Akuzat e montuara për skandalin e rezervave të shtetit, fushatë banale për përfitime elektorale

Akuzat e montuara për skandalin e rezervave të shtetit, fushatë banale për përfitime elektorale
Akuzat e montuara për skandalin e rezervave të shtetit, fushatë banale për përfitime elektorale

Hajrullah Ternava

  • 24 August 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në situatat e tanishme në Kosovë, kur po tentohet të bëhet q’mos nga ana e opozitës, për ti arritur qëllimet e saja politike të rrëzimit të kësaj qeverije dhe shkurjes në zgjedhje të parakohëshme, duke i imagjinuar dhe shpikur rastet e ndryshme kriminale, gjithsesi se ekziton rreziku real i keqpërdorimit për agjenda politike i dyshimeve të ngritura,e këtu bënë pjesë edhe rasti i alarmuar i rezervave të shtetit për të cilin Prokurorija Speciale ka arrestuar zyrtar qeveritar dhe biznesmen, kurse opozita është duke vazhduar e sulmuar gjithë kabinetin qeveritar me akuzat për mega aferë të madhe korruptive.

- Ky sat i alarmauar për rezervat e shtetit, kinse abuzimin nga kjo qeveri, mundë të jetë edhe një skenar tjetër i opozitarëve që duke e shfrytëzuar sistemin e kapur të drejtësisë, të cilin vetë e kanë ndërtuiar dhe kontrolluar, të bëjnë përpjekje për manipulim të provave dhe ti konstruktojnë ato kundër qeverisë për ta denigriuar dhe shantazhuar për qëllim të pastër të përfitimit elektoral. Përplasjet dhe akuzat e ndërsjella tani më janë shumë të ashpra. Kryeministri Albin Kurti, ministrit Hekuran Murati, edhe një numër deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosjes, po e akuzojnë sistemin e drejtësisë se është vënë në shërbim të opozitës dhe milionerëve të korruptuar nga mandatet e qeveisjeve për dekada nga periudha e kaluar.

Këto reagime kanë ardhur pasi të premten Prokuroria Speciale arrestoi tre të dyshuar: Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, për dyshimet lidhur me dallavere me rezervat shtetërore. Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Kurti shprehet se nuk ka aspak korrupsion dhe keqpërdorim të rezervave, duke theksuar se të tilla akte korrupsioni ndodhnin në kohën e elitës së vjetër politike. “Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, thotë Kurti. Gjithashtu Kurti thotë se humbësit janë tek politika e vjetër, të cilën e konsideron të korruptuar duke mos lënë pa akuzuar edhe gjykatës e prokurorë, si edhe media të cilat i quan të keqpërdorura dhe në mbështetje të krimit.

Pretendime për abuzim të sistemit të drejtësisë në këtë rast nga strukturat e ish pushtetit të lidhur me drejtësinë dhe krimin, ka edhe ministrit Hekuran Murati, Murati akuzoi sistemin e drejtësisë se është i kapur dhe po bën spektakle për ta sjellë në pushtet ish-klasën e vjetër politike. Madje Murati në reagim ka përmendur edhe një rast të denoncuar për ish-ministrin Vesel Krasniqin nga PDK, me pretendime se kishte shkelur ligjin sa ishte ministër. Ministri i Financave ka thënë se prokurori që ishte ngarkuar për rastin e Krasniqit ishte Milot Krasniqi. Ky zyrtar i Qeverisë ka thënë se prokurori nuk ka bërë asgjë prej se rasti është denoncuar nga Rozeta Hajdari.

“Sidoqoftë, me të marrë mandatin Qeveria Kurti, me datë 3 maj 2021, Ministria që drejton Rozeta Hajdari kishte dorëzuar kallëzim penal për këtë rast në Prokurorinë Speciale. A e dini se çka ka bërë Prokuroria Speciale që nga ajo ditë e deri më sot, për më shumë se dy vite? Asgjë”, ka shkruar Murati, në një reagim. Sipas tij, ka një organizim për ta kthyer në pushtet partitë opozitare. “Me sa kuptova, i ngarkuar me këtë rast qenka prokurori Milot Krasniqi. Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot sepse luftimi i krimit e korrupsionit me sa shihet nuk është misioni i tyre, por mbrojtja e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet”, ka shtuar ai. Sipas Muratit, për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po luftojnë me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja. “Po të kishte prokurori e gjyqësor që njëmend ka mision luftimin e krimit, Vesel Krasniqi do duhej të jepte llogari për shkeljet që ka bërë. Por ja që Veseli ftohet për intervistë, në media e jo në prokurori.

