Mungesa e demokracisë së mirëfilltë po e rrënon sistematikisht shoqërinë dhe rrezikon shtetin

Mungesa e demokracisë së mirëfilltë po e rrënon sistematikisht shoqërinë dhe rrezikon shtetin
Mungesa e demokracisë së mirëfilltë po e rrënon sistematikisht shoqërinë dhe rrezikon shtetin

Skender Mulliqi

  • 17 September 2023 - 08:54

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Populli është një , i cili nuk po i shkakton ndarjet politike dhe ndarjet klasore. Këto po i bëjnë ata që nuk po mendojnë mirë më tru, ose truri po iu punon keq. Vikamet, ulërimat si të ujqërve , nëpër studiot televizive dhe mjete të tjera të informacionit, nuk i shërbejnë të mirës, dhe as avancimit të proceseve demokratike. Për këtë edhe në Kosovë kemi mungesë demokracie.

 

Një shoqëri nuk duhet të këtë përçarje, së ndarje ka. Demokracia është shikimi nga kënde të ndryshme për një ngjarje apo rrethanë politike. Si duket shumë njerëz të politikës , nuk kanë njohuri për ndarje të sistemeve , apo edhe çka nënkuptojnë ato. Politika fillon më mosmarrëveshje , apo më pikëpamje të ndryshme .Ideja e bashkimit organik të popullit është përgatitje politike ,e cila dërgon në fashizëm. Si duket shumë po na mungon emancipimi shoqëror dhe politik. Po mungon ky emancipim së po të kishim emancipim në nivel të duhur, do ti kishim punët shumë më mirë .Kosovës nuk i duhet kurrfarë organizmi organik, u duhet mendimi dhe shprehja lirshëm .Dihet së çka sanksionohet më ligje. Procedurat demokratike të sistemit shumë partiak pluralist duhet të funksionojnë .Populli është një , i cili nuk po i shkakton ndarjet politike dhe ndarjet klasore. Këto po i bëjnë ata që nuk po mendojnë mirë më tru, ose truri po iu punon keq. Vikamet, ulërimat si të ujqërve , nëpër studiot televizive dhe mjete të tjera të informacionit, nuk i shërbejnë të mirës, dhe as avancimit të proceseve demokratike. Për këtë edhe në Kosovë kemi mungesë demokracie. Mungesa e demokracisë të mirëfilltë sistematikisht e rrënon shoqërinë, duke cenuar kështu edhe lirinë e shprehjes. Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm para shoqërisë, për të mos i kontribuar të keqes edhe ndërmjet qytetarëve .Mediet nuk lejohet të krijojnë kriza të pa qena, të cilat pastaj krijojnë pasiguri dhe huti në opinionin e gjerë publik. Toleranca është ajo që gjithmonë duhet ta kemi parasysh. Mjaftë gjatë pamë dhe dëgjuam budallakina, të cilat na kushtuan më mos zhvillim. Të aplikojmë kritikën , por edhe autokritikën si diçka shumë të shëndetshme për secilën shoqëri demokratike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".