Në veri të Kosovës nuk mund të ketë zgjedhje jo ligjore

Në veri të Kosovës nuk mund të ketë zgjedhje jo ligjore
Në veri të Kosovës nuk mund të ketë zgjedhje jo ligjore

Muhamet Kelmendi

  • 09 August 2023 - 16:31

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

Lidhur me kushtin e paraqitur nga UE dhe SHBA për katër komunat në veri të Kosovës, që lidhet me zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme, ka komente dhe pozicione të kundërta. Qeveria po kërkon format ligjore të zgjedhjeve. Ndërsa, politikanët shovenoserbomëdhënjë, janë vetëm për marrje të pushtetit, që reflektohet de-fakto. Për serbomëdhenjtë nuk ekziston legjislacioni i Kosovës. Politikanët e neo shovinist serbë, si Aleksandër Jabllanovic, kanë dhënë mendime lidhur me zgjedhjet. Në këtë kontest deklaroi: "Peticioni nuk është mënyrë e duhur për të zëvendësuar kryetarët e rinj në veri të Kosovës(...). Udhëzimi administrativ rreth zgjedhjeve në veri është lëvizje konstruktive ndaj SHBA-ve dhe UE-se". Ky shovinist pretendon të përcaktoi edhe mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Tamam, sikurse Republika e Kosovës, mos të kishte ligje. Mirëpo, shteti i Kosovës ka ligje. Në zgjedhje mundë të shkohet në mënyra dhe forma të ndryshme. Pos zgjedhjeve të rregulla, të cilat mbahen mbi bazën e Kushtetutës, kemi edhe disa mënyra tjera. Konkretisht: 1. Me peticion, duke mbledhur nënshkrime të votuesve në komunë. 2. Me mos funksionimin e organeve sipas Kushtetutës së Republikës. Presidentja i shpallë zgjedhjet, por me kusht që organet lokale të rrezikojnë shtetin e së drejtës. 3. Me ç’rregullime të ndryshme të pushtetit, kur organet e zgjedhura japin dorëheqje dhe komunat mbesin pa kryetar. 4. Me vdekjen e kryetarëve dhe me ikjen nga vendi. 5. Me krijimin e kushteve për votim, me ç’rast i mundësohet qytetarëve riatdhesimi në tokat, në banesat e në shtëpitë e veta. 6. Kur organet lokale, kryetarët e komunave kryejnë vepër penale të dënueshme sipas neneve 100 -125 të Kodit Penal të Kosovës, që nënkupton rrezikimin e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit, duke marrë vendime për ndarje dhe për mor respektimin e organeve të larta të shtetit. Pikërisht, këto norma kërkohet të respektohen nga shteti i Kosovës. Republika ka për detyrë të ruaj hapësirën e vetë territoriale dhe rendin politiko-shoqëror. Nuk duhet lejuar që ato të shkelen. Armiqtë dënohen. Dënimet shkojnë këtu deri me burg të përjetshëm. Ndërsa, zgjedhjet përcaktohen, fjala është për zgjedhjet jo të rregullta sipas normave ligjore në fuqi. Të gjitha format e theksuara janë ligjore. Cila forme e zgjedhjeve zgjidhet për të shkuar në zgjedhje i takon pushtetit aktual në vend të përcaktoj. Askush nuk mund të diktoj zgjedhje jo ligjore.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".