Prokurorët politik dhe gjyqi ekonomik i Bashkimit Evropian kundër Kosovës

Prokurorët politik dhe gjyqi ekonomik i Bashkimit Evropian kundër Kosovës
Prokurorët politik dhe gjyqi ekonomik i Bashkimit Evropian kundër Kosovës

Dr. Hysni Aliu

  • 06 July 2023 - 07:54

 

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Në këndvështrimin tim, z. Josef Borrel dhe z. Miroslav Lajçak, tani e tutje, duhet të quhen prokurorët Borrel e Lajçak, ndërsa BE, gjykatësi BE. Vendosja e kufizimeve ndaj Kosovës, ishte kërkesë e këtyre dy prokurorëve, ndërsa gjykatësi BE, miratoj kërkesën e tyre si të arsyeshme, andaj jemi këtu ku jemi. Mbajeni në mend sanksionet ndaj Kosovës janë rrugë e shtruar për sanksione ndaj Serbisë!

-Situatën në të cilën është Kosova, po e krahasoj me një situatë, kur disa kriminel sulmojnë një individ, po ai individi qëllon i zhdërvjellët dhe u rrëmben armët dhe i mund në atë konflikt, e çka bëhet tash, vjen policia, thërrasin prokurorin Lajqak,e Borrel, e këta nervozohen pse ky i ngrati s’ka ndjetë duarkryq po i ka mund sulmuesit, e i thonë, hej ti je fajtor, se u dashtë mos me ua kthye dorën, po me na thirr neve. Çka bëjnë, në vend se me i burgos sulmuesit, e burgosin atë që është mbrojtur. Po e banalizoj pakëz, po me qëllim me e thjeshtësua problematikën.

Faktet janë vula e së vërtetës. E vërteta duhet të jetë energjia e brendshme që na udhëheqë dhe orienton mendjen tonë në drejtimin e duhur. Shtrembërimi i gjërave dhe gënjeshtrat na orientojnë kah dështimi, konflikti dhe stagnimi. Tani po flas me fakte:

-Është fakt që ish kryetari Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, Vuçiq dhe Daçiq nënshkruan marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013 dhe 2015. Është fakt që ajo marrëveshje themelin e ka pas në mashtrim, si nga BE e Mogerini, ashtu edhe nga nënshkruesit e dy palëve në dialog. Është fakt që tri palët kanë mashtruar, së pari BE, pastaj Serbia por edhe Kosova. Po them kështu, sepse ajo marrëveshja është nënshkrua me qellim për tu shpallë antikushtetuese, dhe pastaj kushti për zbatimin e saj do të ishte ndërrimi i kushtetutës së Serbisë, ku Kosova do hiqej nga kushtetuta e saj, pore edhe ndërrimi i kushtetutës së Kosovës, ku asociacionit di ti jepeshin disa kompetenca ekzekutive. Vuçiq dhe Serbia ua luajti lojën BE-së, Thaçit dhe Isës, si rrjedhojë Kosova nuk implementoj asociacionin, ndërsa Serbia nuk hoqi strukturat kriminale nga Kosova. Pastaj është fakt, që as marrëveshja e shtëpisë së Bardhë nuk u zbatua. Është fakt që, asnjë qeveri e mëhershme nuk zbatoj asociacionin, sepse për zbatimin e tij, Serbia duhet të ec përpara dhe ta heq Kosovën nga kushtetuta e vetë, gjë që Serbia nuk e bënë. Çka ndodhi në ndërkohë? Erdhi në krye të shtetit presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, të cilët ja zunë në fyt manipulimet Vuçiqit dhe disave nga BE dhe ish administrata Trump. Qeveria Kurti bëri dy rrotullime thelbësore që e ndryshuan statuskuon;

Në dialogun e Brukselit, kaloj nga pozita e të nënshtruarit dhe urdhër marrësit nga BE dhe Vuçiq, në pozitën e një negociatori të vërtetë, qe nuk shantazhohet, nuk nënshtrohet, dhe nuk mashtrohet.

