Serbia në krizë- Kosova në alarm, me trazirat e mundshme në Serbi, pushteti i Vuqiçit do të mundohet që zjarrin brenda veti ta bartë te Kosova

Serbia në krizë- Kosova në alarm, me trazirat e mundshme në Serbi, pushteti i Vuqiçit do të mundohet që zjarrin brenda veti ta bartë te Kosova
Serbia në krizë- Kosova në alarm, me trazirat e mundshme në Serbi, pushteti i Vuqiçit do të mundohet që zjarrin brenda veti ta bartë te Kosova

Agim Bajrami

  • 08 September 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Opozita serbe, pakënaqësinë e vetë po i shpreh, kundër politikës qeveritare serbe të mbajtura nëpër rrugët e Beogradit me parullën, Serbia kundër dhunës, dhe tanimë pakënaqësinë e vetë ndaj politikës qeveritare serbe po e bartë përmes bllokimit të punës së Kuvendit serb,dhe me kërkesën, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në fund të këtij viti. Edhe pozita dhe opozita, e fajësojnë njëra tjetrën ,pozita duke fajësuar opozitën që është kundër interesave qytetare,shtetërore e kombëtare,por edhe opozita e fajëson pozitën për korrupsion dhe krim shtetëror ndaj interesave të qytetarëve.

-Trazirat e mundshme në Serbi, pushteti i Vuçiqit do të mundohet që zjarrin brenda veti të bartë te Kosova apo Bosnja dhe Hercegovina. Politikë bërësit e Kosovës duhet të tregojnë veprime të kujdesshme të matura e plotësisht të bashkërenduara me bashkësinë ndërkombëtare. Tensionet politike në Serbi, nxitin alarmin për politikë bërësit e Kosovës, që të mos bien në provokimet serbe ,për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, përmes strukturave të saja terroriste në veri të Kosovës. Kuvendi i Serbisë, është i përfshirë në bllokadën e vetë nga obstruksionet e opozitës serbe, me kërkesat e saja, të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe të Beogradit, deri në fund të këtij viti.

Opozita serbe, pakënaqësinë e vetë po i shpreh, kundër politikës qeveritare serbe të mbajtura nëpër rrugët e Beogradit me parullën, Serbia kundër dhunës, dhe tanimë pakënaqësinë e vetë ndaj politikës qeveritare serbe po e bartë përmes bllokimit të punës së Kuvendit serb,dhe me kërkesën, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në fund të këtij viti. Edhe pozita dhe opozita, e fajësojnë njëra tjetrën ,pozita duke fajësuar opozitën që është kundër interesave qytetare,shtetërore e kombëtare,por edhe opozita e fajëson pozitën për korrupsion dhe krim shtetëror ndaj interesave të qytetarëve. Sipas burimit të informacionit dhe të vërtetuara mirë, presidenti i Serbisë Vuçiq, ka marr vendim ,që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare , të mbahen në dhjetor të këtij viti.

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme i konvenojnë edhe presidentit serb Vuçiq ,ngase me shpalljeve e zgjedhjeve parlamentare e të jashtëzakonshme, vlerësohet nga Vuçiq, se fiton në kohë, dhe i ik presionit ndërkombëtar, të përmbushjeve të obligimeve të marra nga marrëveshja e Brukselit dhe planit zbatues të Ohrit, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi ,si dhe duke i bishtnuar kërkesës ndërkombëtare, për vënien e sanksioneve ndaj federatës ruse. Serbia për mes zgjedhjeve të jashtëzakonshme, beson, në blerjen e kohës, dhe ndryshimin e rrethanave ndërkombëtare për në favor të Serbisë, dhe në këto momente dhe me këta faktor ndërkombëtar, përmbushjen e kërkesave të tyre ,do të ishte në favor të Kosovës e kundër Serbisë.

Serbia ma me dëshirë, do të angazhohej në provokimin e ndonjë konflikti në veri të Kosovës, dhe Bosnje dhe Hercegovinë ,që siç beson Serbia zyrtare,se me ndryshimin e rrethanave në teren dhe gjeopolitikën ndërkombëtare,do të paraqiten rrethanat të cilat do të mund ti shkojnë në favor të Serbisë. Kosova, gjatë gjithë këtyre zhvillimeve do të duhej, të jetë e kujdesshme ,dhe veprimet e veta politike dhe operative të sigurisë ti përqendroj në bashkërendimin me partnerët ndërkombëtar,duke përfshi veprimet diplomatike dhe të tjera. Përndryshe, në agresionin e mundshëm serb ndaj integritetit kushtetues të Kosovës, dhe në rast, se vendimmarrja politike e Kosovës do të dështoj t'i koordinojë, veprimet e veta, politike, diplomatike e të sigurisë, të bashkërenduar ngushtë me faktorin përcaktues dërkombëtar,si SHBA dhe BE e vendet aleate fqinje dhe të tjera do të mund të paraqitën rrethana tjera për sigurinë e Kosovës dhe gjeopolitikën ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".