Kosova Sot, gazeta që lindi në kohë të vështira, simbol i besimit dhe informimit të drejtë, ushtarë në luftë për liri dhe dritare e hapur në ndërtimin e shteti në liri e demokraci

Fadil Maloku

  • 07 September 2023 - 07:55

Shkruan: Fadil Maloku

-Ishte një "kohë" e pakohë! Kur Serbia e ndikuar nga ambiciet dhe synimet e saj megalomane, për ta rikonstruktuar shtetësinë e saj mbi kurrizin e kombeve dhe njësive tjera federative, e nisi "odisejaden" e saj për Serbinë e madhe. Këtij Projekti, i shkonin ne favor edhe rrethanat e jashtme gjeopolitike që kishin filluar me rënien e Murit të Berlinit (1989), rënien dhe dështimin e komunizmit bashkë me konditat unipolare ata agjens që e trimëruan regjimi e diktatorit serb Sllobodan Millosheviq që i dhanë krah dhe shpresë se Serbia e madhe mund të ribëhet. Në këtë kohë, kur terri informativ ishte në horizont në gjithë Kosovën e nënshtruar de facto (me tanke e tym baroti) dhe de jure (se po në këtë vit asaj iu morr edhe ajo pak autonomi që e gëzonte në kuadër të ish federatës Jugosllave), Kosova Sot arriti ta informoj lexuesin e saj në kohë reale dhe me saktësi e informacione të duhura për të gjitha ngjarjet e rëndësishme që zhvilloheshin në këtë kohë.

Por, ky profesionalizëm i kësaj gazete dhe sidomos pronarit të saj Ruzhdi Kadriut, i kushtoj me shkatërrime masive dhe me djegie të gjitha pajisjeve elektronike e faktike, nga ana e regjimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Fal UÇK- dhe intervenimit të NATO-s, Kosova u çlirua dhe u mundësua që mediet ta ushtrojnë profesionin e tyre. Kosova Sot edhe sot vazhdon traditën e informimit.

(Kosova Sot Online)