Ndërroj edhe status kuon në veri të Kosovës, ku prishi furrikun e kriminelëve shqiptaro serb që bashkëpunonin si vëllezër, dhe kriminelëve të Radojqiqit e Vuqiqit të ardhur nga Serbia.. Tani, kur i analizoni këto gjëra, kam një pyetje të thjesht; Përse Kurti qenka antiamerikan e anti evropian, nëse asociacionin nuk e kanë implementuar, as Thaçi, as Isa, as Hoti, as Ramushi?? Përse Kurti qenka krye fort, gjersa është duke e bërë të njëjtën gjë që e kanë bërë edhe paraardhësit e tij, pra nuk e ka implementuar asociacionin, për arsyet e lartpërmendura. Përse Kurti, qenka kryeneç sipas jush, nëse ky po ju thotë që po në do ti zbatojmë të gjitha pikat e marrëveshjes, por pra vini re, thotë por, në mënyrë të menjëhershme, për një kohë të shkurtër, dhe duke bërë njëra një hap e tjetra tjetrin hap, që do të thotë, ecja të jetë në të njëjtën linjë, si dy bashkudhëtarë, ku hecin krah për krahu e jo njëri të vrapoj e tjetri të flenë rrugës. Ky është thelbi i problemit. Kush po e shkakton këtë problem. Lajçak, Borrel, Grenell, Opozita Kosovare, Rama, të cilët po lejojnë që Serbia të flej gjatë këtij rrugëtimi, ndërsa Kosova të vrapon drejtë fundit, ku në momentin që mbërrin në fund Kosova, atëherë pra formon asociacion, Serbia qohet ngadalë , i bon nja 2-3 hapa, dhe thotë, e mirë kjo, po serbët në Kosovë sërish s’janë të kënaqur, edhe ju mua ma mbart Kosovën me luftë në 1999, kështu që për të ecur përpara, unë dua që asociacioni të shndërrohet në Republikë serbe. Këtë po lypin BE, edhe ndërmjetësuesit së bashku me Vuçiqin, po Kurti, ashtu siç nuk pranuan as ata ish kryeministrat tjerë ta bëjnë as ky nuk po e pranon. Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë, që zgjidhje të problemit Kosovë Serbi nuk do ketë me këtë strategji të çmendur e mashtruese evropiane. Kosova dhe Serbia duhet të ecin në një autostradë të shpejtë, që ka dy traka, dhe ku lëvizja e të dy palëve drejtë në kohë, në hapësirë, drejtim dhe në shpejtësi të njëjtë, krah për krahu, dhe ku në cak do mbërrijnë në të njëjtën kohë. Besoj shumë, që kjo situatë është krijuar për të mos u zgjedhur. Sanksionet apo kufizimet janë vendosur për të mos u hequr. Kur dikujt i vendos kushte të papranueshme, natyrisht që s’plotësohen, e ajo qon në konflikt. Pra po kërkohet arsye për konflikt, gjersa tërë kohën po trumbetohet zgjidhja e paqja. Mbajeni në mend sanksionet ndaj Kosovës janë rrugë e shtruar për sanksione ndaj Serbisë. Do e shihni si do rrjedhin gjërat. Vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës, pa kurrfarë baze juridike e logjike, e thyen rezistencën e disa vendeve mike të Serbisë brenda BE së, ndaj sanksioneve ndaj saj. Pa sanksione Serbia nuk thyhet, e as Bosnja e Kosova nuk rehatohen. Edhe ky një konspiracion, që zakonisht del i vërtetë, ashtu siç doli i vërtetë konspiracioni im i para një viti për Ballkanin e Hapur . Kosova është në rrugën e duhur, është mik zemre me perëndimin dhe kështu do mbetet gjithmonë, edhe pse në pamje të jashtme duket krejt ndryshe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".