E ardhmja i takon popullit që lufton për liri dhe bashkim kombëtar, jo konferencave ndërkombëtare që bëjnë pazare me fatin e popullit shqiptar

E ardhmja i takon popullit që lufton për liri dhe bashkim kombëtar, jo konferencave ndërkombëtare që bëjnë pazare me fatin e popullit shqiptar
E ardhmja i takon popullit që lufton për liri dhe bashkim kombëtar, jo konferencave ndërkombëtare që bëjnë pazare me fatin e popullit shqiptar

Muhamet Kelmendi

  • 14 July 2023 - 07:33

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Pozita e Republikës së Kosovës është vënë në gjendje të rëndë.

Nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, sidomos nga z Eskobar, z Hill dhe këshilltari për Ballkanin në Departamentin e SHBA-ve, po kërkohet të themelohet Asociacioni i komunave me shumice serbë, që në fakt e përfshinë 1/4 e tërë territorit të Kosovës. Ky Asociacion, na thonë të deleguarit nga Brukseli, nga Uashingtoni, Parisi e Berlini nuk e dëmton Republikën e Kosovës! Kjo nuk qëndron.

-Themelimi i këtij subjekti pa përcaktuar asnjë kompetencë, veç atyre që dërgohen nga komunat e themeluara pa kritere politiko-juridike e administrative, në organet që i ka Asociacioni, krijon pushtet të fuqishëm juridiko-ekzekutiv dhe politik. Është mashtrim të thuhet se nuk është Republike serbe, si në Bosnjë e Hercegovinë. Garantimet janë të pa vërteta. Fakti se bartet pushteti i komunave në një qendër të Asociacionit, që ka Kuvendin e vetë, udhëheqjen dhe kryetarin e Asociacionit, tregon subjektin juridik me gjerësi ekzekutive.

Në qendër (Kuvend) të Asociacionit barten shumë kompetenca të komunave. Ato janë: 1. Administrata, 2. Shëndetësia, 3. Arsimi e kultura, 4. Infrastruktura dhe planifikimi hapësinor,

5. Ekonomia dhe prona, 6. Gjyqësia dhe prokuroria, që ka edhe Gjykatën e Apelit, e dyta në Republikë, askund tjetër. 7. Unifikimi i policisë dhe komandimi nga qendra e Asociacionit. 8. Vendosja e pavarur për pozitën e këtij subjekti në Kuvendin e Asociacionit, duke përfshirë edhe mundësin që të vendosin vetë për të ardhmen 9. Lidhjet e forta të Asociacionit me Serbinë dhe 10. Kontrollimin e komunave me shumicë serbe nga Asociacioni. I theksova vetëm disa kompetenca që barten në Asociacion. Nëse mbështetemi në propozimin e bërë nga Friedrich Ebert Stiftung, ku me status të Asociacionit garantohen simbolet, flamuri dhe stema, Republika serbe në Kosovë brina tjerë nuk ka në kuadër të pushtetit të vetë autonom. Këtu po gabojnë rëndë si z. Eskobar e Z.Hill, ashtu edhe përfaqësuesit nga BE, kur deklarojnë se nuk është Republikë. Asnjë shtet federativ që ka republika nuk ka pushtet më të madh, se Asociacioni.

Në BE ka shumë federata. Në kuadër të tyre ka republika. Ato republika këto kompetenca, sikurse po mendohet t' i ketë Asociacioni, i kanë. Këtu në Kosovë vetëm se nuk i thonë Republika serbe në Kosovë. Në vend që nga Brukseli dhe Uashingtoni, nga Parisi, nga Londra e nga Berlini, të bëhet presion mbi shtetin serb, i cili mbanë përgjegjësi për dhunën dhe terrorin, për gjenocidin, vërsulen mbi Kosovën. Edhe në Parlamentin Evropian kjo po synohet. Z.Borel dhe Lajçak kanë tash miq z.Eskobar dhe z.Hill në raport me Kosovën.

Frika që e ka kapluar BE dhe Uashingtonin me frontin e ri të luftës në Ballkan po i tmerron. Serbia është armatosur. Ajo po kërcënon me front të luftës. Për këtë po punon Moska dhe Pekingu. E këtë po e shfrytëzon mire Beogradi. Z.Eskobar tha në Beograd: " (... )Futni sanksionet ndaj Rusisë dhe Serbia do të merr fonde të mëdha (...). Edhe në raport me Kosovën do të këtë lehtësira". Kjo po shihet me presionin ndaj Kosovës. Natyrisht se SHBA-të dhe BE-ja mund ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë e kanë fuqinë dhe shqiptarët i "dëgjojnë",. Por, pse nuk po e tregojnë këtë fuqi për shqiptaret që janë mbi 100 mije banore në Luginën e Preshevës në Serbi apo për popullsinë myslimane në Sanxhak, asaj vllahe apo hungareze?

Pse atje në Serbi nuk themelojnë asociacione? Natyrisht se kurrë me këto masa të presionit dhe me këtë ndarje të Kosovës përsëri, si në histori, paqa nuk ndërtohet. Shqiptarët nuk do të pranojnë. E nëse nuk veprojnë tash, gjeneratat që vijnë, kurrë nuk do të rrinë qetë. Përsëri do të ndizet Ballkani. Gabimet bëra në Kongresin e Berlinit, në vitin 1878, si dhe ne Konferencën e Ambasadoreve në Londër me 1913, duke i dhënë Greqisë, Malit të Zi dhe shtetit serb mbi gjysmën e territorit shqiptar, po sjellin probleme e lufta në Ballkan. Ato gabime me luftë u ndryshuan pjesërisht dhe po ashtu edhe në të ardhmen do të ndryshohen me luftë. E ardhmja është e popullit shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".