Lexoni edhe:
Fillimi i vjeshtës sjell fundin e lojës së pistë të Aleksandër Vuçiqit dhe Listës Srpska me shantazh dhe kërcënime ndaj qytetarëve serb për bojkot të zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Tash pas dënimeve skandaloze të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve nëpër gjykata dhe ne prokurori, mbetet e domosdoshme të kërkohet VETTING në prokurori dhe nëpër gjykatat e Kosovës. Këtë mekanizëm për spastrimin e drejtësisë ka kohë që unë nëpër punimet e ndryshme qe kam kërkuar dhe e kam dokumentuar me fakte çështjen e spastrimit të organeve të sistemit juridik nga forcat e ndryshme dhe kriminale në vend.
-Ka vite që kam sjellur fakte dhe tash përsëripo theksoj se pa VETTING nuk do të ketë kurrë shtet ligjor në Kosovë.Këtu mendoj se VETTING-u duhet të mbështetet në disa fakte dhe ngjarje shumë domethënëse për vendin.Me VETTING duhet të spastrohet prokuroria dhe gjykatat nga këto kategori të njerëzëve.1. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, apo njerëzit tjerë që kanë dhunuar shqiptarë para luftës, apo që kanë shërbyer në ish sistemin serbomadh pas ndërrimeve kushtetuese në vitin 1989 kur Kosovës iu heqë Autonomia, duhet të largohen nga organet e Kosovës dhe kundër tyre lypset të hapen hetimet penale për veprat kriminale që i kanë bërë ndaj popullit. Pse?Nëpër këto punë të regjimit fashisto serbo - jugosllav nuk janë lejuar njerëzit e ndershëm.
Aty kanë punuar vetëm kriminelet e betuar dhe shërbëtorët e regjimit shkatërrimtar ndaj shqiptarëve.2. Largimin e të gjithë atyre që nuk janë në gjendje që pasurinë e vetë të paluajtshme apo të luajtshme të mbulojnë me të ardhura legale nga puna.Asnjë personi nuk duhet pranuar huatë apo ndihmat që gjoja të afërmit i ka dhënë këtyre njerëzëve.3. Asnjë prokurorë a gjykatës që mbanë edhe një punë tjetër jashtë punës zyrtare nuk duhet lejuar në këto institucione. Në këto organe pagat janë mjaftë të mëdha dhe nuk ka fare nevojë për punë të dytë, duke lënë punën si prokurorë a gjyqtarë në gjysmë në emër të honorarit.4. Çdo subjekt fizikë, prokuror a gjyqtar që në një mënyrë a tjetër e ka neglizhuar punën ose ka treguar dobësi në kuadër të lidhjeve shoqërore, lokale e familjare nuk duhet të ketë vend në këto organe të shtetit.5. Të gjithë ata që nga partia a pushteti është dërguar në prokurori dhe në gjykata duhet të largohen nga organet e tilla të drejtësisë dhe6. Të përzgjidhen kuadrot e kualifikuara, të pastra dhe me moral të shëndosh, që e dojnë shtetin tonë.
I thash këto fakte për të treguar rrugën nga duhet të shkojë VETTING. Nuk ka absolutisht asnjë fakt që të mos merren këto fakte si bazë për spastrim te organeve të Kosovës, të Prokurorisë dhe të Gjykatave. Fillimi duhet të bëhet te gjyqtarët e prokurorët. Pa e spastruar prokurorinë nga prokuroret që janë të mbështjellur në vellon e fakteve të theksuara nuk ka hetime ligjore. Kjo vlenë edhe për gjykatat.
Ky aktivitet kërkohet të shtrihet nëpër gjykata, sidomos në Gjykatën e Apelit, si dhe në Gjykatën Supreme, ku mendohet se ka element të tillë.Por, e përbashkëta e të gjithë kësaj është spastrimi i strukturës komanduese të Policisë së Kosovës dhe të AKI-së nga elementët që vijnë ndeshur apo që i kanë rrethanat e theksuara.Dhe natyrisht, ky është vetëm fillimi, sepse VETTING-u duhet të vazhdoj edhe në institucionet tjera të shtetit, në Kuvend e në ansamble, deri te administrata e Kosovës si dhe vetë Qeveria.Prapa nuk duhet të mbesin as komunat dhe as subjektet ekonomike shtetërore dhe publike.
Edhe atje ka korrupcion dhe krim.Duhet një spastrim gjenetikë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "