Berisha: Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 14:15
Berisha: Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi për herë të parë rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” humbi si asnjëherë gjatë 32 viteve të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur për humbjen në Shkodër, nëse mban përgjegjësi dhe nëse do të japë dorëheqjen, Berisha tha se nuk tërhiqet kurrë para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror.

Ai tha se sipas tij në Shkodër janë hedhur dhjetëra milionë euro, si dhe qytetarët votuan nën rrethimin e bandave të lidhura me qeverinë.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tani, por dhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14 ose 16 pikë përpara. Nëse t’i mendon se Sali Berisha tërhiqet përpara krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë, unë nuk tërhiqem përpara bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar ku u votua nënë rrethim nga bandit e Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën dhjetëra milionë euro. Jam I bindur se qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë pushtetin e krimi”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)