Papa Françesku shtrohet në spital

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 14:00
Papa Françesku shtrohet në spital

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut nuk duket të jetë aq e mirë, pasi ai është shtruar në spital së fundmi.

Zëdhënësi i tij Matteo Bruni në një deklaratë për mediat tha se Papa Françesku shkoi në spitalin Gemelli të Romës për një kontroll të planifikuar.

“Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli që prej pasdites së sotme për disa kontrolle të planifikuara më parë”, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç shihet thuhet nga komunikata Papa Françesku, mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.

Sipas mediave italiane stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar. 

(Kosova Sot Online)