Pa SHBA-të nuk ka marrëveshje Kosove-Serbi dhe paqe e stabilitet në rajon

Pa SHBA-të nuk ka marrëveshje Kosove-Serbi dhe paqe e stabilitet në rajon
Pa SHBA-të nuk ka marrëveshje Kosove-Serbi dhe paqe e stabilitet në rajon

Muhamet Kelmendi

  • 03 September 2023 - 09:00

 Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë e ka synim bashkimin me Serbinë. Për këtë punon edhe Serbia. Maqedonia e veriut, sidomos partia në opozitë, VMRO, është për bashkim me shtetin serb. Këtej shkon edhe deklarata e Presidentit të këtij shteti. Këto pretendime e rrezikojnë paqen, rendim dhe sigurinë, si dhe hapin mundësi për luftë në Ballkanin Perëndimor. Këtej,kërkohet që presioni kryesisht të bëhet ndaj shtetit serb. Gjithë kohën sa Serbia e trajton Kosovën në territor serb dhe pretendon për të ripushtuar, paqe nuk do të ketë në këtë anë. Serbia kërkohet ta njoh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Këtu është çelësi i paqes.

 

Në shtator planifikohet që mbi Kosovën dhe Serbinë të bëhet presion akoma më i madh për arritjen e marrëveshjes së "paqes" midis dy vendeve. Në këtë anë, duke barazuar palët, shkon edhe deklarata nga ana Presidentit të Francës, Z. Macron, nga Schal Mischel, si dhe nga z Lajçak. Të tretë bënë barazimin e përgjegjësisë midis Kosovës dhe Serbisë. Z Macron deklaroi: "Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet të kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik". Parimisht kjo deklaratë qëndron sa i përket rrezikut për sigurinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo,nuk është Kosova faktor i destabilitetit dhe i krijimit të rreziqeve për rajon. Veprimet e Qeverisë së Kurtit në veri të Kosovës mundë të interpretohen në forma të ndryshme. Por, bazë e saj është Kushtetuta e Kosovës. Pikësynim kishte ligjshmërinë dhe rendin e sigurinë . Kjo mund të interpretohet dhe kundërshtohet. Por, kjo nuk është bazë e rrezikimit të paqes në rajon. Tash edhe po vërtetohet. Shteti serb dhe politika neoshoveniste sllavomadhe e Beogradit është shkaktar i rreziqeve në Ballkanin Perëndimor. Serbia synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen e saj me Asociacion me pushtet ekzekutiv. Pas suksesit të minoritetit serb në Mal të Zi pritet bashkimi i gradualshëm me Serbinë. Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë e ka synim bashkimin me Serbinë. Për këtë punon edhe Serbia. Maqedonia e veriut, sidomos partia në opozitë, VMRO, është për bashkim me shtetin serb. Këtej shkon edhe deklarata e Presidentit të këtij shteti. Këto pretendime e rrezikojnë paqen, rendim dhe sigurinë, si dhe hapin mundësi për luftë në Ballkanin Perëndimor. Këtej,kërkohet që presioni kryesisht të bëhet ndaj shtetit serb. Gjithë kohën sa Serbia e trajton Kosovën në territor serb dhe pretendon për të ripushtuar, paqe nuk do të ketë në këtë anë. Serbia kërkohet ta njoh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Këtu është çelësi i paqes. Kryeministrja serbe, dje në Bled të Sllovenisë, deklaroi: "Është një shtet. Nuk janë dy shtete. Kosova nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Nuk do të pranohet në BE, sepse 5 shtete nuk e njohin". Deklaratat e tilla tregojnë se ku qëndron rreziku. Në Kushtetutën serbe është sanksionuar se Kosova është Serbi. Në këtë drejtim po bëhet politika në Beograd dhe edhe po nxirren qëndrimet neoimperisliste. Politikanët serb, një pas tjetër, nga neoputinisti Vuçiq e Daçiqi, e deri tek qytetari më i thjeshtë, e shohin Kosovën në Serbi. Asnjë ndryshim nuk e kemi nga politika e Millosheviqit. Krejt kjo u pa qartë edhe nga shumë deputet të Evropës dhe Senator e Kongresmen të SHBA-ve. Në një letër dërguar Brukselit, Londrës dhe Uashingtonit kërkohet që pikërisht mbi Serbinë të bëhet presion. Letra kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe rritjen e presionit ndaj Serbisë, duke kërkuar që mos të besohet në ndryshime te klika e Beogradit ndaj shtetit rus dhe lidhjeve tradicionale. Letra kërkon që SHBA-të të marrin detyrën udhëheqëse dhe kryesisht mbi Serbi të rritet presioni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"