Institucionet e Kosovës duhet të zgjohen nga gjumi, krimet serbe të adresohen e mos të amnistohen

Institucionet e Kosovës duhet të zgjohen nga gjumi, krimet serbe të adresohen e mos të amnistohen
Institucionet e Kosovës duhet të zgjohen nga gjumi, krimet serbe të adresohen e mos të amnistohen

Dardan Grapci

  • 13 April 2023 - 15:21

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Fatura e Serbisë, ajo e krimeve  të luftës është shumë e madhe, prandaj e vetmja gjë që mundet me shlye këtë borxh është që ta pranojnë fajin dhe të arrestohen të gjithë ata pjesëtar të zingjirit komandues urdhërdhënës dhe ata  ushtar Serb që kanë vrarë njerëz të pafajshëm, si dhe të paguhen edhe dëmet morale e materiale që janë pjesë e krimeve të luftës.

 

Institucionet e Kosovës, si duket,  i kemi në gjumë, edhe pas të gjitha atyre provokimeve e skandaleve që po ia bënë Serbia Kosovës, dhe ende duket se nuk e kanë në plan të zgjohen nga gjumi. Institucionet e Kosovës është dashur qysh në vitin 2014 ta padisin Serbinë për krimet e luftës në Gjykatën e Strassburgut, e jo të lejohet dhe të votohet Gjykata Speciale në Hagë pa u denoncuara paraprakisht krimet serbe nga makineria ushtarake shtetërore e Serbisë. Edhe pse kanë kaluar 24 vite nga përfundimi i luftës, dëmet që Serbia ia ka bërë Kosovës e kap shifrën mbi 5 miliard euro. Vetëm qyteti i Pejës i cili ka qenë 70% i shkatërruar e kap shifrën afër 2 miliard euro. Nëse vazhdohet me kalkulimet e dëmeve  në secilën pjesë të Kosovës atëherë del shifër e pa kapshme astronomike e dëmeve të luftës dhe adresimi i kësaj çështje është një përgjegjësi e madhe institucionale e shtetit, drejtësisë dhe e vetë klasës politike. Prandaj krimet në Kosovë që i ka bërë Serbia nuk mundë dhe as nuk duhet të mohohen nga këta politikan tanë të cilët po e lavdërojnë Vuçicin  për  dialogun dhe marrëveshjet kurse po harrojnë ose qëllimisht po e amnistojnë për krimet e tij. Fatura e Serbisë, ajo e krimeve të luftës është shumë e madhe, prandaj e vetmja gjë që mundet me shlye këtë borxh është që ta pranojnë fajin dhe të arrestohen të gjithë ata pjesëtar të zingjirit komandues urdhërdhënës dhe ata ushtar Serb që kanë vrarë njerëz të pafajshëm, si dhe të paguhen edhe dëmet morale e materiale që janë pjesë e krimeve të luftës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".