Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, grushti i fundit i rëndë për ta rrëzuar kandidaturën e manipuluar të Blerim Isufajt për Kryeprokuror shteti, e propozuar nga lidhja KPK-së me krimin e organizuar

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, grushti i fundit i rëndë për ta rrëzuar kandidaturën e manipuluar të Blerim Isufajt për Kryeprokuror shteti, e propozuar nga lidhja KPK-së me krimin e organizuar
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, grushti i fundit i rëndë për ta rrëzuar kandidaturën e manipuluar të Blerim Isufajt për Kryeprokuror shteti, e propozuar nga lidhja KPK-së me krimin e organizuar

Gani Qarri

  • 16 May 2023 - 15:12

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Odisejada e çështjes së Kryeprokurorit, me kandidaturën e kontestuar, ka kaluar në pritje më shumë se një vit, që nga 8 prilli i vitit 2022 kur është dorëzuar, por nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës ka qenë e pa mundur që të kryhet obligimi ligjor për një proces që ka vazhduar me një mal ankesash dhe është kërkuar që të rikthehet në pikën zero, të refuzohet dekretimi dhe të kërkohet rishpallja e konkursit nga fillimi.

 

Kundër propozimit të Blerim Isufajt nga KPK kishin reaguar jo vetëm kundër kandidatët, por edhe shoqëria civile, si dhe ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës. Ndaj dhe propozimi i katapultuar për kryeprokuror, nga KPK- famoz, tash e më shumë se një vit, është duke pritur në kabinetin e Presidentes Dr. Vjosa Osmani për tu dekretuar. Kurse kontestimi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit, në Gjykatën Kushtetuese, pritet të jetë fundi i një procesi të turpshëm të manipuluar dhe të korruptuar, të cilin e ka orkestruar për interesat e veta nëntoka e krimit të organizuar në Kosovë. Dhe duke pasur parasysh mënyrën manipuluese e të dyshimtë të nxjerrjes së kandidaturës, dekreti është kundërshtuar me plot të drejtë edhe nga presidentja, për shkak të situatës së krijuar, që është në pritje të përfundimit të plotë të realizimit të së drejtës së kundër kandidatëve për tu ankuar! Për aq më tepër edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka njoftuar së fundi Zyrën e Presidentes së Kosovës se ka marrë, një kërkesë për kontestimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit me plotë manipulime e parregullsi. Dhe siç është njoftuar Presidentja nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në këtë Gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale e njërit prej kundër kandidatëve në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit nga ana e KPK-s. Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e manipuluar të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. Kundër propozimit të Blerim Isufajt nga KPK kishin reaguar jo vetëm kundër kandidatët, por edhe shoqëria civile, si dhe ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës. Andaj pavarësisht se Zyra e Presidentes vazhdimisht ka qenë e atakuar duke ju kërkuar dekretimi pa kusht i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të shtetit, ajo këto ultimatume dhe kërkesa i ka refuzuar deri më tani duke deklaruar me të drejtë, se të gjitha veprimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, do t`i ndërmarrë në përputhje me mandatin e saj kushtetues. Kjo për faktin se Presidentja, duhet respektuar pavarësinë e procedurave gjyqësore, sikurse edhe të drejtën e kandidatëve për të shteruar të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore për realizmin e të drejtave të tyre. Odisejada e çështjes së Kryeprokurorit, me kandidaturën e kontestuar, ka kaluar në pritje më shumë se një vit, që nga 8 prilli i vitit 2022 kur është dorëzuar, por nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës ka qenë e pa mundur që të kryhet obligimi ligjor për një proces që ka vazhduar me një mal ankesash dhe është kërkuar që të rikthehet në pikën zero, të refuzohet dekretimi dhe të kërkohet rishpallja e konkursit nga fillimi. Kështu që refuzimi i dekretimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, do të jetë goditja më e rëndë kundër lidhjes së KPK-s me strukturat e krimit, dhe fillimi i shpërbërjes së atyre strukturave, pasi që në pritje, paralel më fillimin e procesit të përsëritjes së konkursit, në procedurë të finalizimit është edhe ligji i Vettingut, apo fshesa kryesore, që pritet ta pastrojë deri në themel, gjithë sistemin e drejtësisë së korruptuar e të inkriminuar deri në fyt!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".