të ndërtohet.

- Asociacioni me kompetencat që i kanë komunat është mjafte i fuqishëm. Fushat e asociacionit janë ato administrative, të rendit dhe të sigurisë, të arsimit dhe të shëndetësisë, të kulturës, të rendit gjyqësor dhe prokurorial dhe të pronës, te infrastrukturës dhe të planifikimit zhvillimor të subjektit politiko-juridik. Këto kompetenca i kanë komunat. Vetëm me kompetenca mjaftojnë të barten në një qendër udhëheqëse dhe të krijohet një subjekt i ri politiko-juridik dhe organizativ. Tamam njësi e re shtetërore serbe në Kosovë. Në fakt plani franko - gjerman apo i BE-së dhe i SHBA-ve i jep mundësi komunave në asociacion që t'i bartin kompetencat në një qendër.

Është nën i veçantë ku theksohen që marrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë të realizohen. Këtu bënë pjesë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Në këtë kontekst, s’ka rëndësi se si do të quhet, ndoshta jo asociacion,por me emër tjetër, megjithatë me kompetencat e përmendura është subjekt i ri shtetëror që po lind në territorin e Kosovës. E keqja është se veç komunave veriore do të futen në këtë subjekt edhe shumë komuna brenda Republikës, e që de-fakto është përfundimi i Republikës në sovranitet dhe në tërësi territoriale të shtetit. Ky subjekt thuhet në marrëveshje do të ruan një kanal komunikimi me Prishtinën. Nuk qëndron se t' i nënshtrohet shtetit të Kosovës, por thuhet vetëm do të ketë një kanal komunikimi. Në këtë mënyrë e humb shteti unitetin e shtetit dy-shkallësh dhe krijohet një subjekt i ri, që shtrihet në Kosovë. Me formën e marrëveshjes ky subjekt politiko-juridik e organizativ nuk ka as nënshtrim ndaj Kushtetutës, ligjeve të Republikës dhe organeve të shtetit. Thjeshtë subjekt i ri politiko-juridik e organizativ.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".