Vetëm peticioni me nënshkrimi e 20% të votuesëve është garantuesi se nuk do të ketë përsëritje të bojkotimit të zgjedhjeve në veri të Kosovës

Vetëm peticioni me nënshkrimi e 20% të votuesëve është garantuesi se nuk do të ketë përsëritje të bojkotimit të zgjedhjeve në veri të Kosovës
Vetëm peticioni me nënshkrimi e 20% të votuesëve është garantuesi se nuk do të ketë përsëritje të bojkotimit të zgjedhjeve në veri të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 19 September 2023 - 09:09

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

U mbajtën zgjedhjet në katër komunat në veri dhe minoriteti serb me Listën Serbe të partisë së Vuçiqit i bojkotuan. Megjithatë, zgjedhjet u mbajtën. Dolën rezultatet dhe u vendosen kryetarët. Serbët bënë demonstrata të dhunshme dhe akte terroriste. Këto nuk u dënuan nga BE. Kurrë z.Borel dhe z.Lajçak nuk e dënuan dhunën dhe terrorin e krimeve serbë në veri të Kosovës. U paraqiten kushtet. Nuk u bë koordinimi i Kosovës me SHBA-në. Kosovës iu vunë masat ndëshkuese. Tash jemi para zgjedhjeve! Me peticion është forma më adekuate. Nënshkrimi i 20% të votueseve është shembull i mirë se nuk do të ketë bojkotim të zgjedhjeve në veri. Mos nënshkrimi është akt që tregon mos vullnetin e votueseve serb për të votuar për pushtet lokal.

Z. Borel e tha:

"Mënyra më e mirë për të shkuar në zgjedhje në veri të Kosovës është që kryetarët e tashëm të komunave të japin dorëheqje".

Mbështetur në normat juridike në fuqi, në Republikën e Kosovës janë disa mënyra që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme në një komunë a në disa të tilla. Ato janë:

1. Vdekja e të zgjedhurit (kryetarit të komunës).

2. Dorëheqja dhe

3. Kërkesa me peticion e 20% të votuesve për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pse nuk kemi raste në katër komunat e veriut të Kosovës për dy mënyrat e para të krijimit të kushteve për zgjedhje?

Kjo,sepse nuk ka vdekur asnjë kryetar i tashëm i dalë me votime. Dhe, natyrisht se dorëheqja në mënyrën kur nuk ka peticion të nënshkruar nuk është mjet juridik. Mbetet peticioni. Pse?

Në katër komunat e veriut kemi një gjendje të rëndë të krijuar nga dorëheqjet e ish kryetarëve, asamblistëve dhe të të punësuarave, të minoritetit serb, pa bazë juridike dhe pa presion të dhunës.

Qëllimi ishte pasivizimi i pushtetit dhe krijimi i gjendjes së luftës për të ardhur te intervenimi i BE-së dhe të SHBA-ve me NATO-n. Serbia e dinte se ka miq. Ishte krijuar gjendja tjetër politike në BE dhe në SHBA.

Me ndërmjetësit si Borel dhe Lajçak de-fakto BE mori anën e shtetit serb. Ne këtë anim ra edhe SHBA. Kosova mbeti. U mbajtën zgjedhjet në katër komunat në veri dhe minoriteti serb me Listën Serbe të partisë së Vuçiqit i bojkotuan. Megjithatë, zgjedhjet u mbajtën. Dolën rezultatet dhe u vendosen kryetarët. Serbët bënë demonstrata të dhunshme dhe akte terroriste. Këto nuk u dënuan nga BE.

Kurrë z.Borel dhe z.Lajcak nuk e dënuan dhunën dhe terrorin e krimeve serbë në veri të Kosovës. U paraqiten kushtet. Nuk u bë koordinimi i Kosovës me SHBA-në. Kosovës iu vunë masat ndëshkuese. Tash jemi para zgjedhjeve! Me peticion është forma më adekuate.

Nënshkrimi i 20% të votueseve është shembull i mirë se nuk do të ketë bojkotim të zgjedhjeve në veri. Mos nënshkrimi është akt që tregon mos vullnetin e votueseve serb për të votuar për pushtet lokal. Kjo, nga fakti se u kërkua paraprakisht, para zgjedhjeve, të formohet Asociacioni. E me Asociacion po kërkohet një organizim politiko-juridiko organizativ me elemente të shtetit. Këtë e dinë në Bruksel.

Si z.Borel, ashtu edhe z Lajcak janë për këtë subjekt juridik. Ndaj edhe kërkojnë dorëheqje dhe avancimin e dialogut me Asociacion.

Kjo formë është de-fakto dhe de-jure ndarja e Kosovës. Këtë nuk mundet ta pranon Republika.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".