E rrëmbyen 20-vjeçarin dhe i kërkuan para, arrestohen dy persona në Tiranë

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 13:44
E rrëmbyen 20-vjeçarin dhe i kërkuan para, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar, të cilët rrëmbyen një 20-vjeçar dhe e kanosën që t’u jepte një shumë parash, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të arrestuarit janë shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e një biznesi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

I hoqën lirinë një shtetasi dhe e kanosën atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i kishin hequr lirinë për disa orë, 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar, shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në ambientet e një biznesi, i kanë hequr lirinë për disa orë, shtetasit K. L., 20 vjeç, dhe e kanë kanosur që t’u jepte atyre, një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)