Spanja në krye të presidencës së BE-së, 6 muaj të vështirë për Republikën e Kosovës

Spanja në krye të presidencës së BE-së, 6 muaj të vështirë për Republikën e Kosovës
Spanja në krye të presidencës së BE-së, 6 muaj të vështirë për Republikën e Kosovës

Nexhat Haziri

  • 06 July 2023 - 16:48

Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri 

Kjo situatë do të vështirësohet akoma tani me marrjen e kryesimit me BE për periudhën gjashtë mujore nga Spanja, një vend që nuk e njehë pavarësinë e Kosovës dhe sipas deklaratave që vijnë nga Madridi zyrtar, një pozicion i tillë nuk do të ndryshohet. Andaj kjo do të duhej ta brengoste qeverinë e Kosovës, dhe do të duhej ta bënte që të lëvizte nga pozicionet e ngurta në drejtim të kthimit të normalitetit të marrëdhënieve me partnerët tanë siç janë SHBA, Britania e Madhe, Gjermani dhe shtetet e tjera perëndimore, në mënyrë që kryesimi i Spanjës me Bashkimin Evropiane të jetë sa më i balancuar dhe mos të ketë ndikim negativ në raportet Kosovë-BE, por edhe me procesin e dialogut me Serbinë.

-Kosova vetëm ka hyrë tani në një fazë të vështirë sa i përket raporteve me Bashkimin Evropiane si shkak i veprimeve të marra në veri të vendit dhe tensionimit të situatës që nga Brukseli , por edhe nga Uashingtoni janë cilësuar të panevojshme , sidomos kur po vazhdonte lufta në Ukrainë nga agresioni i Rusisë, dhe një krizë më tepër në Evropë, sikur e shpërqendronte fokusin  e perëndimit në krizën e Ukrainës për shkak të agresionit rus të paprovokuar. Këtu kemi të bëjmë me mos një dakordim dhe me një mos bashkëpunim të qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Kryeministri Kurti me partnerët ndërkombëtar siç janë shtetet perëndimore dhe SHBA-ja, për hapat e marrë në veri të vendit e që qojnë në një tensionim të situatës në një shkallë të gjerë dhe kokëfortësisë së kryeministrit Kurti për të përmbushur kërkesat e Brukselit por edhe të Uashingtonit që qojnë në shtensionim të situatës në këtë pjesë të vendit, dhe si pasojë e këtyre zhvillimeve tashmë Kosovës ia vu edhe disa masa të ashtuquajtura "disiplinore", por që kanë impakt negativ në zhvillimin ekonomik e social të vendit, por që do ta pengojnë edhe në proceset integruese euro-atlantike.

Kjo situatë do të vështirësohet akoma tani me marrjen e kryesimit me BE për periudhën gjashtë mujore nga Spanja, një vend që nuk e njehë pavarësinë e Kosovës dhe sipas deklaratave që vijnë nga Madridi zyrtar, një pozicion i tillë nuk do të ndryshohet. Andaj kjo do të duhej ta brengoste qeverinë e Kosovës, dhe do të duhej ta bënte që të lëvizte nga pozicionet e ngurta në drejtim të kthimit të normalitetit të marrëdhënieve me partnerët tanë siç janë SHBA, Britania e Madhe, Gjermani dhe shtetet e tjera perëndimore, në mënyrë që kryesimi i Spanjës me Bashkimin Evropiane të jetë sa më i balancuar dhe mos të ketë ndikim negativ në raportet Kosovë-BE, por edhe me procesin e dialogut me Serbinë. Dhe për ta bërë ketë, kryeministrit Kurti i kërkohet që të lejë mënjanë popullzimin dhe të jetë operativ sa i përket kërkesave që vijnë nga Brukseli dhe Uashingtoni për shtensionim të situatës atje dhe gatishmëri që të kthehet në procesin e dialogut , aty ku duhet kërkuar zgjedhje për problemet në veri të vendit por edhe në raportet me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"