Nuk mundë të arsyetohet ish prokurori i pensionuar me heqjen dorë nga aktakuza për 130 kg. drogë të zbuluar, të hetohet lidhja e tij dhe marrëveshja me mafien që e ka amnistuar

Nuk mundë të arsyetohet ish prokurori i pensionuar me heqjen dorë nga aktakuza për 130 kg. drogë të zbuluar, të hetohet lidhja e tij dhe marrëveshja me mafien që e ka amnistuar
Nuk mundë të arsyetohet ish prokurori i pensionuar me heqjen dorë nga aktakuza për 130 kg. drogë të zbuluar, të hetohet lidhja e tij dhe marrëveshja me mafien që e ka amnistuar

Dardan Grapci

  • 12 May 2023 - 16:54

Shkruan:ANALISTI: Dardan Grapci

Qytetarët që e kanë humbur besimin në drejtësi, me të drejtë dëgjohen duke pyetur se deri kur do të vazhdohet mungesa e skajshme ekstreme e llogaridhënies dhe sjelljes së pa përgjegjshme të zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, të cilët janë duke vazhduar pa pendueshëm dhe krejtësisht në mënyrë të hapur duke e mbrojtur korrupsionin, mafien dhe krimin e organizuar, dhe në emër të zbatimit të ligjit janë edhe ata deri në fut të korruptuar e duke bashkëjetuar fund e krye me krimin e organizuar. Kapja e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë nga nëntoka kriminale nuk ishte diçka e re, sepse ky problem ka filluar nga paslufta në Kosovë, por mbetet mister arsyeja e dorëheqjes së Prokurorit Metush Biraj, pse bash në momentet vendimtare ky prokurorë heq dorë nga rasti i trafikimit me marihuanë? Aktakuza për kapjen e 130 kg. marihuanë tek trafikantët e drogës nuk duhet të mbetet në hije, prandaj dorëheqja e Prokurorit Biraj nuk duhet të lihet me kaq, duhet të hetohet, sepse siç thotë populli.

 

 "Këtu diçka po zihet". Gjithashtu duhet të hetohen dy kompanitë kosovare tek të cilat është gjetur i fshehur dhe paketuar për tu transportuar sasia e drogës prej 130 kg., dhe në fund të gjithë së bashku të dalin para drejtësisë. Institucionet e drejtësisë, në këtë rast vetë KPK-ja duhet të jetë shumë më e ashpër në instalimin e llogaridhënies dhe të përgjegjësisë për detyrat dhe obligimet ligjore që ju besohen prokurorëve të secilit rast, duke vlerësuar dhe monitoruar të gjitha rastet e ngritjes së aktakuzave se si dhe deri ku kanë arritur për tu hetuar dhe dëshmuar. Nuk guxon të lejon kjo Qeveri vazhdimin e funksionimit të dështuar sikur ka ndodhur pe dekada gjatë qeverisjes së kaluar, dhe akoma është me të njëjtin avaz duke vazhduar, por me urgjencë duhet të miratohet legjislacioni i ri, adresimi i saktë i llogaridhënies dhe përgjegjësisë që shkëputë të ligja lidhet e mundshme të institucioneve ligj zbatuese me rrjetet kriminale të nëntokës dhe të mafies. Qytetarët që e kanë humbur besimin në drejtësi, me të drejtë dëgjohen duke pyetur se deri kur do të vazhdohet mungesa e skajshme ekstreme e llogaridhënies dhe sjelljes së pa përgjegjshme të zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, të cilët janë duke vazhduar pa pendueshëm dhe krejtësisht në mënyrë të hapur duke e mbrojtur korrupsionin, mafien dhe krimin e organizuar, dhe në emër të zbatimit të ligjit janë edhe ata deri në fut të korruptuar e duke bashkëjetuar fund e krye me krimin e organizuar. Me të drejtë tash po krijohet bindja edhe në rastin e prokurorit Biraj si argument plus, se si e ka arritur kulmin lidhjes me nëntokën kriminale dhe mafien sistemi prokuroria që lejon zvarritjen deri në dekadë të finalizimit të hetimeve për rastet serioze kriminale, siç është edhe shembulli i fundit i heqjes dorë të prokurorit Metush Biraj nga ndjekja e rasti të trafikimit me drogën, rast bombastik, që në momentin e zbulimit dhe të kapjes, ishte edhe bërë top lajm për kinse efikasitet dhe rezultat në hetim e zbulim të krimit me trafikim të sasive të mëdha të drogave në tregjet edhe jashtë Kosovës. Derisa raportohet se Metush Biraj kishte në dispozicion si prova edhe video-incizime të cilat ishin realizuar përgjatë aksionit të zbulimit dhe konfiskimit të drogës, nuk mundë të pranohet deklarimi i tij se nuk ka pasur prova për ta mbrojtur aktakuzën e ngritur nga vetë ai, për rastin që kishte ndodhur më 24 dhe 28 tetor të vitit 2017. Përfundimisht dhe fuqishëm krijohet dyshimi për një skenar të manipuluar që vepra të mos ndiqet, që personat në këtë rast të amnistohen e mos ndëshkohen, sepse kanë kaluar më shumë se 5 vite duke pushuar dhe mos u zhvilluar asnjë procedurë e raportuar për hetim, verifikim dhe zbulim të provave për ta kapur rrjetin i cili ishte i përfshirë në këtë trafikim. Ky është një rast skandaloz i cili fletë shumë për kapjen e madhe, blerjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga ana e nëntokës së krimit të organizuar, blerje kjo e cila duhet me urgjencë hetuar dhe zbuluar, për ti nxjerrë të njëjtit me aktakuza në bankën e zezë, me kallëzime penale për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".