Amerika godet sanksionet e BE-së, me çelësin në dorë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Amerika godet sanksionet e BE-së, me çelësin në dorë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
Amerika godet sanksionet e BE-së, me çelësin në dorë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Hajrullah Ternava

  • 18 September 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Granti amerikan prej 35 milion dollarësh i dedikuar Republikës së Kosovës, flet mbas miri për përkrahjen e SHBA-së ndaj Kosovës, për dallimin e madh që ekziston në mes të BE-së dhe SHB-së, lidhur me masat ndëshkuese të cilat po i bartë padrejtësisht Kosova të shpallura dhe në zbatim nga BE.

-Në këtë situatë në të cilën tani gjendet Kosova granti amerikan është një infuzion i rëndësishëm për Kosovën në kohën e përpjekjeve të ndëshkimit nga mungesa e unitet politik mbështetës të BE-së karshi Kosovës, dhe pozicionimit pro serb me qëllim të blerjes së paqes në përpjekje të arritjes së marrëveshjeve përmes dialogut, të pa balancuar dhe të imponuar me kushtëzime të pa matura, dhe të pa analizuara me realitetin politik e diplomatik. “Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të SHBA-së për Kosovën përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomikë si dhe përpjekjet për forcimin e qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të institucioneve demokratike”, tha ka deklaruar Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Përfshirja e SHBA-ve në mbështetjen e fuqishme në raport me Kosovën dhe dialogun në zhvillim e sipër, nuk është pritur mirë nga disa vende jo miqësore.

Këtë të pa njohura e ka zbuluar ish i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Philip Reeker. Ai tregon për atmosferën e dialogut në Bruksel kur e përfaqësonte Uashingtonin, e kur pati zëra kundër pranisë amerikane! Duke e komentuar dialogun, Reeker ka thënë se fillimisht ka pasur zëra që nuk e kanë dëshiruar prezencën amerikane në këtë proces. “Herën e parë që udhëtova në Bruksel, më thanë që të ulesha diku në qoshe të dhomës. Në fund të diskutimeve ata më pyesnin për ide e qëndrime të SHBA-së rreth procesit dhe më pas më ftuan në tavolinë të dialogut” ka treguar diplomati amerikan. Ai ka thënë se i gjithë përparimi që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, është sepse ato kanë dashur diçka të tillë. “Nëse ka pasur sukses është sepse dy palët kanë dashur të ketë sukses, duke i lënë anash emocionet dhe kanë arritur marrëveshje që do të mund të ofronin mundësi më të mira për qytetarët.

 Prandaj ekziston diplomacia”. Ai ka thënë se edhe ekzistenca e vetë BE-së është shembulli më i mirë se çfarë vendimesh duhet të marrin liderët, duke e përmendur se si është formuar blloku evropian – në të mirë të qytetarëve – duke i tejkaluar dallimet që ekzistojnë mes 27 vendeve anëtare. “Ajo që ka ndodhur 10 vjet më parë ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka treguar se çfarë mund të bëhet”, ka thënë diplomati i pensionuar amerikan, duke iu referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2013. Edhe pse Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, qysh prej vitit 2011, palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar, dhe të njëjtat janë bërë pengesë e avancimit të mëtejmë dhe arsye për bllokim dhe mosbesim. Marrë në tërësi rrjedhat e spjegimit, tani është e qartë se këtë situatë të ndërlikuar mes Serbisë dhe Kosovës gjithsesi se vetëm SHBA mundë ta zgjidh me shkesës, por Qeveria Kurti duhet të vazhdoj në vazhdimësi të jetë e afërt me SHBA-të dhe për çfarëdo vendimi që duhet të merr Qeveria Kurti, gjithsesi mes planeve diplomatike duhet atë vendim ta miratoj SHBA për tu arritur qëllimet e përbashkëta dhe që të vjen deri te pajtimi mes këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".