Ndërsa prokuroria bën spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias”, ka shtuar Murati. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar edhe rastin kur Prokuroria Speciale e kishte hedhur poshtë një kallëzim penal të dorëzuar nga ai në lidhje me keqpërdorimet në shpronësimet për rrugën Kijevë-Zahaq. Murati tregoi se e kishte anuluar vendimin që sipas tij, parashihte shpronësimin e pronave të vlerësuara në fund pesëfish më shumë sesa vlera e vlerësuar për tatim në pronë. Prokuroria, siç thotë Murati, e hodhi poshtë kallëzimin penal me arsyetimin se “me vendimin e qeverisë për anulim të shpronësimeve (vendim i Qeverisë Kurti), është evituar dëmtimi i buxhetit. Dhe meqenëse nuk ka dëmtim të buxhetit, nuk ka as vepër penale të cilën prokuroria duhet ta hetojë më tutje”, thuhet ne reagim. E këto reagime qeveritare, nuk kanë kaluar pa reaksion dhe prekje në sedër nga ana e Prokurorisë.

Edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka quajtur “keqpërdorim të mekanizmave ligjorë për hakmarrje”, arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë dhe një biznesmeni nën dyshimin për dallavere me rezerva shtetërore. Sallahu ka thënë se “çështja ka karakter komplet civil dhe po tentohet të kthehet në çështje penale si formë hakmarrjeje ndaj Qeverisë”. “Kur lidhet një kontratë me elementë të huaj, në mes shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, në të cilën përcaktohet saktë sasia e mallit që do të vie, çmimi dhe pagesa dhe pavarësisht mosardhjes së mallit ose ardhjes së kufizuar të saj në Kosovë, nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil. Ky kontest civil zgjidhet në gjykatën kompetente të përcaktuar në kontratë. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund të ketë vepër penale në këtë rast ose jo.

Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellë mallin në tërësi dhe kësisoj gjykata mund të marrë vendim duke detyruar operatorin e tillë ekonomik për dëmshpërblim. Prandaj në këtë rast në asnjë formë nuk ka përgjegjësi penale, ka deklaruar Sallahu. Sipas tij, realizimi i kontratës bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontratës nga operatori ekonomik në tërësi nuk përbën vepër penale, por bazë të mjaftueshme për realizim të dëmshpërblimit në Gjykatë. “Nëse vendimi i tillë merret në gjykatën kompetente në Kosovë, atëherë ky vendim njihet dhe ekzekutohet në vendin ku ndodhet selia e operatorit/ve ekonomik”, ka deklaruar Sallahu. Ndryshe i dyti në Ministrinë e Drejtësisë ia ka përmendur Prokurorisë Speciale rastin “Vicianum”. “Për fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit (pronë e Shërbimit korrektues të Kosovës ku i është dhënë në shfrytëzim për afat 10 vjeçar një personi fizik, pastaj është regjistruar si person juridik) ku është lidhur kontratë bash pa asnjë bazë ligjore, ku janë rrënuar objektet shtetërore, duke theksuar në aktvendim për hedhjen e kallëzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale. Edhe njëherë, e njëjta ‘Prokurori Speciale’ e ka bërë këtë veprim. Prandaj, është keqpërdorim i mekanizmave ligjor për hakmarrje, e asgjë më shumë!” – ka shkruar zv. Ministri i Drejtësisë Blerim Sallahu.

Sa mundë ti besohet një hetim i pa varur profesional dhe i pa ndikuar në këtë rast një prokuririje të kapur nga pushteti i kaluar që në të gjitha aferat e mëdha që janë zbuluar deri më tash, ka dështuar, duke minimuzuar rastet, shkatërruar porovat dhe duke ja bërë avokatinë besnike brojtëse krimit të organizuar. Duke marrur në tërësi të thënat në këtë shkrim del konstatimi se institucionet shteterore gjithsesi se duhet të pastrohen nga njerëzit e kriminalizuar të cilët e kanë sjellë këtë vend në këtë gjendje të mjerueshme. Ndryshe, pa një spastrim detal të njerëzve të kriminalizuar në ato institucione, Kosova nuk ka prespektivë të zhvillimit të saj si shtet i pavarur demokratik e cila ka pretendime t’iu bashkangjitet shteteve të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "