Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Kosovës duhet të përsëritet

Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Kosovës  duhet të përsëritet
Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Kosovës  duhet të përsëritet

Agim Bajrami

  • 14 April 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Shembulli drastik i së keqes është Këshilli i Prokurorisë së Kosovës(KPK), ku në rastin e kandidaturës së propozuar të kryeprokurorit të Kosovës, kur presidentja , refuzon të dekreton ,ndërsa Këshilli Prokurorisë së Kosovës ,insiston në propozimin e vetë, edhe për kundër, kundërshtimit të kandidatit të propozuar , edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të Kosovës,do të duhej të përsëritet ,dhe të ri shpallet KONKURSI, duke mundësuar aplikime të kandidatëve ,duke i konsideruar aplikacionet dhe kandidaturat të cilat i plotësojnë kriteret dhe kushtet ligjore të kërkuara për kryeprokuror të Kosovës.

-ShBA-ja është vendi i vetëm në botë, ku praktikisht tregon, se funksionimi i shtetit ligjor vlen për të gjithë qytetarët amerikane.

Demokracia amerikane ,për dyshimet e bëra lidhur me shkeljen e ligjshmërisë nga ish presidenti amerikan Trump , u soll ditëve të fundit para organeve të drejtësi amerikane, për tu përball me provat e fajësisë së tij. Kjo tregon se në shtetin Amerikan asnjë individ nuk është mbi ligjin ,dhe se funksionimi i demokracisë ligjore në ShBA është organizim i lartë i shtetit demokratik ligjor të SHBA-ve dhe vetëdije e lartë e qytetarëve amerikan.

Por, si funksionojnë shtetet dhe shoqëri ballkanike?

Në shtet dhe shoqëritë ballkanike , krimi i lartë gjendet kudo në strukturat partiake e shtetërore e shoqërore ,dhe në këto subjekte shtetërore e shoqërore ,funksionon mendësia mesjetare ballkanike ,ku bartësit e funksioneve shtetwroro-shoqërore janë të privilegjuar dhe nuk janë të përgjegjshëm për aktet kundërligjshme dhe nuk bëhet fjalë për ndëshkime penale të tyre, e sidomos të atyre autoriteteve që bartin funksione në institucione shtetërore, shoqërore, e të kulteve religjioze. Në Serbi, për krimet e luftës dhe akteve gjenocidi , nuk ndëshkohet askush dhe as që kërkohet përgjegjësia shoqërore,madje shpërblehen me poste të larta shtetërore, dhe kjo mirëpritet edhe nga klerikët fetarë, dhe qytetarët serb, duke i përkrah të inkriminuarit për akte të vrasjeve të etnisë tjetër në rastin e viktimave shqiptare ,kroate e boshnjake , dhe për korrupsion masiv në shoqërinë e tyre dhe mendësia serbe është e formimit të tillë ,të inkriminuarit, t'i mbroj dhe t'i shpërblejë dhe ti lavdëroj si heronj kombëtar.

Edhe në Shqipëri , media ndërkombëtare shkruajnë për krime masive në institucionet politike të shtetit shqiptar dhe të shoqërisë civile, por asnjëherë bartësit e funksioneve shtetërore e shoqërore nuk ndëshkohen, por të njëjtëve, posa t'u skadon afati kushtetues i ushtrimit të funksioneve shtetërore e shoqërore, u kthehen përsëri formimi të partive politike, si rasti i ish presidentit Berisha dhe Meta ,ndërsa qytetarët shqiptarë vrapojnë pas tyre sikur të ishim 'mesia' , edhe pse, nga lidershipi i tyre në funksionet shtetërore, asgjë nuk kanë pasur përfitime të dobishmërisë së përgjithshme shoqërore.

Kjo të tregon mendësinë e shoqërisë shqiptare, ku funksionimi i ligjit nuk është pjesë e formimit dhe kulturës së tyre , dhe vështirë që do të supozohej për funksionim të demokracisë ligjore në Shqipëri, e lëre më e shembullit amerikan. Edhe Kosova ,nuk është përjashtim ,nga shembujt e Ballkanit të demokracisë jo funksionale, e të sundimit ligjor. Në Kosovë , funksionimi i demokracisë ligjore është çështje për të dëshiruar. Nuk ka sundim të ligjit ndaj të gjithëve banorëve kosovarë .Partitë politike janë të shndërruar në çerdhe të krimit të organizuar, korrupsioni shoqëror dhe institucional shtetëror është enormë.

Ekziston vetëdija shoqërore e pa ndeshkushmerisë ndaj akteve kriminale. Krimi është i përfshirë jo vetëm në institucionet shtetërore dhe shoqërore ,por krimi dhe korrupsioni janë pjesë e mendësisë kosovare, nga familja,çerdhja e fëmijëve,shkolla,universiteti dhe deri te strukturat shoqërore dhe shtetërore, dhe vetë mënyra e të jetuarit e shoqërisë është pajtueshmëri e masës së gjerë për të përkrahur të keqen brenda vetit ,dhe nuk nuk ka formim të përgjegjësisë shoqërore, që krimi dhe e keqja në përgjithësi të luftohen, e të afirmohen vlerat njerëzore, të përkrahet e mira e atyre që punojnë e sjellin të arritura për të mirën e përgjithshme.

Shembulli drastik i së keqes është Këshilli i Prokurorisë së Kosovës(KPK), ku në rastin e kandidaturës së propozuar të kryeprokurorit të Kosovës, kur presidentja , refuzon të dekreton ,ndërsa Këshilli Prokurorisë së Kosovës ,insiston në propozimin e vetë, edhe për kundër, kundërshtimit të kandidatit të propozuar , edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të Kosovës,do të duhej të përsëritet ,dhe të ri shpallet KONKURSI, duke mundësuar aplikime të kandidatëve ,duke i konsideruar aplikacionet dhe kandidaturat të cilat i plotësojnë kriteret dhe kushtet ligjore të kërkuara për kryeprokuror të Kosovës. Kosovës, i duhet që funksionet e institucioneve shtetërore, të plotësohen nga personat e aftë profesionalisht, të pa anshëm politikisht ,dhe të vendosur për vendosjen e sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit për të gjithë pa dallim. Dhe kurrsesi një segment i drejtësisë siq është Këshilli i Prokurorisë i Kosovës(KPK) të barrikadohet në propozimin e kandidaturës së vetë,edhe kur atëherë, kandidatura e tyre kontestohet,për nga integritetin e tij profesional,moral , dhe ndershmërisë shoqërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".