Lajçak po punon mbrapshtë, me agjendë për ta acaruar gjendjen dhe pamundësuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Lajçak po punon mbrapshtë, me agjendë për ta acaruar gjendjen dhe pamundësuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Hajrullah Tërnava

  • 12 May 2023 - 16:59

Shkruan:ANALISTI:Hajrullah Tërnava

Me qindra fshatra të djegura dhe dëbimin e popullatës nga vendi i tyre, mbi një milion banorëve, dhe ai numër i madhe i të vrarëve qe edhe sot nuk dihen për shumë persona as ku janë kufomat e tyre dhe ku janë të varrosur, e sidomos për të vrarët e një numri që i kanë tërhequr kufomat dhe i kanë bartë në Serbi, e që llogariten mbi 1600, prandaj duke i pasur të gjitha këto fakte parasysh, pse ende po u deshka me ja mbajt anën Serbisë!?

 

Përfaqësuesit ndërkombëtar që i ndërmjetësojnë marrëveshjet për një pajtim mes Serbisë dhe Kosovës qe disa vite me radhë, duhet të jenë për të dy palët me qasje të njëjtë kur i ndërmjetësojnë, e jo kurrsesi si në këtë rast Lajçak që po shihet ashiqare se po ia mbanë anën Serbisë. Duhet të ja përkujtojmë z. Lajçak dhe Serbisë se sigurinë e Kosovës e garanton KFOR-i si pjesë e NATO-s që është, dhe atë konflikt nëse e shkakton Serbia dihet se çfarë mundet me e gjet atë. Marrëveshja duhet të arrihet gjithsesi por jo një marrëveshje që kishte me shkaktua konflikte sikur ajo e Srpska Republikës në Bosnje dhe Hercegovinë, që tani është një rrezik për konflikt dhe shkaktues i ndonjë lufte të re, prandaj janë të pa pranueshme, deklarimet kërcënuese dhe shantazhuese ndaj shtetit të Kosovës. Nuk mundë të pranohet assesi kushtëzimi i Emisarit të BE-së Miroslav Lajçak me kërkesën për Asociacionin, duke thënë se ose duhet të pranohet asociacioni si kompromis për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të shtetit, ose do të ketë konflikt të ri në veriun e Kosovës. “Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne definitivisht do të fokusohemi në normalizim, prandaj duhet të shmangim një de eskalim apo konfrontim” , ka deklaruar Lajçak në Prishtinë pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin Kurti. Ai ka thënë se pas paraqitjes së draftit të parë nga ekipi menaxhues, ndërmjetësit janë duke punuar për ta ofruar një draft të ripunuar si kompromis i pranueshëm për të dyja palët, por nuk ka dhënë detaje se deri ku mundë të shkon modifikimi dhe ofrimi i versionit të ri për të bërë kompromis të pranueshëm nga pala serbe dhe kosovare. “Lehtësuesit janë për të gjetur një mes dhe këtë saktësisht do të bëjmë këtë. Ajo që është e pranueshme për BE-në është e bazuar në normat dhe vlerat evropiane, që janë në përputhje me modelet ekzistuese evropiane” , ka deklaruar ai pa saktësuar asnjë element detal. Pas këtij deklarimi të përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun, ka reaguar Shoqëria civile, Instituti Demokratik i Kosovës duke theksuar se gjithçka që mundë të bëhet për ti dhënë zgjidhje duhet të jetë vetëm bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është i papranueshëm çdo model për Asociacionin që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që s’përputhet me udhëzimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. “Duke qenë se, një prej çështjeve më akute që derivojnë nga dialogu është statuti i Asociacionit, KDI e konsideron të papranueshëm çdo model të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që është në s’përputhje me udhëzimet e Aktgjykimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese” , thuhet në komunikatën e IKD-së. Tutje thuhet se Kosova në vazhdimësi ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë, në veçanti nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës, prandaj edhe në këtë drejtim duhet të gjendet zgjidhja. Pas propozimeve mbi draft-statutin dhe diskutimeve mbi rregullimet alternative të Asociacionit, KDI i rikujton Qeverisë së Kosovës se “të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë” , thuhet në reagim. Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të hënën në Bruksel do të zhvillohet një takim ndërmjet krye negociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi tha se janë kuptuar për “radhën e hapave” që duhet hedhur, dhe tha se me ta pati “një diskutim të rëndësishëm”. Është për tu habitur se si Lajçak sillet në këto ndërmjetësime kur i ka të gjitha gjanat e qarta që nga nënshkrimi i kapitullimit të Serbisë në marrëveshjen e Kumanovës, shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 dhe njohjeve ndërkombëtare që janë në gjithsejtë 118 shtete, ankesës nga ana e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që këtë pavarësi e konfirmoj kjo gjykatë. Serbia është ai shtet që i ka shkaktuar të gjitha luftërat që kanë ndodhur me shtetet tjera si me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, sidomos gjenocidin e shkaktuar në Kosovë ndaj një popullate të pa mbrojtur dhe dëmet materiale të krijuara. Me qindra fshatra të djegura dhe dëbimin e popullatës nga vendi i tyre, mbi një milion banorëve, dhe ai numër i madhe i të vrarëve qe edhe sot nuk dihen për shumë persona as ku janë kufomat e tyre dhe ku janë të varrosur, e sidomos për të vrarët e një numri që i kanë tërhequr kufomat dhe i kanë bartë në Serbi, e që llogariten mbi 1600, prandaj duke i pasur të gjitha këto fakte parasysh, pse ende po u deshka me ja mbajt anën Serbisë!? Sikur të ishin udhëhequr bisedat në këto aspekte dhe të argumentohen këto dëme që i ka bërë Serbia gjatë luftës, nga ana e ndërmjetësuesve, problemi i pajtimit mes këtyre dy shteteve moti do të kishte ndodhur dhe tani ishte harrua kjo çështje, e jo si deri më tani që me vite po prolongohet kjo marrëveshje rreth pajtimit, ku e tërë bota e dinë se kush është fajtori i të gjitha luftave që kanë ndodhur deri në vitin 1999, por me që ndërkombëtarët po janë tolerues. Serbia po e shfrytëzon këtë situatë dhe po mundohet që t’ia shkëput Veriun e Kosovës më katër komunat e saja, kurse tani edhe gjashtë komuna serbe që mbesin në përbërje të shtetit të Kosovës, prapë do të shkaktoj probleme të pa imagjinueshme në të ardhmen Kosovës, kurse për tri komunat e shqiptarëve në Serbi dhe mbi njëqind mij shqiptar qe gjenden në Beograd as që komentohet apo bisedohet situata e tyre!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".