Fillimi i vjeshtës sjell fundin e lojës së pistë të Aleksandër Vuçiqit dhe Listës Srpska me shantazh dhe kërcënime ndaj qytetarëve serb për bojkot të zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës

Fillimi i vjeshtës sjell fundin e lojës së pistë të Aleksandër Vuçiqit dhe Listës Srpska me shantazh dhe kërcënime ndaj qytetarëve serb për bojkot të zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës
Fillimi i vjeshtës sjell fundin e lojës së pistë të Aleksandër Vuçiqit dhe Listës Srpska me shantazh dhe kërcënime ndaj qytetarëve serb për bojkot të zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës

Gani Qarri

  • 23 August 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

A kanë përgjigje adekuate SHBA, BE dhe faktori ndërkombëtar, që insistojnë kaq fuqishëm në mbajtjen e zgjedhjeve të tilla kaq të paqarta e pafundësisht të koklavitura, se çfarë do të ndodhë, kush kujt do ti shërbej e jap përgjegjësi, pas këtyre zgjedhjeve të stër-mjegulluara dhe me çfarë ligjesh e rregullash shtetërore, do të punohet në veri të Kosovës?! Kështu që pa u sqaruar plotësisht kjo enigmë tërësisht denigruese, habit shumë fakti se si shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili në takimin me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përsëri ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të organizohen sa më shpejt në katër komunat veriore, në qoftë se, përsëri nga faktori ndërkombëtar, nuk mund të garantohet pjesëmarrja e plotë dhe e pakushtëzuar e pjesëtarëve të pakicës serbe të Kosovës.

-Përderisa grupi punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ të procedurave ligjore për largimin e katër kryetarëve të komunave veriore, po punon intensivisht dhe ka deklaruar se ky Projekt – Udhëzim Administrativ, do të jetë gati, të procedohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, deri më 1 shtator, për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, çuditërisht përkundër ftesave të faktorit ndërkombëtar, që këto zgjedhje të mbahen sa më parë, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të pjesëtarëve të pakicës serbe, presidenti serb krimineli Vuçiq dhe dora e tij e zgjatur në Kosovë, e ashtuquajtura "listë serbe" përsëri angazhohen publikisht, kundër pjesëmarrjes së serbëve lokal në votime dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve, sipas ligjeve të Kosovës?! Prandaj me të drejtë lind pyetja, nëse serbët lokal nuk lejohen të dalin në to dhe të votojnë sipas ligjit dhe kushtetutës së Kosovës, pse duhet përsëritur dhe për këndë duhet mbajtur këto zgjedhje, në qoftë se SHBA, BE dhe bashkësia ndërkombëtare lejojnë që qeveria e Serbisë dhe e ashtuquajtura "listë serbe", të detyrojnë serbët lokal që edhe kësaj radhe ti bojkotojnë zgjedhjet të cilat po përgatiten të shpallen nga institucionet ligjore e kushtetuese të shtetit të Kosovës.

Madje edhe nëse mbahen zgjedhjet në veri, përderisa Serbia dhe e ashtuquajtura “lista serbe” kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, në bazë të cilave ligje do të punojnë kryetarët e ri, ligjeve e kushtetutës së Kosovës apo rregullave të xhunglës së Radojçiqit, dhe kujt do ti japin përgjegjësi këta persona, Kosovës, Serbisë, “litës srpska” apo Radojçiqit?! A kanë përgjigje adekuate SHBA, BE dhe faktori ndërkombëtar, që insistojnë kaq fuqishëm në mbajtjen e zgjedhjeve të tilla kaq të paqarta e pafundësisht të koklavitura, se çfarë do të ndodhë, kush kujt do ti shërbej e jap përgjegjësi, pas këtyre zgjedhjeve të stër-mjegulluara dhe me çfarë ligjesh e rregullash shtetërore, do të punohet në veri të Kosovës?!

Kështu që pa u sqaruar plotësisht kjo enigmë tërësisht denigruese, habit shumë fakti se si shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili në takimin me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përsëri ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të organizohen sa më shpejt në katër komunat veriore, në qoftë se, përsëri nga faktori ndërkombëtar, nuk mund të garantohet pjesëmarrja e plotë dhe e pakushtëzuar e pjesëtarëve të pakicës serbe të Kosovës. “Diskutuam zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me ministrin Elbert Krasniqi. Ritheksova se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt në katër komuna dhe në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka deklaruar Tomas Szunyog. Për aq më tepër, megjithëse tanimë procedurat për largimin e kryetarëve të komunave veriore, si dhe grupi punues, përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ po punon intensivisht që ky Projekt – Udhëzim Administrativ të procedohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal jo më larg se më 1 shtator, ende nuk është e sigurt se si dhe a do të sigurohet pjesëmarrja e minoritarëve serb në zgjedhje.

Kryesuesi i këtij grupi punues, Besim Myrtezani, ka sqaruar se Udhëzimi Administrativ do të jetë gati në afatin e paraparë i cili parasheh hapat që duhet të ndërmerren, edhe me iniciativën e 1, 2 apo 3 qytetarëve të cilët duhet të sigurojnë 20 për qind të votuesve të asaj komune, në mënyrë që të filloi procesi. Vetëm nëse qytetarët sigurojnë 20 për qind të votimeve të asaj komune atëherë procesi do të shkojë për votim i cili do të organizohet nga KQZ për largimin e kryetarëve sipas vullnetit të qytetarëve, në mënyrë që pastaj 50 për qind plus 1 votë, të mundësojë largimin e kryetarëve nëse kjo do të arrihet”, ka sqaruar Myrtezani. Mirpo serish mbetet 100 %, e pa qartë, se si do të mbahen këto zgjedhje, përderisa Lista Serbe vazhdon pa asnjë pengesë të angazhohet para hundëve të ndërkombëtarëve, kundër mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat e veriut, sipas ligjeve të Kosovës. Akt, që ka bërë, të shihet me habi, se cili do të jetë tani reagimi i qytetarëve lokal rreth këtij presioni, pasi që reagimi i faktorit ndërkombëtar është ZERO dhe mungon plotësisht, i cili deri më tash i ka futur plotësisht veshët në lesh dhe mbyllur tërësisht edhe sytë, duke mos i marrë fare seriozisht presionet e "listës serbe" dhe shantazhet e pareshtura të Serbisë hegjemoniste, ndaj pjesëtarëve të pakicës serbe në komunat e veriut të Kosovës!

Nën këto kushte, duket se largimi i katër kryetarëve të komunave veriore, është vetëm një lojë mizerabël, e cila do ta krijojë, një tollovi edhe më të madhe dhe as që do të ketë sukses fare, ani pse po thuhet se,largimi i tyre, u hap rrugë zgjedhjeve të reja, për mbajtjen e të cilave Qeveria e Kosovës u dakordua me Bashkimin Evropian në takimin e Bratislavës, megjithëse as që dihet, se a do të ketë fare se kush ti zëvendësoj kryetarët aktual në veri dhe cilët faktor do ta marrin përgjegjësinë për dështimin e mundshëm e gjithë këtë kaos, të shkaktuar nga vet ndërkombëtarët, nëse përsëri serbët lokal bien nën ndikimin e presionit të zhvilluar lirshëm e pa asnjë pengesë nga Vuçiqi e strukturat kriminale serbe dhe detyrohen të mos dalin në zgjedhje, gjë që duket përsëri, pothuajse gati e sigurt?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "