Policia e Kosovës urgjentisht duhet pastruar nga shkelësit e ligjit, 98 polic arrestuar për keqpërdorimi të detyrës e vepra lajm për tu shqetësuar nga rritja e ndikimit të krimit të organizuar

Policia e Kosovës urgjentisht duhet pastruar nga shkelësit e ligjit, 98 polic arrestuar për keqpërdorimi të detyrës e vepra lajm për tu shqetësuar nga rritja e ndikimit të krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 30 March 2023 - 15:26

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

Spastrimi duhet të filloj sa më parë, dhe si kusht ishte dashur të fillohet verifikimi i atyre policëve se a e meritojnë me punua në polici.  Këtë verifikim përpos policisë duhet ta kryejnë edhe AKI, dhe si shkak të verifikimeve policore duhet të shërbejë raporti i inspektoriatit të policisë para Komisionit të Kuvendit të Kosovës që e alarmon këtë gjendje që në aq numra të mëdhenj janë të suspenduar, të dënuar, apo me masa disiplinore të ndëshkuar që kishin rënë ndesh me ligjin duke abuzuar. Vetëm gjatë vitit të kaluar inspektorati i policisë së Kosovës ka trajtuar 1697 ankesa për shpërdorim të detyrës nga zyrtarët policor. Në fushën e parandalimit raportohet se janë hetuar 257 punonjës policor dhe janë arrestuar 108 punonjës. Po ashtu është rekomanduar suspendimi i 164 punonjësve  policor.

 

Për të qenë shteti funksional dhe i fuqishëm, duhet ti ketë institucionet shtetërore në përputhshmëri me Kushtetutën e shtetit, prandaj institucionet kryesore të një shteti janë Ministritë. Në çdo shtet rendësi e madhe i kushtohet ligjshmërisë  së institucioneve, e posaçërisht Ministria e Punëve të Brendshme është njëra ndër ato institucione që në përputhshmëri me ligjin e saj dhe kushtetutën, në të cilin ligj janë të shpjeguara autorizimet dhe kompetencat e policisë, prandaj jo rastësisht policia sipas ligjit në bazë të kompetencave, është i vetmi institucion që ligjërisht iu jep të drejtë që  përpos uniformave ti bartin si pjesë përbërëse edhe armët gjatë kryerjes së detyrave policore që i parasheh ligji sipas vendeve të punës dhe kompetencave që i kanë. Ato armë ata mund ti përdorin në përputhshmëri me ligjin, ndaj personave të cilët janë në kundërshtime me ligjet dhe kushtetutën, dhe policia duhet të jetë në mbrojtje të qytetarëve të atij shteti, dhe në mbrojtjeje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe objekteve të rëndësishme shtetërore që i parasheh ligji të mbrohen, në përputhshmëri me kushtetutën e shtetit.

Funksionimi ligjor i shtetit  varet shumë nga policia e shtetit, prandaj policia për ti krye ato obligime ligjore duhet të jetë mirë e shkolluar, me shkollime të rregullta si në shtetet e BE-së, dhe duhet të jetë  apolitike,  duhet ta ketë stazhin e benificuar, sigurimin shëndetësor, dhe pagat meritore, sepse vetë fakti që ligji iu lejon ta bartin armën dhe përdorimin e saj kur janë plotësuar kushtet, e dëshmon rrezikshmërinë e jetës  së policisë, prandaj jo rastësisht që nga paslufta e deri më tani janë të vrarë rreth 27-30 polic,  fakt ky që e dëshmon atë shpjegimin e bartjes së armës. Formimi i policisë qysh nga paslufta e deri më tani i ka mangësitë e saja mjerisht të mëdha, prandaj edhe tani po vërehen ato mangësi, sepse pasluftës „komandantë çlirimtar të ndryshëm“ epshin urdhra dhe i pranonin ata të cilët ata donin ti kenë në polici për qëllimet e tyre, dhe nuk u shfrytëzua eksperienca që dikur  ishte shumë profesionale  në  sistemin monist, kur ishte Akademia Policore 4 vjeçare që e kryenin kadetët gjatë shkollimit të tyre. Kadetët e tillë  kur fillonin punën e policit  ishin të përgatitur dhe në përputhshmëri me ligjet i kryenin detyrat e tyre të përditshme.  Këto dukuri kriminale të tanishme që po hasen në policinë e Kosovës nuk i kishin atëherë,  në sistemin monist, por këto po vijnë e theksohen luftës si pasojë e pranimit me të „njohshëm“   në polici ku kursi i atyre zgjaste dy, tri apo katër javë, prandaj me një kurs kaq të shkurt, nuk mund të përgatitet një polic që tërë jetën ka me qenë në shërbim të popullit. E keqja e madhe e pas luftës ishte se ata që ishin të shkolluar si polic apo eprorët e policëve nuk  konsultoheshin  dhe nuk iu lejohej që ata ti udhëheqin ato punë, por ndaj tyre kishin rezerva, sepse kishin punuar në sistemin monist, edhe që shumë nga ata polic apo epror ishin pjesëmarrës të luftës, të dënuar dhe të burgosur politikisht nga Serbia, prandaj jo rastësisht e kemi tani këtë situatë të tillë. Tani kur është sistemi pluaralist në Kosovë, ishte dashur që policia të jetë tërësisht jashtë ndikimeve politike e partiake, që përkundrazi është duke ndodhur, ku e tërë policia është partiake, dhe kush i fiton votat nga ana e partive e ndërron drejtorin-udhëheqjen e policisë dhe i emëron në ato poste njerëzit e besueshëm partiak.  Si dëshmi kemi raste kur njëra parti e emëronte  Drejtorin e Policisë deri sa ishte në pushtet, dhe kur i humbte zgjedhjet, ai Drejtori e lëshonte policinë, por partia që i kishte shërbye për qëllimet e saja, e dominonte për deputet!  Prandaj këto janë dëme të mëdha që i shkaktohen policisë me këto veprime.  Është për me u habitë se si edhe tani që Kosova ka kuadro mjaftë të afta të punëve të brendshme, qoftë në pension apo në struktura të ndryshme, e vetmja është MPB-ja që nga paslufta e deri më tani që si ministri nuk i cakton njerëzit profesional që e njohin atë profesion si Ministra të asaj ministrie, kurse në ministrit tjera s’mund me ndodhë që njeriu për shembull që si njeh financat me u emërua Ministër i Financave, apo të tjera ministri si e drejtësisë, ushtarake etj, sepse i pari i ministrisë kur e zotëron dhe e njeh atë profesion ashtu si duhet ai e qeverisë atë ministri ashtu si duhet. Kur bëhet fjalë tani për policinë e Kosovës, Inspektorati i Policisë i ka dëshmitë e shkelësve dhe keqpërdoruesve në numra të mëdhenj të policëve që janë në procedura që të përgjigjen për vepra anti ligjore kriminale që i kanë krye. Tani është e domosdoshme që të filloj urgjentisht pastrimi i policisë përbrenda sajë, sepse pa një spastrim të policisë, edhe shteti nuk mundë të jetë  i pastër. Spastrimi duhet të filloj sa më parë, dhe si kusht ishte dashur të fillohet verifikimi i atyre policëve se a e meritojnë me punua në polici.  Këtë verifikim përpos policisë duhet ta kryejnë edhe AKI, dhe si shkak të verifikimeve policore duhet të shërbejë raporti i inspektoriatit të policisë para Komisionit të Kuvendit të Kosovës që e alarmon këtë gjendje që në aq numra të mëdhenj janë të suspenduar, të dënuar, apo me masa disiplinore të ndëshkuar që kishin rënë ndesh me ligjin duke abuzuar. Vetëm gjatë vitit të kaluar inspektorati i policisë së Kosovës ka trajtuar 1697 ankesa për shpërdorim të detyrës nga zyrtarët policor. Në fushën e parandalimit raportohet se janë hetuar 257 punonjës policor dhe janë arrestuar 108 punonjës. Po ashtu është rekomanduar suspendimi i 164 punonjësve policor. Tani këto detaje i ka zbardhur para deputetëve krye shefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj. Këto detaje të zbuluara për devijim në ushtrimin e detyrës dhe zbatimin e ligjit nga ana e policisë flasin mjaft, dhe lënë dyshime edhe për shumë vepra të tjera se a janë të gjitha ato vepra kriminale të zbuluara në mesin e policisë, prandaj edhe këto fakte na detyrojnë që të bëhen reforma substanciale në punësim dhe në këtë sektor të policisë, pasi policia është hapi i parë i veprimit të funksionimit të shtyllës së drejtësisë në luftën kundër krimit, dhe pa një polici të profesionalizuar dhe të pandikuar nga grupet e interesit dhe apolitike, nuk mund të ketë as drejtësi efikase dhe as luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe krimeve në përgjithësi.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".