Kosovarët edhe kur e bëjnë të keqen janë të mirë!

Kosovarët edhe kur e bëjnë të keqen janë të mirë!
Kosovarët edhe kur e bëjnë të keqen janë të mirë!

Agim Bajrami

  • 02 September 2023 - 14:16

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

 Mendësia (emancipimi) i shqiptarëve të Kosovës, apo niveli i kulturës dhe i arsimit në përgjithësi, po rrezikon të ulet  më keq  se i para luftës së dytë botërore.  Kudo në shoqërinë kosovare ,sundon injoranca, fudolizmi, dhe ku të ndeshesh me këtë masa, e ka brendinë të mbushur me gjëra të këqija negative. E keqja tek shoqëria kosovare, u shndërrua në diçka që është e mirë, madje e mira luftohet ,izolohet...Tani nga mendësia e tyre e ultë primitive e dashakeqe , dalldisen, nën mburojën e herë të një partie, e pastaj në atë tjetrën. Një filozof anglez thotë ,kur njeriu dëshiron të mbetet në të vetën e keqe,dhe mburojën e gjen në prapambeturin e fes apo të ndonjë partie apo grupi. Dhe dalldiset nën mburojën e botëkuptimit të religjionit apo partisë. Në Kosovë, mburojën e dështimit shoqërore e individual,më së shumti e gjejnë në parti dhe fe(religjion).

Si të jetë një shoqëri e ndriçuar,kur klerikët fetar shqiptarë, janë matrapaz, e manipulator, në emër të besimit në Zotin e tyre...??? Para pak kohe , klerikët fetarë kosovarë, qoftë të besimit mysliman apo krishterë, nën aleancën e tyre primitive,e të fudolizmit të tyre idiotesk, vizituan të dyshuarit kosovarë për krime lufte ,kur këta të burgosurit e tanishëm,deri para shkuarjes së tyre në qelit e Hagës,ishin përcaktues dhe diktuesit e të gjitha lëvizjeve në shoqëri, bashki, e shtet, kur klerikët e tyre fetar, të cilët i vizituan klientët e tyre, u lutën për ta,tek ATI (DJALLI) i tyre, që të lirohen sa më shpejt nga burgu që po mbahen ,për të vazhduar me viktimizimin e njerëzve të pa fajshëm ndaj të cilëve klerikët fetar nuk lutën për vuajtjet e tyre... Dhe,kur po më shënon një klerik gjerman, apo siç e quajmë ne ' pastori gjerman' , duke mu drejtuar me shprehjet, " a janë normal këta klerikët kosovarë,të cilët edhe mburren në veprat e tyre të këqija"... E pyeta një klerik kosovar të krishterë ,se pse, bile ju solidarizoheni me të keqen, ai mu përgjigj se , "ne jemi më të mirë se ata", dhe nuk mundja të kuptoja me kenë po krahasohet,më klerikët ortodoks, mysliman, apo me klerikët protestan gjerman... Heshta,kur e pash nivelin e tillë,dhe nuk ia vlen të bisedohet më... Këto ditë po shkruaj, se si mësimdhënia kosovare, është jashtë çdo misioni pedagogjik,të edukimit, dhe komentet e tyre ishin; "se ne kemi bërë mjaft për Kosovën,lirinë, shtetin", dhe shih si e vlerësojnë veten me fjalë të mëdha, e vepra zero,kur të gjitha vlerësimet ndërkombëtare arsimin e Kosovës e rendisin në më të fundit në botë.

Ndërsa mësimdhënia kosovare është krenare së bënë veprat të mëdha patriotike e kombëtare. Kur një ditë po e intervistoja një kriminel kosovar, ai po më thotë ,se unë isha ai që kam bërë të gjitha të mirat për këtë vend, fillova të dyshoja ,se a është ky krimineli që ka vjedhur,plaçkit dhe vrarë. E intervistova një kriminel anglez, i cili kishte plaçkitur një bankë dhe kishte bërë vjedhje grabitqare nëpër shtëpia. Krimineli anglez për veprën e vetë kriminale u përgjigje, " e bëra për të ardhur më shpejt tek paratë" , por kjo ishte gabim, ndërsa tek shqiptarët ,shkelës të ligjit dhe përfitues në dëm tjerëve,e kanë përgjigjen, për veprat kriminale ,si të vjedhjes grabitqare,si të dhunimit, apo vrasjeve,i bëjnë në emër të asaj se janë " patriot" dhe shoqëria i pranon për 'patriot' të veprave të rënda kriminale. Dhe kështu është shoqëria Kosovare, edhe kur e bënë të keqen,është i mirë,dhe kur e bënë të mirën ,është i keq!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".