Hetimet nga SPAK për aferën Rama - McGonigal të varura nga institucionet për hetim dhe zbulim që janë duke u kryer në SHBA

Hetimet nga SPAK për aferën Rama - McGonigal të varura nga institucionet për hetim dhe zbulim  që janë duke u kryer në SHBA
Hetimet nga SPAK për aferën Rama - McGonigal të varura nga institucionet për hetim dhe zbulim  që janë duke u kryer në SHBA

Xhevat Meha

  • 13 April 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Kriminaliteti ne Shqipëri është masiv, njëjtë si në Kosovë në mos edhe me nivele më të lartë. Qasja në luftimin e kriminalitetit nga SPAK pres të bëhet e menduar, me një strategji dhe drejtim të mirë menduar. Nuk mund të luftohet një kriminalitet i organizuar dhe i mbështetur nga rrjetet kriminale të lidhura me Putinin me një qasje stihike pa e paramenduar mirë.

-Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejt të goditjeve kundër krimit dhe zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri. Zhvillimet e hetimeve, ngritja eventuale e aktakuzave dhe gjykimet kanë procedurat dhe rrjedhojën e vet që nuk lidhen shumë me afate tjera. Afera McGonigal është shumë me peshë për përfshirjen në krime të niveleve të larta të politikës në Shqipëri, mirëpo hetimet pres që të shkojnë ngadalë. Hetimet nga SPAK do të janë shumë të varura nga hetimet që institucionet për hetim në SHBA janë duke i kryer. Kriminaliteti ne Shqipëri është masiv, njëjtë si në Kosovë në mos edhe me nivele më të lartë. Qasja në luftimin e kriminalitetit nga SPAK pres të bëhet e menduar, me një strategji dhe drejtim të mirë menduar. Nuk mund të luftohet një kriminalitet i organizuar dhe i mbështetur nga rrjetet kriminale të lidhura me Putinin me një qasje stihike pa e paramenduar mirë. Një qasje e mirë menduar se pari nuk mund të lejoj nguti, punohet hap-pas-hapi për të siguruar mos dështimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".