Refuzimi i ftesës së BE-së për një takim të radhës nga Kurti dhe Vuçiq shton mosbesimin, ngritë në nivel edhe më të lartë tensionimin e situatës dhe sjell ndëshkimin

Refuzimi i ftesës së BE-së për një takim të radhës nga Kurti dhe Vuçiq shton mosbesimin, ngritë në nivel edhe më të lartë tensionimin e situatës dhe sjell ndëshkimin

Hajrullah Tërnava

  • 21 June 2023 - 15:10

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Kjo situatë tani vetë flet për nivelin e tensionimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, me rrezik serioz të shpërthimit në konflikt të hapur, deklarimi refuzues nga ana e Aleksandër Vuçiqit për takim të ri në tavolinë të dialogut me kryeministrin Abin Kurti, për të gjetur zgjidhje rreth situatës së tensionuar në veri dhe procesit tjetër të dialogut të mbetur pezull, për marrëveshjet që duhet zbatuar. Në deklarimet e deritashme publike, Kurti dhe Vuçiq kanë theksuar se nuk ka kushte dhe nuk kanë aspak vullnet për në një takim të ri ballë për ballë, ballafaqim dhe diskutimit lidhur me gjetjen e mundësisë për shtensionim të situatës dhe normalizim.

Situata në te cilën tani grindemi në këtë regjion është mjaft e tensionuar, sidomos që nga kidnapimi dhe burgosja e policëve tonë nga policia serbe në brendësi të territorit tonë, ku ata ishin në patrullim të territorit të veriut që kufizohet me Serbinë, e që në ato pjesë sikur që dihet shumica e popullatës që jetojnë janë serb. Një burgosje e tillë e policisë të një shteti fqinj, nga një polici tjetër e shtetit që pretendon ti përvetësoj ato pjesë të katër komunave që jetojnë si shumicë serbe, shkakton shqetësime dhe tensionime që mund të vjen edhe deri të konflikt luftarak. Fatlumësisht që pas lufte e deri më tani KFOR-i është garantues i sovranitetit të territorit të Kosovës, e kur dihet se KFOR është pjesë perverse e NATO-s. Tani pas burgosjeve të tre policëve niveli i tensionimit është në rritje, sepse kryetari serb Vuçiq që kur është në këtë post e deri tani, gjithnjë shkakton tensione me pretendimet e tija që ta përvetësoj atë pjesë të veriut të katër komunave, dhe si variant i fundit i tij është që në Kosovë të krijohet asociacioni i komunave serbe i ngjashëm me „Srpska Republikën“ në Bosnje, gjë që për Kosovën do të ishte një konflikt i përjetshëm, sepse në rastin e parë ajo pjesë do ta shpallte pavarësinë e sajë dhe do ti bashkëngjitej Serbisë. Kjo situatë tani vetë flet për nivelin e tensionimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, me rrezik serioz të shpërthimit në konflikt të hapur, deklarimi refuzues nga ana e Aleksandër Vuçiqit për takim të ri në tavolinë të dialogut me kryeministrin Abin Kurti, për të gjetur zgjidhje rreth situatës së tensionuar në veri dhe procesit tjetër të dialogut të mbetur pezull, për marrëveshjet që duhet zbatuar. Në deklarimet e deritashme publike, Kurti dhe Vuçiq kanë theksuar se nuk ka kushte dhe nuk kanë aspak vullnet për në një takim të ri ballë për ballë, ballafaqim dhe diskutimit lidhur me gjetjen e mundësisë për shtensionim të situatës dhe normalizim. Duke parë hezitimin e dyanshëm për tu takuar, Bashkimi Evropian ka kërkuar nga të dy liderët e shteteve që të pranojnë takimin pa asnjë kusht, sepse refuzimi automatikisht do të ketë pasoja. Për ta shtensionuar situatën, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave dhe në të njëjtën kohë BE ka paralajmëruar se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja serioze për të dyja palët. Presidenti i Serbisë veçse ka refuzuar të takohet me Kurtin, ndërkaq ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit. Zëdhënësi i BE, Peter Stano, tha se Borrell ka ftuar dy liderët për t’u takuar në Bruksel “për të gjetur dalje nga kriza që po e shohim dhe për t’u kthyer në rrugën e dialogut”. Ai ka thënë se data ende nuk është caktuar, sepse palët nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por Borrell pret një sjellje më të përgjegjshme nga dy liderët. “BE pret që ata të vijnë pa kushtëzime. Blloku evropian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së Petar Stano. “Ftesa e Borrellit është ofertë dhe mundësi për ta që të dëshmojnë se pas të gjithave mund të jenë konstruktivë. Nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por është për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. E për këtë, askush tjetër përveç Vuçiqit dhe Kurti nuk është përgjegjës”, ka deklaruar Stano. Serbia në situatën që tani gjendet, e kur e përkrah Rusin në luftë me Ukrainën, si i vetmi shtet përkrahëse në Evropë i saje, edhe bota demokratike si BE dhe Amerika po ndjekin politika toleruese ndaj Serbisë, si shkak i asaj që ta mbajnë Serbinë si të afërm që ta arrijnë atë marrëveshjen e Ohrit që i qon këto dy shtete Serbi-Kosovë në një pajtim dhe njohje reciproke. Qëllimi është që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen edhe në BE dhe në institucione tjera ndërkombëtare. Me këto sjellje të buta ndaj Serbisë, SHBA dhe BE po synojnë ta kthejnë Serbinë kah Evropa dhe ta largojnë nga Rusia, dhe me këto sjellje të buta ndaj saje që t’ia dëshmojnë se edhe që këto shtete e kanë bombardua në vitin 1999, tani këto shtete nuk janë armike të sajë, prandaj po mundohen që ti pajtojnë këto dy shtete dhe të vij deri te njohjet reciproke mes veti, që i gjithë Ballkani ta vazhdoj rrugëtimin drejtë BE-së si kompaktësi evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".